7. Araf · ajete 180–185

سورة الأعراف
180

وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

We lillehil-’esma’ul-husna fad’uhu biha we dherul-ledhine julhidune fi ‘esma’ihi sejuxhzewne ma kanu ja’melune

All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.

181

وَمِمَّنۡ خَلَقۡنَآ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ

We mimmen halekna ‘ummetun jehdune bil-hekki we bihi ja’dilune

E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë me te.

182

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ

Wel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina senestedrixhuhum min hejthu la ja’lemune

Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumentet Tona, Ne do t'i shpiejmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk e kuptojnë ata.

183

وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ

We ‘umli lehum ‘inne kejdi metinun

Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë.

184

أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ

‘Ewelem jetefekkeru ma bisahibihim min xhinnetin ‘in huwe ‘illa nedhirun mubinun

A nuk menduan ata se ai, bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi), nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.

185

أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ

‘Ewelem jendhuru fi melekuti es-semawati wel-’erdi we ma halekal-lahu min shej’in we ‘en ‘asa ‘en jekune kadi ekterebe ‘exheluhum febi’ejji hedithin ba’dehu ju’uminune

A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur'anit) do t'i besojnë?