70. Mearixh · ajete 11–24

سورة الـمعارج
11

يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ

Jubesserunehum jeweddul-muxhrimu lew jeftedi min ‘adhabi jewmi’idhin bibenihi

Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.

12

وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ

We sahibetihi we ‘ehihi

Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.

13

وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ

We fesiletihi elleti tu’uwjhi

Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.

14

وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ

We men fil-’erdi xhemi’æn thumme junxhihi

Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!

15

كـَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ

Kella ‘inneha ledha

Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehennemit).

16

نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ

Nezza’aten lilshshewa

Është që heq kapakët e kokës.

17

تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ

Ted’u men ‘edbere we tewella

Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).

18

وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ

We xheme’a fe’ew’a

Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).

19

۞ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا

‘Innel-’insane hulika helu’æn

Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.

20

إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا

‘Idha messehu esh-sherru xhezu’æn

Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.

21

وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا

We ‘idha messehul-hajru menu’æn

Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.

22

إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ

‘Illal-muselline

Përveç atyre që falen,

23

ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ

el-Ledhine hum ‘ala selatihim da’imune

të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.

24

وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ

Wel-ledhine fi ‘emwalihim hekkun ma’lumun

Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.