70. Mearixh · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Mearixh Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Hakka, ajete: 44

Suret e shpallura në Meke shtrojnë gjithnjë çështjen e besimit të drejtë, sepse detyrë e parë e Kur'anit ishte që arabët idhujtarë t'i largojë prej besimit të kotë Andaj, edhe në këtë kaptinë shtrohet polemika e mekasve kundër mësimeve të Pejgamberit përkitazi me botën tjetër, pastaj lidhur me shpërblimet dhe dënimet dhe rikujtohet kokëfortësia e tyre sa që, në shenjë talljeje e kërkojnë dënimin me të cilin kërcënoheshin.

Për t'ua mbushur mendjen atyre arrogantëve, në këtë kaptinë sillen shembuj lidhur me shkatërrimin që do ta përjetojë kjo botë në momentin e kijametit.

Në këtë sure përshkruhet edhe natyra e njeriut në përgjithësi, se si kur i ka punët mirë i rritet mendja, e kur i ka në zgripc, dobësohet.

Bëhet fjalë edhe për virtytet e larta të besimtarëve, sipas të cilave edhe do të shpërblehen në botën tjetër, të cilëve do t'u marrin lakmi ata që refuzuan mësimet e Zotit.

Quhet: "Suretul Mearixhi" - kaptina e lartësive, e shkallëve të larta, në të cilat Zoti ngrit njerëzit e mirë dhe veprat e mira.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 70:1–70:18

Shkak i zbritjes së pjesës së parë të kësaj kaptine, ishin idhujtarët mekas, të cilët nuk besonin për ndëshkimet që i përshkruan Kur'ani, ndëshkime që do t'i përjetojnë jobesimtarët në botën tjetër. Si më i dalluar ndër ta ishte njëfarë Nadir bin Harithi, i cili kur u tërhoqi vërejtjen Pejgamberi për azabin e ahiretit, ai haptazi u lut: Nëse është kjo që na thotë Muhammedi e vërtetë prej Teje, atëherë lësho mbi ne gurë prej qiellit' Ky ishte ai që e kërkoi dënimin e kijametit. Në luftën e Bedrit, atë e copëtuan shpatat e myslimanëve.

Si përgjigje e kërkesës së tij shpallet kjo sure, ku thuhet se dënimi në kijamet është një realitet që s'ka kush që mund ta pengojë, sepse ai është caktim i Zotit, i pronarit të të gjitha rrugëve që ngrisin lart fjalën e punën e mirë, ngrisin njerëzit e mirë, kurse i ulën poshtë të këqijtë. Ose rruga në të cilën ngjiten melaiket, që sikur të llogaritej me kohë, do të duhej udhëtuar pesëdhjetë mijë vjet të dynjasë Mund të jetë që dita e kijametit është e gjatë sa pesëdhjetë mijë vjet, por për njerëzit e mirë është sa i falë dy rekate namaz. Zoti e di më së mirit Muhammedi urdhërohet të jetë i durueshëm, ani pse atyre u duket punë e largët kijameti, ai është afër dhe kriminelët do të jepnin djemt e vet, gruan, vëllain, familjen e gjithçka tjetër, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten, por nuk munden, sepse para e kanë xhehenemin: ai thërret dhe i tërheq si magneti ata që nuk besuan, që e kërkonin sa më shpejt dënimin.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 70:1–70:7

- “Dikush kërkoi dënimin e pashma - ngshëm.” - Dikush kërkoi përshpejtimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit. Ai e bëri këtë kërkesë në formë sfide, por realizimi i saj është i pashmangshëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Megjithatë, ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh dëni - min! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet

sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47]. Pra, ai ndëshkim patjetër që do të realizohet. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se ai që bëri këtë kërkesë ishte Nadër Ibn Harith. Të tilla janë kërkesat e mohuesve. Ata pyesin rreth ndëshkimit të Allahut, dhe kërkojnë për - shpejtimin e tij. Ibn Ebu Nexhih sjell shpje - gimin e Muxhahidit për këtë ajet dhe citon: “Domethënë, dikush lutet dhe kërkon që të realizohet ai ndëshkim, që u kërcënohet, sikurse na tregon i Lartësuari: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kurani) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gu - rësh nga qielli ose na jep ndonjë dënim tjetër të rëndë!”.” [Enfal 32]. Le ta dinë se ndëshkimi është i pashmangshëm për ta dhe ata nuk mund të shpëtojnë. - “Ai është gati për jobesimtarët. ” - Ai është i përgatitur për mohuesit e besimit dhe refuzuesit e të vërtetës. - “Askush nuk mund ta ndalë atë ...” - Askush nuk mund ta pengojë ardhjen e tij, atëherë kur Allahu dëshiron që ai të vijë. - “Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta. ” - Zoti i lartësive, i gradave të larta. Muxhahidi thotë se këtu bëhet fjalë për nivelet e qiellit. - “Atje ngjiten melekët dhe Shpirti ... ” - Katadja shpjegon: “Në ato rrugë të larta ngjiten melekët dhe Shpirti”. Në lidhje me fjalën ‘Shpirti’, një shpjegim është se bëhet fjalë për Xhibrilin. Në këtë rast, do të ki - shim të bënim me përmendjen e këtij mele - ku në mënyrë të veçantë, mes gjithë mele - këve të tjerë, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e tij. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për shpirtrat e bijve të Ademit. Kur vdes njeriu, shpirti nxirret prej trupit dhe melekët ngjiten lart në qiell së bashku me të, sikurse është sjellë në hadithin e Bera Ibn Azibit, ku thuhet për shpirtin e besim - tarit të mirë: “... Pastaj, vjen Meleku i Vde - kjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i mirë, dil në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij!” Dhe ai del duke rrjedhur lehtë, ashtu si pika e ujit shkëputet nga buzët e enës. Kur del shpirti, për të lutet çdo melek mes qiejve dhe tokës dhe çdo melek në qiell. Atij i hapen dyert e qiellit dhe melekët e çdo porte dëshirojnë që ai shpirt të kalojë në qiellin tjetër prej portës së tyre. Kur Meleki i Vdekjes nxjerr shpir -tin, melekët nuk e lënë në dorën e tij as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët dhe hanut-in (parfumet) e tyre. Për këtë flet Allahu i Lartësuar, kur thotë: “Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime.” [En’am 61]. Prej tij del aroma më e këndshme e miskut, që gjendet në faqen e dheut. Atë - herë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?” - “Është filani i biri i filanit ...”, dhe e quajnë me emrat më të bukur, me të cilët e thërri - snin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë dhe kërkojnë që t’u hapen dyert. Ato hapen dhe atë e shoqë - rojnë melekët më të dalluar e të afërt, deri në qiellin tjetër. Kështu vazhdon të ngjitet, derisa arrijnë me të në qiellin e shtatë. Atë - herë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin. E ku e di ti se çfarë është Illijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit). Kthejeni atë në tokë! Unë prej saj i krijova, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr sërish!” Pas kësaj, shpirti kthehet në trupin e tij. ...” hadithi vazhdon. Për këtë kemi folur hollë - sisht në tefsirin e fjalës së Allahut: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. - “... në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” - Janë dhënë mendime të ndry - shme në lidhje me këtë ditë, që zgjat pesë - dhjetë mijë vjet. Një mendim është se bëhet fjalë për largësinë nga Arshi madhështor deri në tokën e shtatë, që është toka më e ulët. Pra, kjo distancë është pesëdhjetë mijë vjet. Po kështu, edhe gjerësia e Arshit është pesëdhjetëmijë vjet. Gjithashtu, thuhet se ai është prej rubini të kuq, siç pohon Ibn Ebu Shejbe në librin e tij “Përshkrimi i Arshit”.

