We lemma sukite fi ‘ejdihim we re’ew ‘ennehum kad dellu kalu le’in lem jerhemna rebbuna we jegfir lena lenekunenne minel-hasirine
E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti i shpëtoi Beni Israilët prej torturave të faraonit dhe ua mundësoi kalimin përtej detit ata hasën një popull që adhuronte statuja - idhuj, e duke mos i ditur pasojat e një adhurimi të tillë menduan, se do të ishte mirë, që edhe ata të kenë ndonjë idhull përmes të cilit do t’i luteshin Zotit. Musai që ishte sikurse edhe pejgamberët e tjerë kundër idhujtarisë i qortoi ashpër. Musai i kishte premtuar popullit të vet, duke qenë ende në Egjipt, se nëse Allahu e shkatërron faraonin do t’u sillte një libër prej Zotit, sipas të cilit do të orientoheshin. Kur u shkatërrua faraoni, Musai e luti Zotin për atë libër. Ai i tha të përgatitet tridhjetë ditë (të agjërojë) e i shtoi edhe dhjetë të tjera, ashtu që pas dyzet ditësh Musai shkoi në vendin e caktuar për të pranuar shpalljen. Kur i foli Zoti Musait pa kurrfarë ndërmjetësimi ai u kënaq, e kur e rrëmbeu dashuria për ta parë drejtpërsëdrejti Zotin, e kërkoi atë. Zoti i tha se konstrukti i përbërjes së njeriut në këtë botë, s’ka fuqi ta përjetojë shikimin ndaj Madhërisë së Tij, mandej i tha: Unë po paraqitem me një pjesë të Dritës Sime, një qenieje më të fuqishme se ti - kodrës, e nëse ajo përjeton Dritën Time, edhe ti do të më shohësh. Kur Zoti lëshoi një pjesë të vogël të Dritës së Vet ndaj kodrës, ajo u copëtua dhe u rrafshua, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete kërkoi falje prej Zotit për kërkesën e tij. Zotin do ta shohin besimtarët në xhenet. Kur Musai ishte në Mikat duke pranuar shpalljen Tevratin, një farë Samiriu ndërtoi me ar dhe argjend një figurë si viç dhe popullit i dukej, se po pallte si viçi dhe filluan ta adhurojnë atë. Kur e kuptuan gabimin e bërë, kërkuan falje prej Zotit.
We lemma rexhe’a musa ‘ila kawmihi gadbane ‘esifæn kale bi’sema haleftumuni min ba’di ‘e’axhiltum ‘emre rabbikum we ‘elkal-’elwahe we ‘ehadhe bire’si ‘ehihi jexhurruhu ‘ilejhi kale ebne ‘umme ‘innel-kawme ested’afuni we kadu jektuluneni fela tushmit bijel-’a’da’e we la texh’alni me’al-kawmi edh-dhalimine
E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Haruni) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".
‘Innel-ledhine ettehadhul-’ixhle sejenaluhum gadebun min rabbihim we dhilletun fil-hejæti ed-dunja we kedhelike nexhzil-mufterine
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
Wel-ledhine ‘amilu es-sejji’ati thumme tabu min ba’diha we ‘amenu ‘inne rebbeke min ba’diha legafurun Rehimun
E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
We lemma sekete ‘an musal-gadebu ‘ehadhel-’elwahe we fi nushatiha huden we rehmetun lilledhine hum lirebbihim jerhebune
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
We ehtare musa kawmehu seb’ine rexhulæn limikatina felemma ‘ehadhet/humu er-rexhfetu kale rabbi lew shi’te ‘ehlektehum min kablu we ‘ijaje ‘etuhlikuna bima fe’ale es-sufeha’u minna ‘in hije ‘illa fitnetuke tudillu biha men tesha’u we tehdi men tesha’u ‘ente welijuna fagfir lena we erhemna we ‘ente hajrul-gafirine
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet)".
We ektub lena fi hedhihi ed-dunja heseneten we fil-’ahireti ‘inna hudna ‘ilejke kale ‘adhabi ‘usibu bihi men ‘esha’u we rehmeti wesi’at kulle shej’in fese’ektubuha lilledhine jettekune we ju’utune ez-zekæte wel-ledhine hum bi’ajatina ju’uminune
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.