‘Ewe’axhibtum ‘en xha’ekum dhikrun min rabbikum ‘ala rexhulin minkum lijundhirekum we edhkuru ‘idh xhe’alekum hulefa’e min ba’di kawmi nuhin we zadekum fil-halki besteten fadhkuru ‘ala’el-lahi le’allekum tuflihune
A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t'ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
Kalu ‘exhi’tena lina’budel-lahe wehdehu we nedhere ma kane ja’budu ‘aba’uuna fe’tina bima ta’iduna ‘in kunte mine es-sadikine
Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcënohesh)".
Kale kad weka’a ‘alejkum min rabbikum rixhsun we gadebun ‘etuxhadiluneni fi ‘esma’in semmejtumuha ‘entum we ‘aba’uukum ma nezzelel-lahu biha min sultanin fantedhiru ‘inni me’akum minel-muntedhirine
(Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
Fe’enxhejnahu wel-ledhine me’ahu birehmetin minna we kata’na dabirel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we ma kanu mu’uminine
Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nuhu është një ndër pejgamberët e parë pas Idrizit, jetoi shumë gjatë dhe pati vuajtjet më të mëdha prej krerëve të atij populli, i cili u dënua me vërshim e përmbytje. Sipas një varianti në anijen e Nuhut ishin dyzet burra dhe po aq gra, që shpëtuan e sipas një tjetri, ishin tre djemtë e Nuhut dhe gjashtë të tjerë. Hudi ishte shumë më i vonshëm se Nuhu. Edhe këtë, ashtu sikurse edhe Nuhun e përqeshi aristokracia e popullit, duke i thënë, se nuk ishte i zgjuar, apo trillonte gjëra nga vetë mendja e tij. Popullin e Hudit dhe popullin Ad e shkatërroi një stuhi me erë të fortë. dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”.
We ‘ila themude ‘ehahum salihæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu kad xha’etkum bejjinetun min rabbikum hedhihi nakatu Ellahi lekum ‘ajeten fedheruha te’kul fi ‘erdi Ellahi we la temessuha bisu’in feje’hudhekum ‘adhabun ‘elimun
Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lereni këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënimi i dhembshëm".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.