Kjo fjalë vjen prej Muxhahidit. Kështu, kjo është largësia që përshkojnë melekët dhe shpirtrat, me mundësitë dhe forcën që u jep Krijuesi i tyre, për të përmbushur urdhrat e Tij. Allahu i Lartësuar iu mundëson atyre që, me lehtësi dhe shpejtësi, të kalojnë një distancë që, për krijesat e tjera do të duhe - shin 50 mijë vjet ta përshkonin. Sipas një mendimi tjetër, kaq është kohëzgjatja e jetës së dynjasë. Abdurezaku e sjell këtë si shpjegim të Ikrimes, i cili thotë se kaq zgjat dynjaja, nga fillimi, deri në fundin e saj. Askush, veç Zotit, nuk e di sa kohë ka kaluar dhe sa ka mbetur prej saj. Shpjegimi i tretë i sjellë për këtë ajet është se bëhet fjalë për një ditë ndarëse me dynjasë dhe ahiretit. Ibn Ebu Hatim e sjell këtë mendim me senedin e tij prej Muhamed Ibn Keabit. Megjithatë, ky është një shpjegim i panjo - hur dhe i çuditshëm. Shpjegim tjetër është se këtu bëhet fjalë për Ditën e Kijametit. Kështu është transmetuar me sened të saktë nga Ibn Abasi. Të njëjtin mendim prej Ibn Abasit sjell edhe Ali Ibn Ebu Talha, i cili citon: “Kjo është Dita e Kijametit. Allahu i Lartësuar ka bërë që, për mohuesit, ajo të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet.” Pra, bëhet fjalë për kohën nga momenti i ringjalljes së krijesave, deri në ndarjen e krijesave për në Xhenet apo Zjarr. Ka hadithe të ndryshme, që mbështesin këtë shpjegim. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra, që e ka dë - gjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2755. “Dikush që zotëron deve dhe nuk e jep ha - kun e tyre (zekatin ose sadaka me qumë - shtin e tyre etj), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, - të ush - qyera dhe në më të shëndetshmen formë që mund të kenë qenë ndonjëherë, - dhe do ta shkelin atë me thundra dhe do ta kafshojnë. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të rikthehen sërisht nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet. Kështu do të vazhdojë, derisa njerëzit të gjykohen me drejtësi, dhe pastaj ai do të shohë drejtimin që do të marrë. Dikush që zotëron lopë dhe nuk e jep hakun e tyre (zekatin ose bamirësi të tjera prej tyre), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thundra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet. Gjithashtu, dikush që zotëron dele dhe nuk e jep hakun e tyre, ato do të vijnë Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thu - ndra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2756. “Çdokush që zotëron një pasuri dhe nuk jep hakun e saj, Allahu ka për t’ia shndërruar atë në pllaka, të cilat do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i digjen balli, krahët dhe shpina, derisa Allahu të gjykojë robërit, atë ditë që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet nga ato që ju llogarisni. Pastaj ai njeri do të shohë rrugën e tij: ose për në Xhenet, ose për në Zjarr...” Dhe vijon me pjesën tjetër të hadithit, duke përmendur delet dhe devetë, sikurse u tha më sipër. Në të përmenden edhe kuajt, me shpërblimin ose ndëshkimin që njerëzit do të marrin, në lidhje me kujdesin dhe trajti - min e tyre. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Për çdo njeri që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë së vet, Ditën e Kijametit ajo ka për t’u shndërruar në pllaka të zjarrta, me të cilat do të damkosen anët, balli dhe shpina e tij. Kjo do të ndodhë në një ditë, që do të zgjasë 50 mijë vjet, derisa të vendoset dhe të gjykohet mes njerëzve. Atëherë do të vendoset për vendin e këtij njeriu: ose në Xhenet, ose në Zjarr.” Qëllimi është të theksojmë fjalën e Profetit ﷺ ...“ : derisa të gjykojë Allahu mes robërve të Tij në një

ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjet mijë vjet.” Pikërisht në këto hadithe mbështeten ata që mëtojnë se ajeti bën fjalë pikërisht për këtë ditë. Në vijim i Lartësuari thotë: - “Ti bëj durim, me një durim të hij - shëm.” - Bëj durim, o Muhamed, kundrejt refuzimit që populli yt i bën të vërtetës dhe profetësisë tënde. Bëj durim ndaj pyetjeve dhe kërkesës së tyre për përshpejtimin e ndëshkimit. Këto fjalë ata i thonë për të treguar se e shohin shumë të largët e të pamundur Ditën e Kijametit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata që nuk e besojnë atë (Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë.” [Shura 18]. - “Ata e shohin larg atë ... ” - Mohuesit e shohin si të pamundur ndëshkimin dhe Kijametin. - “Kurse Ne e shohim atë afër. ” - Besimtarët e besojnë se ai është afër, edhe pse kohën kur ai do të ndodhë e di veçse Allahu i Madhëruar. Pa dyshim, ajo ditë është afër dhe do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 70:1–70:7

Në këto ajete tregohet për injorancën dhe arrogancën e kundërshtarëve të Profetit, të cilët kërkonin me nxitim ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, duke e bërë këtë në formë talljeje, mospërfilljeje dhe mosbesimi. I Lartësuari thotë: - “Dikush kërkoi dënimin e pashmangshëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët.” - Dikush kërkoi të realizohej menjëherë paralajmërimi për ndëshkim. Këta të mjerë kërkojnë që të realizohet ai ndëshkim, të cilin askush nuk mund ta kthejë më pas dhe nga i cili jobesimtarët nuk mund të shpëtojnë. Askush nuk mund ta përshpejtojë ndodhinë e tij, para afatit të përcaktuar nga Sunduesi i gjithësisë, dhe askush nuk mund ta vonojë apo ndalojë atë, kur ai të ndodhë. Ky ajet bën fjalë për El Nadr Ibn Harith el Kurashij apo për ndonjë idhujtar tjetër, që, sikurse u citua, i bëri Allahut një kërkesë të çuditshme. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”. Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje (për gjynahet e tyre) .”. [Enfal 32, 33]. Ndëshkimi i Allahut të Drejtë dhe Krenar do të godasë patjetër mbi ta: ose që në jetën e dynjasë ose në jetën tjetër. Nëse ata do ta njihnin Allahun e Lartësuar, nëse do të njihnin madhështinë e Tij, pushtetin e Tij absolut dhe gjithëpërfshirës, emrat dhe cilësitë e Tij më të larta, ata nuk do ta kërkonin kurrë atë ndëshkim. Përkundrazi, ata do të tregoheshin të kujdesshëm dhe me edukatë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u tërheq atyre vëmendjen për madhështinë e Tij: - “Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta.” – Është i Lartësuari, i

