71. Nuh · Ajeti 28 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 71:1–71:28

Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sure shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si u parashtroi fakte për Zotin një e fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave që ua dhuroi njerëzve, e me gjithato përpjekje të tij, ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke i thënë: "Mos hiqni dorë prej zotave tuajt" Kur'ani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit.

Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej.

Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo, me kalimin e kohës, dikujt, me cytje prej dreqit, i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa në vend që të adhurohet Zoti i madhëruar, adhurohen njerëz që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë.

Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli, Nuhu kthehet dhe e mallkon, e Zoti u sjell atyre vërshimin,i cili i çfarosi. dijetarët argumentojnë se dënimi në varr Nga kuptimi i ajetit: " U përmbytën dhe u futën në zjarr.", dijetarët argumentojnë se dënimi në Varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza.

RRI Në ajetin 14 thuhet se Zoti e krijoi njeriun në etapa, të cilat janë tri:

- etapa para mitrës së nënës, njëherë dhë mandej një pikë uji-fara. - etapa në mitrën e nënës: ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund edhe shpirti, - etapa pas mitrës së nënës, foshnjë-fëmijë-i pjekur dhe plak i rraskapitur. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Nuh. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 71:25–71:28

- “Për shkak të gjynaheve të tyre ... ” - Për shkak të këmbënguljes në mohimin e të vërtetës, kundërvënies ndaj profetit të tyre dhe armiqësisë që treguan ndaj tij, Allahu i Lartësuar na tregon ndëshkimin që ata e merituan: - “... ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” - Ata u zhvendosën nga rrymat e forta të detit, drejt e në nxehtësinë e madhe të zjarrit. - “Ata nuk gjetën ndihmës, që t’i shpëtonin prej Allahut. ” - Askush nuk mund t’i strehonte dhe t’i mbronte nga ndëshkimi i Allahut. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “... Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.” [Hud 43]. - “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët!” - Mos lër në faqen e Tokës asnjë prej tyre dhe asnjë gjallesë që të banojë në vendbanimet e tyre. Kështu, Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e shfarosi gjithçka në faqen e Tokës, madje edhe një prej bijve të Nuhut, i cili nuk besoi dhe nuk ndoqi rrugën e të atit. I Lartësuari na tregon për të: “Kështu, anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët: “O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!”Ai (i biri) tha: “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji!” Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.” Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën.” [Hud 43]. Kështu, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata që ishin në anije, të cilët besuan së bashku me Nuhun. Ishin pikërisht ata, që Allahu i Madhëruar kishte urdhëruar Nuhun që t’i mbartte në anije. - “Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhu - ruesit e Tu ...” - Nëse do të lësh ndonjë prej tyre, ata do t’i devijojnë e humbasin robërit e Tu nga rruga e vërtetë. - “... dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. ” - Njerëz të prishur në punët e tyre. Zemrat e tyre do të jenë të rebeluara dhe refuzuese të së vërtetës. Nuhu e tha këtë bazuar në përvojën e tij të gjatë me atë popull mohues. - “O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimta - ret!” - Fali të gjithë ata që do të hyjnë në shtëpinë e tij si besimtarë. Imam Ahmedi sjell me senedet e tij nga Ebu Said Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2763. “Shoqërohu veçse me besimtarë dhe ushqi - min tënd le ta hajë veçse i devotshmi.” Këtë hadith e kanë sjellë Ebu Daudi dhe Tirmi - dhiu. Pastaj Profeti ﷺ u lut për të gjithë besimtarët: “Kjo është një lutje për të gjithë besimtarët dhe besimtaret. Kjo lutje për - fshin si të gjallët, ashtu edhe të vdekurit.” - “Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dë - shpërim!”. - Ndërsa keqbërësve shtoju veçse dëshpërim në dynja dhe në ahiret.

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Nuh. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 71:26–71:28

- “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!” – Kështu, Nuhu (a.s.) i mallkoi mohuesit dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që të mos linte asnjë qafir të vërtitej nëpër tokë. Pra, u lut që Allahu t’i shfaroste ata plotësisht. Shkaku i këtij mallkimi ishte se: - “Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë.” - Lënia e tyre gjallë sjell vetëm dëme dhe shkatërrime, për ta dhe për të tjerët. Nuhu (a.s.) bëri këtë lutje sepse, duke qëndruar gjatë mes tyre, ai ua njohu mirë veprat e shfrenuara dhe devijuese, dhe kështu gjykoi se prej tyre nuk pritej më asnjë e mirë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar e plotësoi lutjen e Nuhut dhe i mbyti ata të gjithë në ujë. Ata që shpëtuan ishin Nuhu dhe besimtarët që pasuan atë. - “O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”.” – Me kategoritë e para që përmendi në lutjen e tij, Nuhu (a.s.) tregoi rëndësinë dhe gradën e tyre dhe faktin që ata janë njerëzit më parësorë për t’u bërë mirësi dhe për t’u lutur. Më pas, ai

e përgjithësoi lutjen, duke futur të gjithë besimtarët dhe besimtaret. Ndërsa për jobesimtarët, ai u lut që Allahu i Lartësuar t’u shtonte atyre veçse dëshpërim e shkatërrim.

← Nuh 71:28