71. Nuh · Ajeti 10 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 71:1–71:28
Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sure shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si u parashtroi fakte për Zotin një e fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave që ua dhuroi njerëzve, e me gjithato përpjekje të tij, ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke i thënë: "Mos hiqni dorë prej zotave tuajt" Kur'ani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit.
Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej.
Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo, me kalimin e kohës, dikujt, me cytje prej dreqit, i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa në vend që të adhurohet Zoti i madhëruar, adhurohen njerëz që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë.
Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli, Nuhu kthehet dhe e mallkon, e Zoti u sjell atyre vërshimin,i cili i çfarosi. dijetarët argumentojnë se dënimi në varr Nga kuptimi i ajetit: " U përmbytën dhe u futën në zjarr.", dijetarët argumentojnë se dënimi në Varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza.
RRI Në ajetin 14 thuhet se Zoti e krijoi njeriun në etapa, të cilat janë tri:
- etapa para mitrës së nënës, njëherë dhë mandej një pikë uji-fara. - etapa në mitrën e nënës: ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund edhe shpirti, - etapa pas mitrës së nënës, foshnjë-fëmijë-i pjekur dhe plak i rraskapitur. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Nuh. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 71:5–71:20
Allahu i Madhëruar na tregon hollësisht rreth adhuruesit të Tij të dashur, lajmëtarit të Tij besnik, Nuhut (a.s.). Ai iu ankua Zotit të vet, Krenar dhe të Lartësuar për vuajtjet që hoqi nga populli i vet, vuajtje përballë të cilave iu desh të duronte plot 950 vjet. Nuhu (a.s.) ia qartësoi mirë të vërtetën popullit. Ai i ftoi ata në rrugën e drejtë e të ndriçuar nga Zoti, në udhën e mbarë, që Zoti e pëlqen. - “Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popu - llin tim natën dhe ditën ...” - Unë nuk e lashë kurrë ftesën e tyre në rrugën Tënde, qoftë natën, qoftë ditën, duke zbatuar urdhrin Tënd, o Zot im! - “Por ftesa ime vetëm sa ua shtoi largi - min.” - Sa herë që i ftoja të pranonin të vërtetën, ata iknin me vrap, për t’u shmangur nga e vërteta. - “Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata fusnin gishtat në veshë ...” - Ata zinin veshët, që të mos dëgjonin ftesën, që u drejtoja. Të njëjtën gjë na njofton i Lartësuari rreth mohuesve kurejshë dhe sjelljes së tyre me Profetin që u dërgua ndër ta, Muhamedin ﷺ“ : Ata që
nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!”” [Fusilet 26]. - “... dhe mbulonin kokat me teshat e ty - re, ...” - Ata mbulonin kokën me rrobat e tyre, që të mos dëgjonin fjalët e Nuhut (a.s.). - “... për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” - Ata vazhduan me këmbëngulje në idhujtarinë e tyre, sikurse thotë i Lartësuari: “... me një kryeneçësi të madhe.” Ata refuzuan me kryelartësi të vërtetën dhe të jetuarit sipas saj. - “Unë i ftova ata haptazi.” - Haptazi, mes njerëzve. - “Ua drejtova thirrjen sheshazi ...” – U fola me zë të lartë, duke ua kumtuar qartë të vërtetën. - “... e shumë herë edhe fshehurazi.”. - Fshehtazi e gjithësecilit më vete. Kështu, Nuhu (a.s.) përdori të gjitha mënyrat e fte - sës, duke shpresuar që të kishte sukses dhe ata të pranonin besimin e vërtetë dhe të drejtë. - “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! ...” - Pendohuni për idhujtarinë dhe besojeni Zotin si një të vetëm, të pashoq në çdo aspekt dhe si të tillë adhurojeni. - “Ai vërtet është Falës i Madh.” - Dijeni se çdokush që pendohet sinqerisht, Allahu ia pranon pendimin, sado të mëdha të jenë gjynahet dhe padrejtë -sitë e tij. Nëse e bëni këtë: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli..” - Pra, të vazhdueshëm dhe të bollshëm. Kjo është arsyeja që është e pëlqyeshme që kjo sure të lexohet në nama - zin e kërkimit të shiut ( Istiska-së).181 Përcillet se udhëheqësi i drejtë i besimtarëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), u ngjit në minber, që të lutej për të rënë shi. Ai vetëm i kërkoi falje Allahut të Madhëruar dhe lexoi ajete kuranore që nxisin për kërkim faljeje. Ndër to ishte edhe ky ajet: “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli ...”. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem, do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Kjo është nxitje për t’u pe - nduar sinqerisht dhe për t’i kërkuar falje Allahut. Nëse ju pendoheni tek Zoti me sinqeritet, nëse i kërkoni falje Atij, i bindeni e nënshtroheni në adhurimin e Tij, Ai ka për t’jua shtuar pasurinë, fëmijët dhe djemtë, ka për t’i shtuar të mbjellat dhe begatinë tuaj; ka për t’i mbushur me qumësht bagëtitë tuaja dhe ka për të bërë që, në tokat tuaja, të rrjedhin lumenj, të rrethuar nga kopshte të bukura. