فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَقَطَعۡنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ وَمَا كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ
Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nuhu është një ndër pejgamberët e parë pas Idrizit, jetoi shumë gjatë dhe pati vuajtjet më të mëdha prej krerëve të atij populli, i cili u dënua me vërshim e përmbytje. Sipas një varianti në anijen e Nuhut ishin dyzet burra dhe po aq gra, që shpëtuan e sipas një tjetri, ishin tre djemtë e Nuhut dhe gjashtë të tjerë. Hudi ishte shumë më i vonshëm se Nuhu. Edhe këtë, ashtu sikurse edhe Nuhun e përqeshi aristokracia e popullit, duke i thënë, se nuk ishte i zgjuar, apo trillonte gjëra nga vetë mendja e tij. Popullin e Hudit dhe popullin Ad e shkatërroi një stuhi me erë të fortë. dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”.