7. Araf · ajete 66–68

سورة الأعراف
66

قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي سَفَاهَةٖ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Kalel-mele’ul-ledhine keferu min kawmihi ‘inna lenerake fi sefahetin we ‘inna lenedhunnuke minel-kadhibine

Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!"

67

قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي سَفَاهَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kale ja kawmi lejse bi sefahetun we lekinni resulun min rabbil-’alemine

Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".

68

أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنَا۠ لَكُمۡ نَاصِحٌ أَمِينٌ

‘Ubelligukum risalati rabbi we ‘ena lekum nasihun ‘eminun

(Jam i dërguar) Që t'ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.