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton ...” - Përse nuk e lartësoni dhe nuk e njihni madhështinë e Zotit?! Si është e mundur që nuk mendoni për madhështinë e Zotit dhe nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Tij?! - “... kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Zoti e bëri krijimin tuaj me faza të ndryshme, sikurse e përshkruan i Madhë - ruari në ajetin tjetër: “Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë toka). Pastaj atë (njeriun) e bëmë (të shumohet) nga një pikë (fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër) . Më pas, atë pikë (fare) e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi (fetus). Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues!” [Mu’minun 12 - 14]. - “A nuk e shihni se si Allahu ka kri -juar shtatë qiej, palë -palë.” - Domethënë, njëri sipër tjetrit. - “Dhe në ta, Hënën e bëri dritë e Diellin e bëri ndriçues.” - Kështu, Allahu i Lartë - suar ka bërë që të ketë ndryshim mes ndri - çimit të secilit trup, duke u dhënë veçoritë e veta. Kështu, nata dhe dita ndodhin me lindjen dhe perëndimin e Diellit. Allahu i Madhëruar i vendosi Hnës një intinerar lëvizjeje dhe ndryshime me faza. Kështu, herë shtohet dhe forcohet drita e saj, derisa bëhet e plotë, dhe pastaj vijon të pakësohet pak e
nga pak, duke ndryshuar pozicion, muaj pas muaji, viti pas viti, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Është Ai që Diellin e bëri shndri-tës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të një të vërtetë të madhe. Ai i sqaron argumentet për një popull të ditur.” [Junus 5]. - “Allahu ju nxori prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” - Pra, është Ai që ju krijoi prej kësaj toke, dhe pastaj do t’ju kthejë në të kur të vdisni dhe më pas ka për t’ju nxjerrë përsëri para Tij Ditën e Ringja lljes. Ashtu sikurse e filloi krijimin herën e parë, ashtu do ta ribëjë atë. - “Allahu e bëri Tokën shtrojë për ju ...” - Allahu shtroi Tokën dhe e bëri të qëndrue - shme, nëpërmjet maleve të larta. - “... që të ecni nëpër rrugët e saj të gje - ra.” - Allahu i Madhëruar e bëri Tokën të përshtatshme për njerëzit, që të jetojnë të qetë në të dhe të lëvizin në rrugët e saj, ku të dëshirojnë. Kështu, Nuhu i tregon popu - llit të tij për madhështinë dhe pushtetin absolut të Allahut. I madhërishëm është pushteti i Zotit, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe u dhuroi krijesave mirësi të panumërta. Për këtë arsye, është detyrë që robërit ta adhurojnë Allahun, ta besojnë si një të vetëm, pa ortakë dhe të ngjashëm me të, sepse Ai nuk ka të ngjashëm, nuk ka të barabartë, nuk ka nevojë për partnerë dhe fëmijë, as për ndihmës dhe këshilltarë. Ai është i Lartësuari, Madhështori. I Dëlirë dhe i Madhëruar është Allahu i Lartësuar.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 71:10–71:20
- “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. – Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli,...” - Do t’ju dhurojë shi të vazhdueshëm, kohë pas kohe, që të mbushë rezervat tuaja ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj. - “...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” – Do t’ju shtojë pasurinë, fëmijët e çdo mirësi të kësaj dynjaje. - “...do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Të gjitha këto që u përmendën janë mirësitë më të mëdha që mund të synojë dhe arrijë njeriu në dynja. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton...” - Ç’është me ju, që nuk e kuptoni madhështinë e të Lartësuarit dhe nuk frikësoheni prej Tij? A nuk keni në zemrat tuaja asnjë shenjë të madhërimit të Allahut të Lartësuar?! A nuk mendoni pak në fazat e krijimit tuaj?! - “...kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe që përkujdeset për ju në çdo moment të jetës tuaj. Ai ju krijoi dhe formësoi në barkun e nënës. Pastaj vjen koha e mëkimit në gji, më pas fëmijëria, pastaj adoleshenca, mosha e pjekurisë, e kështu me radhë; në çdo kohë, është i Lartësuari që përkujdeset e që ju mëshiron. Ai është i vetmi që krijon dhe që përkujdeset për krijesat, me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Për këtë arsye, Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të njësohet në përkushtimin e adhurimeve. Duke u kujtuar krijesave krijimin e tyre të parë, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen se Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë dhe t’i rikrijojë
sikurse kanë qenë. Ai që i krijoi nga hiçi, kur nuk ekzistonin fare, është i plotfuqishëm që t’i krijojë nga mbetjet e tyre në tokë, pasi të kenë vdekur. Më pas, Allahu i Lartësuar u argumenton atyre për ringjalljen edhe me madhështinë e krijimit të qiejve dhe të tokës: - “A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej, palë -palë.” - Ai i krijoi qiejt me kate, njëri mbi tjetrin. - “Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” – Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh. - “Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” – Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi. - “Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera”.” - Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij: