70. Mearixh · Ajeti 19 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 70:19–70:44

Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Atë që e gëzon, e don, kurse atë që e urren, ik prej saj, e prej Zotit është i obliguar: ta japë atë që e do e të bëjë durim ndaj asaj që e urren, por nuk janë të tillë të gjithë njerëzit, e veçanërisht ata që janë të pajisur me ato cilësi që përmblodhën disa nga këto ajete. Njeriu, besimtar i mirë e i denjë në Zotin fuqiplotë, nuk tronditet prej çështjeve e sendeve që nuk e kënaqin, por edhe nuk i rritet mendja prej të mirave që e kënaqin, pse së pari: ai durimin e vet e ka të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si halif i Zotit në tokë, në kujtimet rreth përgjegjësisë që duhet ta japë në ditën e i tillë e bën aq të matur, sa që as nuk gëzohet aq tepër e as nuk dëshpërohet së tepërmi. Mandej, njeriu i tillë eshtë aq shumë i besueshëm në Zotin, sa që çdo ngjarje, çdo ndodhi,e mirë ose e keqeje di se vjen prej Tije Ai kurrë nuk ia do të keqen njeriut,Ai është mëshirues i mëshiruesve,pra çdo gjë është në dobi të njeriut, por ndodh E që njeriu të mos mund ta kuptojë qëllimin përfundimtar të ngjarjes a të ndodhisë, e duke e ditur se Zoti zbaton ligjet e veta në dobinë e tij, ai pajtohet me to dhe bëhet i fortë në të gjitha rastet. Por së pari njeriu duhet shfrytëzuar në përpjekjet e veta të gjitha fuqitë mendore, fizike, materiale, në mënyrë që mos ta ndiejë vetën fajtor ose pasiv.

Idhujtarët shkonin në grupe te Pejgamberi e dëgjonin se ç'po thotë ai për ditën e kijametit, e pasi që ajo i godiste ata, më vonë talleshin, por Kur'ani u tha qartazi se shpërblimin te Zoti nuk do të mund ta gëzojë njeriu vetëm pse ia ka ënda, por, së pari duhet besuar dhe vepruar drejtë.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mearixhi. E falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 70:19–70:35

Allahu i Lartësuar na tregon rreth natyrës së njeriut dhe disa cilësi të ulëta të tij: - “Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” - Më pas, e shpjegon këtë fjalë, duke thënë: - “Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.” - Atij gati i shkulet zemra nga vendi, prej panikut dhe humbjes së shpresës për të mirën. - “Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet te - për koprrac.” - Kur ai pasurohet, i përmbushen dëshirat dhe nevojat e tij, tregohet koprrac duke mos dhënë hakun e Allahut mbi robërit e Tij. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se, Profeti i Allahut ka thënë: 2758. “E keqja më e madhe e një burri është koprracia, që ia mbush shpirtin me ankth (e pasiguri) dhe frika që ia mbush zemrën me tmerr .” 179 Këtë hadith e ka sjellë edhe Ebu Daudi.

