7. Araf · Ajeti 180 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 7:171–7:186

Për marrjen e dëshmisë së besimit në Zotin xh.sh., ka mendime të ndryshme. Disa janë të mendimit se nga palca e kurrizit të Ademit, Zoti nxori të gjithë pasardhësit e tij që ishin si grimca atomi dhe mori prej tyre zotimin e besimit. Të tjerët janë të mendimit se i përgatiti me të menduar e të kuptuar, ua parashtroi faktet mbi atë se Ai është i vetmi krijues, e kjo do të thotë sikur t'ua kishte prezentuar Veten dhe sikur ata të kishin vërtetuar. Të mendimit të parë janë thuajse të gjithë muhadithinët - tradicionalistët, nga se ekzsitojnë shumë hadithe që vërtetojnë për të. Më së miri është që çështja t'i lihet Zotit.

Rrëfimi rreth atij dijetarit që u largua nga e vërteta u dha pas epsheve e dëshirave të kësaj bote, shembulli i krahasimit për të me qenin, është vërejtja më e ashpër për ulemanë që jepen pas dynjasë dhe dëshirave të epshit.

Njerëzit që nuk e angazhojnë aftësinë e tyre mendore e shpirtërore për të gjetur të vërtetën, si duket janë të gatuar për xhehenem.

Emrat e Allahut janë më të mirët, andaj Allahun duhet thirrur me emrat e Tij, që thuhet se janë të shumtë dhe duhet përkujtuar domethënien e tyre kur përmenden. Kur'ani përmend se Zoti ka emra të mirë në katër vende: në këtë, në kaptinën Isra, në Taha dhe në El Hashru.

Po edhe pse pati dhe ka njerëz që e shtrembërojnë të vërtetën, Kur'ani jep shenjë e gjithnjë do të ketë njerëz që e thonë e veprojnë më të vërtetën. Pejgamberi paska thënë: "Një grup nga ymmeti im do të jetë vazhdimisht në të vërtetën, nuk mund t'i luhasin ata nga e vërteta, as kundërshtarët, as nënçmuesit, ashtu të vendosur do ta presin kijametin". (Sahihajn).

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 7:180

- Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre. - Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti ka thënë: 1240. “Allahu ka 99 emra ose 100 pa një. Kush i mëson dhe punon (aĥŝâhâ) 73 me ta, ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek dhe e do tekun”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Buhariu dhe Tirmidhiu e kanë sjellë nga Shuajbi. Tirmidhiu sjell me senedin e tij një tekst të ngjashëm, ku pas fjalisë: “dhe e do tekun” shtohet: 1241 . “Ai është Allahu, që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai është Allahu, Er -Rrahman, Er -Rahim, El-Melik, El -Kuddûs, Es -Selâm, El - Mu'min, El -Muhejmin, El -Aziz, El - Xhebbâr, El-Mutekebbir El-Hâlik, El -Bâri', El-Musauuir, El -Gaffâr, El -Kahhâr, El - Uehhâb, El-Rezzâk, El-Fettâĥ, El-Alim, ElKâbid, El -Bâsit, El -Hâfid, El -Râfi', El - Muizzu, El -Mudhil-lu, El -Semiu, El -Basir, El-Hakem, El -’Adl, El -Latif, El -Habir, El - Halim, El-Adhim, El-Gafûr, El-Shekûr, ElAlijju, El -Kebir, El -Hafidh, El -Muķit, El -

Hasib, El -Xhelil, El -Kerim, El -Raķib, El - Muxhib, El-Uâsiu, El-Hakim, El-Uedûd, ElMexhid, El -Bâith, El -Shehid, El -Haķķ, El - Uekil, El -Ķauijj, El -Metin, El -Uelijju, El - Ĥamid, El-Muĥsi, El-Mubdi, El-Mu’id, ElMuĥji, El -Mumit, El-Ĥajju, El-Ķajjûm, ElUâxhid, El -Mâxhid, El -Uâĥid, El -Eĥad, El Ferdu, El -Samed, El -Ķâdir, El -Muķtedir, El-Muķaddim, El -Muaħħir, El -Euuelu, El - Aħiru, El -Dhâhiru, El -Bâtinu, El -Uâli, El - Uuteâl, El-Berru, El-Teuuâb, El-Munteķim, El-Afuu, El -Rreûf, Mâlikul -Mulk, Dhul - Xhelâli uel Ikrâm, El -Muķsit, El -Xhâmiu, El-Ganij, El-Mugni, El-Mâni’, El-Dârru, ElNâfi’, El -Nûr, El -Hâdi, El -Bediu, El -Bâķi, El-Uârith, El -Rashid, El -Sabûr.” 74. Tirmidhiu thotë që ky është një hadith garib dhe vjen në versione të tjera nga Ebu Hurejra. Me gjithë transmetimet dhe versionet e shumta të këtij hadithi, ne e kemi parë përmendjen e këtyre emrave veçse në këtë hadith dhe në këtë transmetim. Këtë hadith e ka sjellë edhe Ibn Hibani në Sahih-un e tij përmes rrugës së Safuanit. Duhet të dimë se emrat e bukur të Allahut nuk janë fiks nëntëdhjetë e nëntë. Kjo dëshmohet nga hadithi që Imam Ahmedi sjell nga Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: 1242. “Nëse njeriun e kap ndonjë trishtim ose ankth dhe thotë: “Allahumme in -nî abduk Ibn abdike Ibn emetike, nâŝijetî bi jedik, mađin fij -je ĥukmuk, adlun fij-je kađâuk, es’eluke bi kullismin hue lek, sem -mejte bihî nefsek, eu enzeltehû fî kitâbik, eu al -lemtehû li eĥadin min ħalķik, eu iste’therte bihî fî ilmil gajbi indek, en texh’alel Kur’âne rabîa kalbî ue nûra ŝadrî ue xhelâe ĥuznî ue dhehâbe hemmî ue gam -mî.” (O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ka për të ndodhur! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh Kur 'anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim!), Allahu ka për t’ia larguar trishtimin dhe ankthin dhe do t'ia zëvendësojë me gëzim.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë?” Ai tha: “Çdokush që e dëgjon atë, duhet ta mësojë!”. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” Të tillë janë edhe ata që i bëjnë shok Allahut në emrat e Tij. Origjina e fjalës El Ilĥâd në gjuhën arabe ka kuptimin: shtrembërim, ndryshim dhe devijim nga qëllimi.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 7:180

