وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَسۡمَعُواْۖ وَتَرَىٰهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ وَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ
Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çështja e përfundimit të jetës së kësaj ekzistence është enigmë për të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe pejgamberët e melaiket. Kijameti do të vijë befas, prandaj çdo parashikim është vetëm supozim. Pejgamberi a.s. me urdhrin e Zotit e shpreh qartë paaftësinë e njeriut për sendet e fshehta, pra është çudi se si disa njerëz ende mashtrohen dhe shpresojnë, se fati i tyre është në dorë të ndonjë tjetri pos Zotit. Në kaptinën En Nisaë është theksuar krijimi i Ademit, i shoqes së tij dhe i pasardhësve. Këtu përmendet se si në ditët e para të shtatzanisë barra është aq e lehtë sa nuk hetohet, por gradualisht rëndohet dhe atëherë prindërit fillojnë të interesohen për pasardhësin e tyre, e veçanërisht për shëndetin e tij pa të meta. E udhës është që njerëzit të falënderojnë Allahun për një dhuratë të tillë. Mirëpo shumë njerëz e harrojnë të mirën dhe nuk respektojnë udhëzimet e Krijuesit të tyre, e madje edhe i falënderohen dikujt tjetër.