71. Nuh · Ajeti 21 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 71:1–71:28
Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sure shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si u parashtroi fakte për Zotin një e fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave që ua dhuroi njerëzve, e me gjithato përpjekje të tij, ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke i thënë: "Mos hiqni dorë prej zotave tuajt" Kur'ani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit.
Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej.
Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo, me kalimin e kohës, dikujt, me cytje prej dreqit, i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa në vend që të adhurohet Zoti i madhëruar, adhurohen njerëz që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë.
Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli, Nuhu kthehet dhe e mallkon, e Zoti u sjell atyre vërshimin,i cili i çfarosi. dijetarët argumentojnë se dënimi në varr Nga kuptimi i ajetit: " U përmbytën dhe u futën në zjarr.", dijetarët argumentojnë se dënimi në Varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza.
RRI Në ajetin 14 thuhet se Zoti e krijoi njeriun në etapa, të cilat janë tri:
- etapa para mitrës së nënës, njëherë dhë mandej një pikë uji-fara. - etapa në mitrën e nënës: ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund edhe shpirti, - etapa pas mitrës së nënës, foshnjë-fëmijë-i pjekur dhe plak i rraskapitur. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Nuh. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 71:21–71:24
- “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për përulësinë e shprehur në lutjet dhe ankesat, që Nuhu (alejhi selam) i drejtoi Atij. Ai është i Gjithëditur. Allahut nuk i fshihet asnjë çështje e krijesave. Nuhu iu ankua Zotit për refuzimin që i bëri populli i tij, me gjithë ftesën e qartë që u drejtoi atyre, përkushtimit të madh të tij në thirrje, me çdo mënyrë, duke i përgëzuar me mirësi, nëse besonin dhe duke i kërcënuar me ndëshkim, nëse e mohonin. Megjithatë, ata zgjodhën që të pasonin njerëz, të cilët ishin tërësisht shpërfillës të urdhëresave të Zotit, duke qenë në bollëk, me shumë pasuri dhe fëmijë. Kjo pasuri, në fakt, nuk ishte nderim për ta dhe as shenjë që tregonte se Zoti i donte, por një gradualitet drejt ndëshkimit dhe afatizim, që Zoti u dha në këtë jetë,
prandaj i Lartësuari thotë: “... por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim ...” Pra, pasuria dhe fëmijët, që Zoti u dhuroi, ua shtuan edhe më shumë dëshpërimin dhe largimin nga e vërteta. - “... dhe të cilët u kurdisën kurthe shu - më të mëdha. ” - Me pasimin e atyre lloj njerëzve, ata u zhytën në humbje, sepse ata ua zbukuruan rrugën e humbjes dhe i bënë që të besonin se ishin në udhën e drejtë. Po kështu do të thonë edhe Ditën e Kijametit këta të mjerë, kur të grinden me njëri tjetrin, sikurse tregon Allahu i Lartësuar: “ ... Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën (fajsuese) njëri-tjerit! Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryene - çëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët (e të përbuzur) : “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur? Jo, por ju ishit keqbërës (dhe refuzuat të besoni). ” Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim (besimin e drejtë në) Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. Kur ta shohin dënimin ata do ta fshehin (për pak) dëshpërimin e vet. Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. Ata do të dënohen veçse për atë (të keqe) që kanë bërë.” [Sebe’’ 33.] Ndërsa në këtë ajet thotë se ata njerëz të humbur dhe keqbërës: “... u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” - “Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Ne - srën!”