- “Allahu ka emrat më të bukur...” - Ky ajet flet për madhështinë e Allahut të Lartësuar në cilësitë dhe emrat e Tij. Allahu ka emrat më të bukur. Të gjithë emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur, sepse ata tregojnë cilësi absolute dhe madhështore. Nëse do të ishin thjesht emra dhe nuk do të tregonin cilësi reale, atëherë nuk do të quheshin husna - të bukur. Edhe nëse do të përshkruanin ndonjë cilësi jo të plotë, ata nuk do të ishin të bukur. Nëse do të ishin emra që përdoren edhe për plotësi, edhe për mangësi, përsëri nuk do të ishin të bukur. Çdo emër i Allahu i Lartësuar tregon cilësi të plota të Tij. Kështu, për shembulll, emri El Alim - i Gjithëdituri, tregon se Ai ka dituri gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme rreth të gjitha çështjeve dhe gjërave. Nga dituria e Tij nuk del asnjë thërrmijë, në qiell apo në tokë qoftë ajo. Po kështu edhe emri Err-Rrahim - “Mëshirëplotë”, tregon se Allahu i Lartësuar ka mëshirë të plotë, e cila përfshin gjithçka. Ndërsa El Kadir - i Plotpushtetshëm, tregon se Allahu i Lartësuar ka një pushtet të plotë, gjithëpërfshirës, të pacenueshëm, nga i cili nuk shpëton asgjë e askush. Emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur e të plotë edhe për një fakt tjetër: sepse nuk lejohet t’i lutesh Atij ndryshe, përveçse nëpërmjet këtyre emrave: - “...Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre...” - Ky është urdhër për t’iu drejtuar Allahut të Lartësuar me emrat e Tij për të dyja llojet e duave: duatë e shprehura nëpërmjet adhurimeve dhe duatë e shprehura përmes një kërkese të veçantë e të drejtpërdrejtë . 15 Kur i drejtohemi

Allahut, duhet të përzgjedhim atë emër të Tij që është më i përshtatshëm për lutjen tonë, për shembull: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro mua, sepse Ti je Falës e Mëshirëplotë!” Ose: “O Zoti im, ma prano pendimin, sepse Ti je Pranuesi i pendimit dhe Mëshirëplotë!” Ose: “Më jep e më furnizo mua, o Furnizues!” etj. - “...dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” - Ata do të ndëshkohen për shkak të shtrembërimit që bëjnë me emrat ose me kuptimet e emrave të Allahut të Lartësuar. Shtrembërimet me emrat e Allahut të Lartësuar bëhen në shumë mënyra. Një prej tyre është ta quash dikë, që nuk e meriton, me emrat e Allahut. Kështu vepronin idhujtarët, që emërtonin idhujt e tyre me emrat e Allahut të Lartësuar. Një mënyrë tjetër është mohimi i kuptimit të drejtpërdrejtë të emrave dhe keqinterpretimi i tyre. Kjo bëhet duke u dhënë atyre kuptime që nuk i ka dashur Allahu i Lartësuar dhe as Profeti i tij. Një tjetër mënyrë është edhe përgjasimi ose krahasimi i emrave të Allahut të Lartësuar me emrat e krijesave. Kështu, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë shtrembërime me emrat e Allahut të Lartësuar, pasi ndryshe je i kërcënuar me këtë ajet kuranor. Është një hadith i saktë i Profetit ﷺ , që thotë: “Allahu i Lartësuar ka nëntëdhjetë e nëntë emra, dhe ai që “ahsaha” (i njohu ato emra dhe e adhuroi Zotin përmes tyre) ka për të hyrë në Xhenet.”. 16

← Araf 7:180