Madhëruari e Madhështori që përkujdeset për të gjitha krijesat. - “Atje ngjiten melekët dhe Shpirti.” - Tek Ai ngjiten melekët, që realizojnë detyrat dhe urdhrat e Zotit. Atje lart ngjitet edhe “el rruh” – shpirti, që është një emër i përgjithshëm, i cili përfshin të gjithë llojet e shpirtrave. Kështu, shpirtrat e vepërmirëve (ebrar) ngjiten për tek Allahu i Lartësuar. Portat e qiellit u hapen njëra pas tjetrës, derisa të mbërrijnë në lartësitë mbi të cilat është Allahu i Madhëruar. Kur mbërrijnë atje, Allahu i Madhëruar i përshëndet me selam, si mirëseardhje për ta. Këta shpirtra fatlumë lumturohen në praninë e të Adhuruarit të tyre. Allahu i Lartësuar i nderon dhe i lumturon, duke i lavdëruar mes banorëve të qiellit, duke u dhuruar mirësi e një pozitë të lartë. Ndërsa shpirtrat e vepërkëqinjve kanë tjetër pritje e trajtim. Kur ata mbërrijnë në portat e qiellit të dynjasë dhe kërkojnë leje për të vazhduar në qiejt e tjerë, portat nuk hapen, dhe kështu ata kthehen në tokë. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon distancën të cilën e përshkojnë melekët dhe shpirti: - “...në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet...” – Kjo është largësia që përshkojnë melekët dhe shpirtrat, me mundësitë dhe forcën që u jep Krijuesi i tyre. Allahu i Lartësuar iu mundëson atyre që, me lehtësi dhe shpejtësi, të kalojnë një distancë që, me një lëvizje normale, do të kërkonte 50 mijë vjet të përshkohej. E gjithë kjo mbretëri madhështore, kjo botë kaq e gjerë dhe e lartë, ka një Sundues, një Mbretërues, që përkujdeset dhe administron gjithçka në të. Ai është Allahu, më i Larti. Ai di gjithçka për krijesat e Tij, gjendjen e tyre të jashtme dhe të brendshme, të padukshmen dhe të dukshmen. Ai di vendqëndrimin e gjithçkaje dhe kujdeset për furnizimin e tyre. Ai u dhuron pandërprerë prej mëshirës, bamirësisë dhë rizkut të Tij aq shumë, sa i përfshin dhe u mjafton të gjithëve. Ai ka vendosur që ndër ta të zbatohen ligjet universale të Tij. Ai, gjithashtu, i ka ngarkuar ata që të zbatojnë ligjet e Tij të Sheriatit dhe është Ai që do të zbatojë me drejtësi gjykimin e Tij. Mjerë për ata popuj që nuk e marrin në konsideratë madhështinë e Allahut dhe nuk dinë t’i japin hakun që i takon, madje guxojnë paturpësisht që ta sfidojnë Atë duke i kërkuar ta përshpejtojë ndëshkimin, për të provuar të vërtetën. Subhanallah! Sa i butë dhe i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar, që nuk ua përshpejton ndëshkimin! Por një gjë është e sigurt: Ai është i drejtë dhe nuk ka për t’i lënë ata pa i marrë në përgjegjësi. Edhe pse e fyejnë dhe thonë të tilla fjalë, Ai tregohet i duruar, u jep atyre shëndet, përkujdeset dhe i furnizon ata me mirësi, pa të cilat nuk mund të vazhdonin të ekzistonin. Ky është njëri nga kuptimet e mundshme të ajetit, pra, që kjo ngjitje e zbritje ndodh në dynja, siç del edhe nga konteksti. Por një mundësi tjetër është që të bëhet fjalë për Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’u shfaqë krijesave madhështinë, sundimin dhe mbretërimin e Tij, duke shfaqur shkallë të larta, në të cilat ngjiten dhe zbresin melekët dhe shpirtrat, me urdhrin e Tij. Ajo ditë do të jetë 50 mijë vjet, për nga kohëzgjatja dhe vështirësia e saj, por për besimtarët do të jetë më e lehtë. - “Ti bëj durim, me një durim të hijshëm!” – Kuptimi: Në rrugën e vështirë për të ftuar popullin tënd në shpëtim trego një durim model, të hijshëm, pa u ankuar e zemëruar për përgjigjen jo të denjë të popullit dhe pa i humbur shpresat. Vazhdo të zbatosh urdhrin e Allahut, duke ftuar njerëzit që të përqafojnë teuhidin. Mos u step kur i sheh të refuzojnë që t’i binden adhurimit të Allahut dhe mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të pranuar ftesën tënde. Dije mirë se, duke duruar përgjatë kësaj rruge, ka mirësi të shumta. - “Ata (jobesimtarët) e shohin atë (Ditën e Kjametit) larg, kurse Ne e shohim atë afër.” - Kjo është një fjali dëftore, që flet për Ditën e Gjykimit, kur do të ndodhë ndëshkimi që jobesimtarët kërkojnë të përshpejtohet. Kjo ditë u duket atyre shumë

larg, ashtu si ata që nuk e besojnë fare atë, të cilët janë si të dehur. Ndërsa Allahu i Lartësuar e sheh atë pranë. Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë, nuk nxitohet në ndëshkim, por ajo që ka për të ardhur është afër. Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e vështirë të asaj dite:

← Mearixh 70:1