. - Këta ishin emra të disa idhujve të tyre, të cilët ata i adhuronin bashkë me Allahun. Buhariu sjell me senedin e tij deri tek Ibn Abasi këtë thënie: 2762. “Idhujt që ishin në popullin e Nuhut (a.s.) erdhën deri tek arabët. Për sa i përket Ueddës, ishte një idhull që adhurohej nga fisi El Kelb, në zonën Deumetul Xhendel. Suva ishte idhulli që adhuronin fisi i Hudhejlit. Jeguthi adhu - rohej nga El Murad dhe Beni Atif në Xhurf, pra, Sebei. Ndërsa Jeuku adhurohej nga fisi i Hemedanit. Nesra adhurohej prej Himjerit, nga familja e Dhi Kilait. Në fakt, të gjithë ishin emra të disa adhuruesve të mirë prej popullit të Nuhut (a.s.). Kur ata vdiqën, shejtani i mallkuar u hodhi në mendje nje - rëzve që të vendosnin disa shenja përkuj - timore për ta, në mexhliset ku ata qëndro - nin. Dhe ashtu vepruan. Në fakt, ata nuk u adhuruan në fillim, derisa vdiq ai brez dhe dituria u harrua. Pas kësaj filluan që të adhuroheshin bashkë me Allahun.” - “Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” - Për shkak të adhurimit të idhujve, ata devijuan dhe humbën shumë krijesa të Zotit. Adhurimi i tyre vazhdoi për shekuj dhe vazhdon deri në kohën tonë, qoftë nga arabët, qoftë nga joarabët. Allahu i Lartë - suar na tregon për lutjen që i dashuri i Tij, Ibrahimi: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve! O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz. Atëherë kush më pason mua, ai është i imi e kush nuk më bindet mua ( ai meriton ndëshkimin) - por Ti je me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Ibrahim 35, 36]. - “Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” - Kjo qe një lutje e Nuhut (a.s.) kundër popullit të tij, për shkak të rebelimit, mohimit dhe refuzimit të të vërtetës nga ana e tyre. Kjo i ngjan lutjes që Musai bëri kundër Faraonit dhe ndjekësve të tij, kur tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!). Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”” [Junus 88, 89]. Kështu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së këtyre profetëve kundër popujve të tyre. Allahu i Madhëruar e shkatërroi popullin e Nuhut me përmbytje,
për shkak të mohimit të të vërtetës, që Nuhu u përcolli.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 71:21–71:25
- “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim...” - I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre. - “...dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” - Ata luftonin me çdo formë të vërtetën dhe me kryeneçësi pengonin njerëzit nga rruga e drejtë. Ata ngrinin kurthe të mëdha kundër të vërtetës dhe bartësve të saj. Ata ftonin besimtarët në idhujtari, duke ua zbukuruar atë me fjalë dhe sllogane, me të cilat mashtronin veten dhe të tjerët. Ata ftonin në idhujtari, ku ishin edhe vetë të zhytur, dhe që të mos braktisnin traditën e të parëve të tyre të vjetër. Madje, ua përmendnin edhe me emra idhujt e tyre duke thënë: - “Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën”.” - Të gjithë këta ishin emra të
njerëzve të mirë të popullit të Nuhut. Pas vdekjes së tyre, Shejtani i joshi me idenë që ata t’i pikturonin dhe gdhendnin figurat e tyre, me pretendimin që kjo do t’i nxiste më shumë për adhurimin e Zotit. Por pasi kaluan vite e vite, pasi ikën brezat e parë dhe erdhën breza të tjerë njerëzish, Shejtani u tha: “Të parët tuaj i adhuronin këto statuja e piktura dhe u kërkonin të ndërmjetësonin tek Allahu. Nëpërmjet tyre, ata kërkonin shiun dhe çdo të mirë tjetër.” Dhe kështu filloi adhurimi i idhujve. Brezat kalonin dhe porosisnin njëri -tjetrin që të mos hiqnin dorë nga idhujtaria. Të njëjtën gjë bënë edhe mohuesit e kohës kur jetoi Nuhu (a.s.). - “Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” - Këta udhëheqës dhe prijës, me ftesën që u bënin pasuesve të tyre, humbën dhe devijuan shumë njerëz nga rruga e drejtë e adhurimit të një Zoti të vetëm. Udhëheqësit e humbur devijuan shumë e shumë breza, prandaj e meritonin atë që tha Nuhu (a.s.) më pas: - “...Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” – Kuptimi: Këtyre zullumqarëve, që nuk u japin profetëve hakun që u takon, veçse humbje shtoju! Ata dëgjonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe shpërfillnin profetët e Zotit, dhe për sa kohë që ata shpërfillin profetët dhe Shpalljen e Zotit, nuk ka asnjë shpresë udhëzimi për ta në rrugën e drejtë. Më pas, i Madhëruari përmend ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke thënë: - “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” – Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr. Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?! - “Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut.” - Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.