- “Përveç atyre që falen e që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre.” - Çdo njeri është i prirur të ketë të tilla cilësi të qortueshme, përveç atyre që i ka ruajtur Zoti dhe ua ka bërë të lehtë ndjekjen e rrugës së hajrit dhe shkaqeve që e mundësojnë atë. Së pari, përmenden ata që janë të kujdesshëm me namazin, duke e falur atë në kohën e vet dhe duke përmbu - shur detyrat dhe rregullat e tij. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Mesudi, Mesruku etj. Të tjerë janë të mendimit se flitet për ata që falen me qetësi dhe frikërespekt. Për ujin thuhet që është ‘ dâimun’, kur është i qetë, i patrazuar, i palëvizshsëm. Kështu e ka shpjeguar Utbetu Ibn Amiri. Kjo tregon se qetësia dhe frikërespekti për Zotin, përulë - sia e prehja gjatë kryerjes së namazit janë të detyrueshme. Ai që nuk mbulohet nga qetësia, prehja e frikërespekti për Zotin gjatë faljes së namazit, në çdo pjesë të namazit, në këmbë, gjatë kryerjes së rukusë, së sexhdeve, gjatë uljes së tij etj., ai nuk mund të përshkruhet si ‘ dâimun’ në namazin e tij. Në suren Muminun vjen një përshkrim i ngjashëm i namazit të këtyre të zgjedhurve. I Lartësuari thotë: “Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur ...”. Pra, zemrat e tyre janë të mbushura me frikërespekt dhe përunjësi për Allahun. Gjatë namazit, ata e ulin shikimin, gjymtyrët i kanë tërësisht të përkushtuara në namaz dhe sytë nuk u largohen nga vendi i sexhdes dhe i faljes. Kjo devotshmëri i jepet atij që është i përkushtuar me zemër në namaz. Zemra e tij është e përqendruar e tëra në fjalët dhe veprimet e namazit. Vetëm në këtë mënyrë arrihet në namaz qetësia, si edhe kënaqësia e shpirtit dhe e syve, siç ka thënë Profeti i Allahut në hadithin që e sjellin Imam Ahmedi dhe Nesaiu, i përcjellë nga Enesi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Më janë bërë të dashura aromat e mira dhe gratë. Por qetësia e (shpirtit dhe) syve të mi është në namaz.” Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muhamed Ibn Hanefije, i cili rrëfen: “Shkova me babain tim tek një krushqi e jona tek ensarët. Kur hyri koha e namazit, ai i tha shërbëtores: “Na sill ujë për abdes, që të falem dhe të qetësohem!”. Kur e tha këtë fjalë, ai na hodhi një vështrim dhe vërejti se ne u çuditëm me fjalët e tij. Atëherë shtoi e tha: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që tha: “Ngrihu, o Bilal, dhe na qetëso me namaz!”) Të tjerë thonë se “ dâimun” ka kuptimin që ata janë të vazhdue - shëm në faljen e namazit, të përhershëm në kryerjen e këtij adhurimi të mrekullueshëm. Në Sahih është hadithi nga Aishja, se i Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Veprat më të dashura te Zoti janë ato që janë të përhershme, edhe nëse ato janë pak.” Në një version tjetër vjen: ““Veprat më të dashura te Zoti janë ato që bëhen me këmbëngulje e vazhdimësi.”. Ajo ka thënë gjithashtu: “Kur i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) bënte një vepër të mirë, ai ishte i vazhdueshëm me të.” Në një version tjetër: “... i pandërprerë në të.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin. ” - Në pasuritë e tyre, ata kanë bërë pjesë për të gjithë ata që kanë nevoja dhe të drejtë të marrin nga ajo pasuri. - “Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit ... ” - Ata janë të sigurt për Ditën e Premtimit, ditën e llogarisë dhe të shpërblimit me drejtësi për - para Zotit. Për këtë arsye, ata janë të përku - shtuar në kryerjen e punëve të mira, ashtu siç përkushtohet ai që shpreson shpërblimin, por edhe i frikësohet ndëshkimit të Allahut, që është i Drejtë dhe i Mëshirshëm. - “Dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen.” - Ata i druhen Zotit dhe i përkushtohen Atij të nënshtruar. - “Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim. ” - Askush nuk mund të jetë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, përveç atyre që zbatojnë urdhëresat e Tij. Atyre u takon të jenë të sigurt nga ndëshkimi i Tij.

- “Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet ...” - Janë ata të cilët e ruajnë nderin e tyre të papërlyer nga harami, imoraliteti dhe degjenerimi. Ata bashkohen për marrëdhënie intime vetëm me bashkë - shortet e tyre ose robëreshat, kur janë në pronësi të tyre. Ai i cili kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, duke ia bërë të lejuar, nuk është aspak i qortuar në këto kënaqësi dhe mirësi që përjeton. I qortuar është ai që kërkon që të përmbushë kënaqësitë e tij jashtë kufijve të Zotit: - “... dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. ” - Pra, bëhet fjalë për skllavet ose robinjat. Për to, Allahu i Lartë - suar thotë se “... nuk fajësohen.” - “Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit. ” - Këta i kalojnë kufijtë e vendosur nga Allahu i Lartësuar. Imam Shafiu - Allahu e mëshiroftë! - është bazuar në këtë ajet, për të treguar se masturbimi (vetëkënaqja) është haram. - “Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. ” - Kur u beson diçka, nuk të tradhtojnë. Këto janë cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Ndërsa të kundërtat e tyre janë cilësitë e munafikëve, sikurse është transmetuar në hadith të saktë nga Profeti ﷺ : 2759. “Shenjat e munafikut janë tri: “Kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.” Gjithashtu: 2760. “Shenjat e munafikut janë tri: “Kur flet, gënjen, kur lidh marrëveshje, e thyen atë, dhe kur polemizon, i kalon kufijtë (në padrejtësi).” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ia atribuon Profetit: “Me të vërtetë, njeriu më i urryer tek Allahu është ai që devijon nga e drejta, kalon kufijtë dhe është polemizues i padrejtë.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshe - hin.” - Nuk shtojnë gjëra të pavërteta, nuk ndryshojnë realitetin dhe nuk e fshehin dëshminë, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Mos e fshihni dëshminë, se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju.” [Bekare 283]. (Mos e fshihni, sepse nëse e fshihni atë, ky është tregues i zemrës së sëmurë e të prishur nga gjynahet. Zemra e tij është keqbërëse, që i kalon kufijtë e Allahut. Kjo ngjan me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” [Maide 106]. Ose: “O ju që keni besuar! Të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve tuaj ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. Mos ndiqni emocionet e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse shtrëmbëroni faktet ose tërhiqeni (nga drejtësia), (dijeni se) Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” [Nisa 135]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu di çdo gjë që bëni ju.”. - “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm. ” - Ata e falin namazin në kohën e vet, duke përmbushur shtyllat, de - tyrat dhe veprat e tij të pëlqyeshme. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, që ka pyetur Profetin ﷺ“ :O i Dërguari i Allahut! Cila është puna më e mirë?” - “Namazi në kohën e vet” - “Po pas saj? - “Bamirësia ndaj prindërve.” - “Po pastaj?” - “Xhihadi në rrugën e Allahut”." V ërehet qartë se Allahu i Lartësuar i nis këto ajete për cilësitë e besimtarëve të mirë me faljen e namazit dhe e mbyll përsëri me namazin, duke na lënë të kuptojmë rëndësinë e madhe të këtij adhurimi, si dhe shpërblimin e madh që jep për të. - “Të gjithë këta janë në kopshte Xheneti, të nderuar.” - Ata do të jenë të nderuar në mes shumë e shumë kënaqësive dhe mirë - sive, që sjellin gëzim dhe lumturi për robin. Edhe në suren Muminun, Allahu i Lartësuar na tregon se ata që përpiqen sinqerisht dhe maksimalisht për t’i përkryer këto cilësi: “Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhenetin Firdeus dhe aty do të

jenë përgjithmonë.” Ky është nderimi për këta të zgjedhur. Në dy Sahihët është hadithi nga Profeti i Allahut, që ka thënë: “Nëse i kërkoni Allahut, kërkojini xhenetin Firdeus, sepse ai është mu në mes të xhene - teve dhe më i larti i tyre. Sipër tij është Froni i Rrahmanit dhe prej aty burojnë lumenjtë e Xhenetit.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Secili prej jush ka dy vende: një vend në Xhenet dhe një vend në Zjarr. Nëse dikush vdes dhe hyn në Zjarr, banorët e Xhenetit do të marrin në trashë - gim vendin e tij.” Pikërisht për këtë flet ajeti i Allahut të Lartësuar: “Këta janë trashë - gimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhe - netin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmo - në.” Kështu, besimtarët do të marrin në tra - shëgim vendet e mohuesve dhe do të lumtu - rohen në Xhenet. Të gjithë ata u krijuan që të adhurojnë Allahun e Lartësuar si një të vetëm dhe pa ortak, por mohuesit e shpërfi - llën këtë qëllim, prandaj do të privohen nga kopshtet në Xhenet, për t’ua lënë ato besimtarëve. Besimtarët përkushtohen me sinqeritet për të përmbushur atë qëllim, për të cilin i krijoi Allahu dhe ato detyra, me të cilat Ai i ka ngarkuar, ndërsa mohuesit i shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe qëllimin përse u krijuan. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ua dhuron besimtarëve pjesën e mosbesim - tarëve në Xhenet, nëse ata do t’i bindeshin. Një provë edhe më e fortë, që e mbështet këtë është edhe hadithi në Sahih-un e Muslimit, që përcjell Ebu Burdete nga Ebu Musai, dhe ky nga i ati, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, do të vijnë disa muslimanë me gjynahe të mëdha, gati sa malet, por Allahu do t’i falë dhe do t’ua mbulojë. Ai do t’ua hedhë ato gjynahe jehudëve dhe krishterëve.” Ndërsa në një ver - sion tjetër, Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, Allahu do t’i japë çdo musli - mani një jehud ose një të krishterë dhe do t’i thotë: “Ky është shëlbimi yt prej zjarrit!” Umer Ibn Abdulazizi i kishte kërkuar Ebu Burdetes që të betohej tri herë në Allah, që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij, se me të vërtetë i ati ia kishte treguar këtë hadith prej Profetit të Allahut, dhe ai i ishte betuar tri herë se kështu kishte ndodhur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 70:19–70:35

- “Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” - Kjo është një cilësi e natyrës njerëzore, e cila shpjegohet më pas: - “Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.” - Kur e kap varfëria ose ndonjë sëmundje, ose kur humbet ndonjë të dashur, fëmijë, familjar apo edhe pasuri, ai nuk bën durim e nuk kënaqet me caktimin e Allahut të Lartësuar, por ankohet. - “Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” – Domethënë, ai nuk shpenzon nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e shpërndan mirësinë e tij tek të tjerët. Por nuk janë të tillë disa njerëzi të tjerë, të cilët kanë disa cilësi të vyera. Kur i vjen e mira, ata falënderojnë Allahun dhe shpenzojnë për hir të Tij, ndërsa kur i godet e keqja, ata bëjnë durim dhe llogarisin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar na sjell cilësitë e këtyre të zgjedhurve: - “Përveç atyre që falen...” - Përjashtim bëjnë vetëm ata që falin namaz, të cilët kanë cilësitë e mëposhtme. Kur i vjen e mira, ata tregojnë mirënjohje dhe e lavdërojnë Allahun e Lartësuar. Në shenjë mirënjohjeje

dhe adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar, ata shpenzojnë prej mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ndërsa kur goditen nga fatkeqësia, ata bëjnë durim dhe shpresojnë shpërblimin e Allahut të Madhëruar, duke u kënaqur me caktimin e Tij për ta. Më poshtë, Allahu i Madhëruar vijon me cilësitë e tjera të këtyre të zgjedhurve: - “...që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre. " - Ata janë të vazhdueshëm në faljen e namazit, duke qenë të kujdesshëm në plotësimin e kushteve, detyrave dhe veprave të pëlqyeshme dhe plotësuese të tij. Ata kujdesen që të jenë korrekt me kohët e namazit. Nuk janë si ata që nuk e falin namazin apo e falin në disa kohë dhe e braktisin në kohë të tjera, dhe as si ata që e falin me mangësi. - “Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin.” - Ata veçojnë vazhdimisht prej pasurive të tyre një pjesë të caktuar, për ta shpenzuar për hir të Allahut. Ata japin për të plotësuar detyrimin fetar, por edhe në formë sadakaje. Ata tregohen bamirës ndaj krijesave, duke ndihmuar lypësit dhe të skamurit që nuk lypin, të cilët nuk i dallon dot që kanë nevojë. - “Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit,...” - Këta besojnë plotësisht gjithçka për të cilën i ka lajmëruar Allahu i Madhëruar dhe gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Tij. Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij kanë njoftuar për Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë me drejtësi, dhe besimtarët e besojnë me siguri të plotë këtë. Ky besim i bën ata të përpiqen seriozisht dhe të përgatiten për atë ditë. Ata punojnë për atë ditë, ashtu sikurse janë udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe profetët e Tij. Besimi i plotë në ditën e Llogarisë nënkupton edhe besimin e plotë në profetët e Zotit dhe në shpalljet hyjnore, të cilat Ai ua shpalli atyre, si udhëzim për njerëzimin, që të mësojnë si të përgatiten për atë ditë. - “...dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen.” – Kjo frikë dhe respekt për të Madhëruarin i bën që vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe t’i largohen çdo fjale e veprimi që i çon drejt dënimit dhe zemërimit të të Madhëruarit. - “Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim.” - Ndëshkimi i të Drejtit është i tillë që vërtet duhet t’i frikësohesh dhe ruhesh. Askush nuk mund të pretendojë se është i sigurt nga ndëshkimi i Zotit të tij, përderisa jeton në këtë dynja. Të gjithë janë të sprovuar dhe mund të bien në gabime, që të meritojnë ndëshkimin e të Drejtit. - “Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet...” - Ata janë të kujdesshëm dhe të ruajtur, për sa i përket nderit dhe moralit të tyre. Ata nuk e kënaqin epshin me marrëdhënie jashtë martese, me homoseksualitet, me bashkëshorten në rrugë anale apo në kohën e periodave të saj etj. Gjithashtu, ata janë të kujdesshëm edhe me vështrimet dhe prekjet e tyre, duke mos u futur në haram. Ata u largohen të gjitha mjeteve dhe rrugëve që të afrojnë në harame. Ata janë plotësisht të rregullt dhe i plotësojnë dëshirat veçse me mënyrat e lejuara nga Zoti i tyre. - “...dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen.” - Ata kufizohen vetëm me bashkëshortet dhe me robëreshat që i kanë në pronësinë e tyre, sepse këto janë të lejuara nga Zoti. Ata kënaqen me to sipas mënyrave të lejuara nga Allahu i Madhëruar. - “Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit.” - Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme ( el mut’ate ) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave.

Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja. - “Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.” - Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete. Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli? - “Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshehin.” - Ata dëshmojnë veçse për atë gjë rreth të cilës kanë dije të plotë dhe të sigurt. Ata nuk shtojnë dhe as pakësojnë më shumë se kaq në dëshmitë që sjellin. Ata, gjithashtu, nuk e fshehin kurrë dëshminë e tyre, për asnjë arsye në këtë botë. Ata dëshmojnë me drejtësi, edhe nëse është kundër të dashurve, të afërmve dhe miqve të tyre në dynja, sepse qëllimi kryesor i tyre është kënaqësia e Allahut të Lartësuar. E si mund të veprojnë dhe të mendojnë ndryshe, kur i Madhëruari thotë: “Dëshmoni me drejtësi, për hir të Allahut!” Ose: “O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve tuaj...” [Nisa, 135]. - “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm.” - Ata që kujdesen shumë për namazin, duke qenë të vazhdueshëm dhe të rregullt në kryerjen e tij. - “Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar.” – Të tillët janë në Xhenete, të nderuar dhe të begatuar. Allahu i Lartësuar ka për t’u dhuruar privilegje dhe mirësi të përjetshme, gjëra që i dëshirojnë dhe që iu kënaqen sytë. Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, me lumturi e kënaqësi të pandërprera. Në gjithë këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkroi të lumturit dhe fatbardhët, me cilësitë dhe veprat e tyre të mrekullueshme. Ata kanë virtyte të larta dhe janë adhurues të rregullt të Allahut. Ata bëjnë adhurime të dukshme, siç është namazi, por edhe adhurime të zemrës, siç është frikë-respekti ndaj të Madhëruarit, që i udhëzon te veprat e fjalët e mira. Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar edhe me pasurinë e tyre, duke u treguar bamirës ndaj krijesave. Dija dhe besimi i tyre janë të pastër dhe të dobishëm. Morali i tyre është i përsosur. Sjellja e tyre ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të Allahut është më e mira dhe më e dobishmja. Ata dinë të mbajnë premtimet e amanetet. Ata dëshmojnë me drejtësi dhe dije të plotë. Ata janë njerëzit më të ndershëm dhe më të dëlirë, sepse qëndrojnë brenda kufijve që Zoti ka vendosur. Vetëm me të tillë njerëz përhapet lumturia dhe rregulli në tokë.

← Mearixh 70:19