7. Araf · Ajeti 203 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 7:199–7:206

I Si duket më i drejtë është mendimi se këtu është fjala për çdo bashkëshortësi, prej Ademit e deri në kijamet, ngase në fund të ajetit thuhet: "1 lartë është Allahu nga ajo që i shoqërojnë", e shoqërojnë është shumës, që do të thotë se nuk është fjala për dyjësi të posaçme, por për të gjitha dyjësitë bashkëshortore (çiftet bashkëshortore).

porositur prej Zotit, Pejgamberi gjithnjë ka shkuar kah lehtësimi, e shokëve ju thoshte:

E lehtësoni, mos shtrëngoni, afroni, mos largoni.

Nëse njeriut i lajmërohet ndonjë shqetësim, ai duhet të kërkojë përkrahjen e Zotit, duhet thënë: E udhu bil lahi mineshshejtanirr rraxhimë'', e me këtë largohet vesvesja.

Kur lexohet Kur'ani duhet dëgjuar dhe vështruar përmbajtjen e tij, pse vetë tingulli i fjalëve të Zotit është shërues shpirtëror, e besa, edhe shërues i sëmundjeve të nervave te njerëzit, sipas zbulimeve më të reja, të cilat po vërtetojnë fjalën e Zotit: ve nunezzilu minel Kur'ani ma huve shifaun ve rahmetun lil mumininë...".) Zotin duhet përmendur e përkujtuar me lutje, me lexim Kur'ani, me shprehje të emrave të Tij etj., por të gjitha këto me një maturi, me një përvujtëri, e jo me zë shumë të lartë, ngase britma largon vëmendjen nga vështrimi i duhur ndaj Madhërisë.

Sexhdeja ndaj Zotit është adhurimi më i lavdishëm. Këtë e bëjnë për Zotin edhe melekët më të lartë dhe më afër Zotit. Sexhdeja pra, është shprehje e devotshmërisë së njeriut ndaj Zotit në një nivel më të lartë, atëherë përveç mëkatit të pa masë, është turpësi dhe primitivizëm i përçudët që njeriu të përulet në sexhde për një njeri tjetër. Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi i domethënies së kaptinës EL A'RAFE - Falënderuar qoftë Zoti.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 7:203

- Kur nuk u sjell ndonjë mrekulli, ata thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato (mrekullitë e sugjeruara) ?” - Ibn Abasi, duke shpjeguar: “Përse nuk zgjedh një nga ato?”, ka thënë: “Pra, përse nuk kërkon prej Allahut ndonjë shenjë dhe ta sjellësh nd ër ne?” Në një rast tjetër e ka shpjeguar kështu: “Përse nuk krijon një mrekulli dhe ta sjellësh ndër ne?” Allahu i Lartësuar thotë: “Kur nuk u sjell ndonjë mrekulli...”. Kuptimi është: “Kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli, ashtu siç ata e kërkojnë”, ata i drejtohen Profetit të Allahut dhe i thonë: “Përse nuk përpiqesh apo nuk e sforcon veten, që të kërkosh mrekullitë që duam ne nga Allahu, në mënyrë që ne t’i shohim dhe të besojmë?!” - Thuaju: “Unë i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im.” - Thuaji, o Muhamed, se unë nuk i kërkoj agjë Allahut të Lartësuar dhe nuk jam unë ai që i paraprij dhe t’i përcaktoi atij se çfarë shenjash duhet të sjellë si mrekulli. Unë ndjek veçse atë për të cilën më ka urdhëruar Zoti im, dhe unë thjesht përmbush dhe realizoj gjithçka që Ai më shpall mua. Kështu, nëse Allahu më dërgon mua ndonjë shenjë dhe mrekulli, unë e pranoj dhe ua paraqes atë, por nëse Ai nuk ma dërgon, unë nuk i kërkoj Atij që të më japë shenja, vetëm nëse Ai më jep leje për diçka të tillë. Dhe, pa dyshim, Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur. Në vijim, Allahu i Lartësuar e udhëzon Profetin që t’i njoftojë njerëzit se ky Kur 'an është mrekullia më e madhe, argumenti më i qartë dhe fakti më i vërtetë dhe i pakontestueshëm. - Ky (Kur'an) është argument i qartë nga Zoti juaj. Ai është udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë. - Në Kur'an ka argumente të qarta, që tregojnë për vërtetësinë e tij si Shpallje e Allahut dhe për besnikërinë e Muhamedit ﷺ si Profet i Zotit. Gjithashtu, ky Kur 'an është qartësim për çdo udhëzim të nevojshëm, që robërit duhet ta dinë: “Ai është udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 7:203–7:206

Ata që nuk e besonin Profetin këmbëngulnin në të kotën e tyre. Allahu i Madhëruar thotë që, çfarëdo shenje a mrekullie t’u tregoje atyre, ata përsëri nuk do të besonin, edhe pse ndonjëherë vinin si kusht për të besuar shikimin e kësaj apo asaj mrekullie. - “Kur nuk u sjell ndonjë mrekulli, ata thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato (mrekullitë e sygjeruara) ?”” - Kur nuk u sjell ndonjë shenjë që ata të kanë propozuar, thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato shenja që kërkojmë ne?” A thua sikur është Profeti vetë ai që përcakton se çfarë shenjash hyjnore do të shfaqen. Ata nuk duan ta kuptojnë se ti nuk ke në dorë asgjë. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të thotë: - “Thuaju: “Unë i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im.” - Unë thjesht jam një rob i nënshtruar e i përkushtuar, që zbaton urdhrat e Zotit të tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që i zbret shenjat, sipas urtësisë së Tij absolute. Nëse vërtet dëshironi një shenjë, një mrekulli, që kurrë nuk ka për të humbur, që askush nuk mund ta sfidojë, në të gjithë kohërat, atëherë ja ku e keni Kur'anin madhështor, kujtuesin e mbushur përplot me urtësi: - Ky (Kur'an) është argument i qartë nga Zoti juaj. Ai është udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.” - Kur'ani është libër ku çdokush mund të gjejë udhëzimet dhe kërkesat e Zotit të Lartësuar. Çdo njeri mëson aty qëllimin e lartë të jetës. Kur'ani është përgjigje e qartë dhe shteruese për çdo pyetje dhe dilemë të njeriut. Cilido që mediton dhe thellohet në këtë libër e kupton dhe bindet plotësisht se ai është Shpallje e Zotit të Urtë dhe të Lavdishëm. Çdokush që ka patur rastin të lexojë e kuptojë Kur'anin nuk do të ketë asnjë justifikim përpara Zotit të Lartësuar, nëse nuk i bindet. Shumica e njerëzve nuk e njohin rëndësinë dhe madhështinë e këtij libri, por për besimtarët ai është udhëzim e mëshirë. Besimtarët që ndjekin Kur'anin kanë për të gjetur lumturinë në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që nuk e besojnë Kur'anin janë të humbur në errësira dhe të shkatërruar në dynja dhe ahiret. - “Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni me vëmendje dhe rrini në heshtje, që të mëshiroheni!” - Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur'ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë.

Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur'anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur'anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë. - “Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” - Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta për mendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij. Fjala ‘ tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘ hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai. Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti. Allahu i Lartësuar thotë: “... jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “në mëngjes e në mbrëmje”. Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “...mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë. Profeti ka thënë: "Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”. Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë. Allahu i Lartësuar thotë: - “S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij.” - Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre. - “Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” - Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures El ea’raf. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja!

← Araf 7:203