71. Nuh · ajete 21–27

سورة نوح
21

قَالَ نُوحٞ رَّبِّ إِنَّهُمۡ عَصَوۡنِي وَٱتَّبَعُواْ مَن لَّمۡ يَزِدۡهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارٗا

Kale nuhun rabbi ‘innehum ‘asewni we etteba’u men lem jezid/hu maluhu we weleduhu ‘illa hasaræn

Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin".

22

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا كُبَّارٗا

We mekeru mekræn kubbaræn

"Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".

23

وَقَالُواْ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدّٗا وَلَا سُوَاعٗا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسۡرٗا

We kalu la tedherunne ‘alihetekum we la tedherunne weddæn we la suwa’æn we la jeguthe we ja’uka we nesræn

Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.

24

وَقَدۡ أَضَلُّواْ كَثِيرٗاۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَٰلٗا

We kad ‘edellu kethiræn we la tezidi edh-dhalimine ‘illa delalæn

Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.

25

مِّمَّا خَطِيٓـَٰٔتِهِمۡ أُغۡرِقُواْ فَأُدۡخِلُواْ نَارٗا فَلَمۡ يَجِدُواْ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارٗا

Mimma hati’atihim ‘ugriku fe’udhilu naræn felem jexhidu lehum min duni Ellahi ‘ensaræn

Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.

26

وَقَالَ نُوحٞ رَّبِّ لَا تَذَرۡ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ دَيَّارًا

We kale nuhun rabbi la tedher ‘alel-’erdi minel-kafirine dejjaræn

E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!"

27

إِنَّكَ إِن تَذَرۡهُمۡ يُضِلُّواْ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓاْ إِلَّا فَاجِرٗا كَفَّارٗا

‘Inneke ‘in tedherhum judillu ‘ibadeke we la jelidu ‘illa faxhiræn keffaræn

Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.