70. Mearixh · Ajeti 44 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 70:19–70:44
Natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që ai është i padurueshëm, demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Atë që e gëzon, e don, kurse atë që e urren, ik prej saj, e prej Zotit është i obliguar: ta japë atë që e do e të bëjë durim ndaj asaj që e urren, por nuk janë të tillë të gjithë njerëzit, e veçanërisht ata që janë të pajisur me ato cilësi që përmblodhën disa nga këto ajete. Njeriu, besimtar i mirë e i denjë në Zotin fuqiplotë, nuk tronditet prej çështjeve e sendeve që nuk e kënaqin, por edhe nuk i rritet mendja prej të mirave që e kënaqin, pse së pari: ai durimin e vet e ka të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si halif i Zotit në tokë, në kujtimet rreth përgjegjësisë që duhet ta japë në ditën e i tillë e bën aq të matur, sa që as nuk gëzohet aq tepër e as nuk dëshpërohet së tepërmi. Mandej, njeriu i tillë eshtë aq shumë i besueshëm në Zotin, sa që çdo ngjarje, çdo ndodhi,e mirë ose e keqeje di se vjen prej Tije Ai kurrë nuk ia do të keqen njeriut,Ai është mëshirues i mëshiruesve,pra çdo gjë është në dobi të njeriut, por ndodh E që njeriu të mos mund ta kuptojë qëllimin përfundimtar të ngjarjes a të ndodhisë, e duke e ditur se Zoti zbaton ligjet e veta në dobinë e tij, ai pajtohet me to dhe bëhet i fortë në të gjitha rastet. Por së pari njeriu duhet shfrytëzuar në përpjekjet e veta të gjitha fuqitë mendore, fizike, materiale, në mënyrë që mos ta ndiejë vetën fajtor ose pasiv.
Idhujtarët shkonin në grupe te Pejgamberi e dëgjonin se ç'po thotë ai për ditën e kijametit, e pasi që ajo i godiste ata, më vonë talleshin, por Kur'ani u tha qartazi se shpërblimin te Zoti nuk do të mund ta gëzojë njeriu vetëm pse ia ka ënda, por, së pari duhet besuar dhe vepruar drejtë.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mearixhi. E falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 70:36–70:44
Allahu i Madhëruar qorton mohuesit, që iu kundërvunë Profetit të Tij. Edhe pse ata jetuan në kohën e tij dhe ishin dëshmitarë të mrekullive të jashtëzakonshme, me të cilat Allahu i Madhëruar e mbështeti atë, ata e refuzuan dhe u përçanë e ndanë grupe, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit. Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm.” [Mudethir 49 - 51]. - “Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje ...” - Ç’kanë ata, që largohen prej teje me shpejtësi?! - “... e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje? ” - Duke kthyer shpinën, të përçarë ndër vete majtas dhe djathtas teje. Fjala ‘izin’ në ajet vjen me kuptimin muteferrikin - të përçarë e të ndryshëm në
qëndrimet e tyre, sikurse ka thënë imam Ahmedi kur përshkruan ata që ndjekin epshet e devijimin: “Ata janë në kundër - shtim me Librin, nuk pajtohen për Librin dhe bien dakord me njëri -tjetrin që të shkojnë kundër Librit.” Ndërsa Aufiu citon shpjegimin e Ibn Abasit: “ Izin”, pra, duke i kthyer shpinën, duke refuzuar të vërtetën e duke u tallur me të.”. Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Hasenit, që thotë: “Duke kthyer shpinën, të përçarë ndër vete majtas dhe djathtas teje, e duke thënë: “Çfarë tha ky burrë?” Fjala ‘ izin’ haset edhe në një hadith nga Xhabir Ibn Sumrate, që: 2761. “Profeti i Allahut doli dhe i gjeti ata të mbledhur në grupe të ndryshme dhe tha: “Ç’është kështu me ju, që ju shoh të shpër - ndarë në grupe të ndryshme (izin)?!” Kështu e sjellin Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe të tjerë. - “A mos duan që të hyjnë në Xhenetin e begatshëm?!” - Si mund të pretendojnë këta, të cilët nguten për t’u larguar nga Profeti i Allahut, duke ndier e shprehur neveri për të vërtetën, se do të hyjnë në kopshtet e mirësive?! Përkundrazi, vendi i tyre i përhershëm do të jetë zjarri. Më pas, i Lartësuari e përforcon mesazhin dhe kërcë - nimin e Tij se ndëshkimi mbi ta do të rea - lizohet patjetër. Ai ndëshkim, që ata e qua - nin si diçka të largët dhe të pamundur, do të përmbushet me siguri. Allahu i Madhëruar iu argumenton vërtetësinë e asaj dite, duke u përmendur fillimin e krijimit, që ata të kuptojnë se, rikthimi i jetës, logjikisht, është edhe më i thjeshtë. - “Kurrsesi. Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë. ” - U krijuam nga një pikë fare, një krijesë aq e dobët dhe e brishtë, siç thotë i Lartësuari në ajeti tjetër: “A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët, që e vendosim në një vend të sigurt, deri në një afat të caktuar?! Ne e bëjmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!” [Murselat 20 - 23]. Ose: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, që del nga mesi i shpi - nës dhe dërrasa e gjoksit. S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmës.” [Tarik 5 - 10]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Jo! Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm ...” - Allahu betohet në Veten e Vet. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri që të ketë lindje dhe perëndim. Ai i nënshtroi yjet, të cilat shfaqen nga drejtimi i lindjes dhe humbasin në perëndim. Nga kjo fjalë kuptohet se ringjallja, tubimi, llogaria me drejtësi njerëzve, të gjitha këto kanë për të ndodhur me siguri. Atë nuk mund ta pengojë aspak fakti që ata e mohojnë. Përpara betimit, Allahu i Madhëruar përdor pjesëzën mohuese ‘ la’ (Jo), për të thënë: “Jo, kurrsesi nuk është ashtu siç ju prete - ndoni, dhe betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve se Ne jemi të plotfuqi - shëm.” Ky është kuptimi i ajetit. 180 Kështu, ata janë dëshmitarë të pushtetit absolut dhe madhështor të Allahut të Lartësuar, që shfaqet në krijimin e Tij, gjë e cila tregon se
