7. Araf · ajete 71–72

سورة الأعراف
71

قَالَ قَدۡ وَقَعَ عَلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ رِجۡسٞ وَغَضَبٌۖ أَتُجَٰدِلُونَنِي فِيٓ أَسۡمَآءٖ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٖۚ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ

Kale kad weka’a ‘alejkum min rabbikum rixhsun we gadebun ‘etuxhadiluneni fi ‘esma’in semmejtumuha ‘entum we ‘aba’uukum ma nezzelel-lahu biha min sultanin fantedhiru ‘inni me’akum minel-muntedhirine

(Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".

72

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَقَطَعۡنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ وَمَا كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ

Fe’enxhejnahu wel-ledhine me’ahu birehmetin minna we kata’na dabirel-ledhine kedhdhebu bi’ajatina we ma kanu mu’uminine

Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nuhu është një ndër pejgamberët e parë pas Idrizit, jetoi shumë gjatë dhe pati vuajtjet më të mëdha prej krerëve të atij populli, i cili u dënua me vërshim e përmbytje. Sipas një varianti në anijen e Nuhut ishin dyzet burra dhe po aq gra, që shpëtuan e sipas një tjetri, ishin tre djemtë e Nuhut dhe gjashtë të tjerë. Hudi ishte shumë më i vonshëm se Nuhu. Edhe këtë, ashtu sikurse edhe Nuhun e përqeshi aristokracia e popullit, duke i thënë, se nuk ishte i zgjuar, apo trillonte gjëra nga vetë mendja e tij. Popullin e Hudit dhe popullin Ad e shkatërroi një stuhi me erë të fortë. dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”.