ajo madhështi është shumë herë më gjigante se rikrijimi i njerëzve, ringjallja e tyre dhe bërja e Kijametit, prandaj dhe i Lartësuari thotë në ajete të tjera: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqi - shëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. Gjithashtu: “A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t'i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi).” [Ja sin 81 - 83]. - “Që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata ...” - Ditën e Kijametit kemi për t’i rikthyer ata me trupa më të mirë sesa këta. - “... dhe askush nuk mund të na dalë para Neve. ” - Aaskush nuk mund ta pengojë e ndalojë pushtetin e Allahut për ta bërë diçka të tillë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia bashkojmë sërish eshtrat atij? Përkundrazi, Ne jemi të Plotpushtet - shëm ta rikrijojmë sikurse ka qenë, deri te mollëzat e gishtave të tij, por njeriu dëshi - ron të vazhdojë edhe më tej në gjynahe e pyet: “Kur është Dita e Kijametit?”” [Kija - me 3 - 6]. Ose: “Ne e kemi përcaktuar vde - kjen ndër ju dhe Ne askush nuk mund të na pengojë, që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi, ashtu si nuk e dini. Ju e dini mirë krijimin e parë, atëherë përse nuk mendoni?” [Uakia 60 – 62]. - “Por ti lëri ata ... ” - Pra, lëri ata, o Muhamed. - “... të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen ...” - Lëri ata të zhyten në mohi - min dhe refuzimin me inat dhe kokëfortsi të të vërtetës. - “... derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar ...” - Kanë për ta parë përfundimin e këtij mohimi, kanë për t’i shijuar rezultatet e tij të hidhura dhe ndë - shkimin e dhimbshëm. - “Ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. ” - Kur t’i thërrasë Zoti i Lartësuar, Ditën e Llogarisë, ata do të ngrihen prej varreve, për të qëndruar në këmbë. Ata do të ngrihen me të shpejtë, ashtu sikurse në jetën e dynjasë nxitonin për të shkuar tek idhujt e tyre, se kush e kush do t’i prekte më parë. Ky shpjegim vjen nga Muxhahidi dhe të tjerë. - “Të përulura do jenë shikimet e tyre. ” - Shikimet e tyre janë të përulura, të frikë - suara, të poshtëruara. - “Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar. ” - Ka për t’i mbuluar dëshpërimi e poshtërimi, dhe kjo vjen si ndëshkim i merituar për kryeneçësinë, që ata tregonin në dynja dhe për refuzimin që t’i nënshtroheshin Zotit. Ky është fundi i sures Mearixh. Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Në dorën e Tij janë të gjitha mirësitë dhe begatitë.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 70:40–70:44
- “Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata...” - Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej: - “...dhe askush nuk mund të na dalë para Ne.” – Kuptimi: Askush nuk mund të na dalë Ne para, të na shpëtojë apo të shmanget nga rikrijimi. Nëse Ne duam t’i rikrijojmë, askush nuk mund të na pengojë
apo t’i shmanget rikrijimit. Ne të gjitha këto ka argumente për vërtetësinë dhe sigurinë e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. Por nëse ata vazhdojnë të mohojnë këtë lajm të madh, atëherë: - “Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen...” - Lëri ata të thellohen në fjalë dhe besime të kota dhe të paargumentuara nga i Madhëruari. Lëri të luajnë me fenë e tyre. Lëri të dëfrehen dhe të kënaqen me ushqim, pije dhe kënaqësi të kësaj bote, derisa të ballafaqohen me ngjarjen që iu është premtuar. - “...derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar...” - Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre se, në Ditën e Ringjalljes dhe Shpërblimit me drejtësi, ka përgatitur një shpagim të drejtë për talljet dhe mosbesimin e tyre të padrejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e krijesave gjatë asaj dite të premtuar, që do të vijë patjetër: - “...ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre.” - Ata do të dalin prej varreve me të shpejtë, për t’iu përgjigjur thirrjes që do të bëhet. Ata do t’i drejtojnë vështrimet andej nga vjen thirrja, a thua se po shohin ndonjë flamur, dhe do të nxitojnë drejt tij. Pra, jo vetëm që nuk mund ta refuzojnë thirrjen, por nxitojnë drejt saj të nënshtruar, të frikësuar dhe të fiksuar pas saj. Ata nxitojnë, për të qëndruar të frikësuar para Zotit të botëve e për të dhënë llogari para Tij: - “Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi.” - Kjo ndodh sepse zemrat dhe shpirtrat e tyre i ka pushtuar frika dhe ankthi për llogarinë e vështirë dhe qëndrimin para të Plotpushtetshmit. Aq të frikësuara janë zemrat e tyre, saqë kjo u duket qartë në sy. Ata nuk lëvizin dot asnjë gjymtyrë, nga ankthi që përjetojnë. Nga goja e tyre nuk del asnjë pëshpërimë, nga frika e këtij momenti. - “Kjo është dita që u është premtuar!” - Kjo është dita që nuk i shpëton askush. Kjo është Dita e Premtuar, dhe Allahu i Lartësuar e mban premtimin.