72. Xhin · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 72:1–72:15

Përsa i përket ekzistimit të xhinëve, nuk ka ndonjë dyshim ndër besimtarët, ngase një gjë e tillë është vërtetua me Kur'an dhe me Synnet, andaj hamendjes së disa njerëzve, s'ka nevojë t'i vihet veshi, por përsa i përket formës së tyre, ka mendime të ndryshme.

Xhinët janë krijesa të padukshme, janë të krijuar prej një materie që shqisat tona nuk mund ta kapin.

Një grup i vogël xhinësh e paskan dëgjuar Pejgamberin duke lexuar Kur'an në namazin e sabahit, ose në namazin e vonë të natës. Pejgamberi nuk i ka parë në atë moment, as nuk ka ditur se ata janë duke dëgjuar, andaj i thuhet: Tregoji popullit se Zoti më shpalli dhe më njofti se më paskan dëgjuar duke lexuar Kur'an disa xhin. Ka mendime se ai rast ka qenë pas vdekjes së axhës së Pejgamberit, Ebi Talibit, dhe pas vdekjes se gruas së tij, Hadixhes, e duke u kthyer prej Taifit i demoralizuar, pse edhe atje nuk hasi në mirëkuptim te banorët e atij vendi përsa i përket pranimit të fesë islame. Kur'anin që e dëgjuan xhinët ishte sureja "Alek" (Ikre Bismi). Ndërkakq, shpallja e kësaj sureje, Muhammedit i jep kurajo për punën e mëtutjeshme, anipse nuk hasi në mirëkuptim edhe në Taif. bëri me dije idhujtarët mekas, se xhinët para tyre e pranuan fenë islame, e ata qëndronin në idhujtari edhe pse Kur'ani ishte në gjuhën e tyre.

Pas rastit të parë të dëgjimit të xhinëve Kur'anin, Pejgamberi ka qenë urdhëruar të dalë te ata dhe t'i thërrasë në besim. Prej xhinëve nuk ka pasur pejgamberë.

Para ardhjes së Pejgamberit tonë, xhinët janë përpjekur të arrijnë deri në qiell dhe të dëgjojnë ndonjë urdhër që u jepej engjëjve, E e pastaj të dinë se çka do të ndodhë. Me ardhjën e Pejgamberit, ata pengohen nga përpjekja, duke u gjuajtur me shkëndija zjarri të fortë prej yjeve dhe duke i djegur. Edhe xhinët pranojnë se mbështetja e disa njerëzve në rrëfimet që xhinët kinse u jepnin falltorëve etj., ishte e kotë dhe vetëm se ua rritnin mendjen edhe më tepër xhinëve, gjoja kanë diçka në dorë.

Prej kësaj pjese të Kur'anit kuptohet se prej xhinëve ka besimtarë dhe jobesimtarë.

Në këtë pjesë të Kur'anit jepet shenjë se zbatimi i porosive të Zotit dhe ndjekja e rrugës së drejtë, tërheqin begati të bujshme prej Zotit.

Xhamitë janë thjesht për ibadet Zotite nuk duhet shoqëruar aty diçka që nuk është për hir të Zotit.

Kur falej Pejgamberi, xhinët ose idhujtarët hipnin njëri mbi tjetrin për të dëgjuar Kur'an dhe për ta parë se si i lutej Zotit.

Pejgamberi është urdhëruar të publikojë, se nuk e di kohën kur do të bëhet kijameti, ajo është fshehtësi e Zotit. Ndonjë fshehtësi tjetër Zoti mund t'ia kumtojë ndonjë të dërguari, ose ndonjë të dashuri. Çdo kumtesë prej Zotit, që u është komunikuar pejgamberëve, ka qenë e siguruar prej melekëve, ashtu që askush tjetër nuk ka arritur të dijë se çka po i komunikohet atij.

Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Xhin. E falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 72:11–72:17

Allahu i Lartësuar na bën me dije fjalët që thanë xhindët: - “Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” - Ishim të shpërndarë dhe të ndryshëm në mendime dhe besime. Ibn Abasi dhe Muxhahidi shpjegojnë: “Prej nesh ka besimtarë, ka dhe mohues.” Ahmed Ibn Sulejman El Nexhadi ka thënë në librin e tij “Emâli”, me senedin e tij deri tek Ebu Muauije Ebu Muavije, i cili tregon: “E kam dëgjuar Ea’meshin të thotë: “Njëherë, kur na erdhi një xhind, unë e pyeta: “Cili është ushqimi më i preferuar për ju?” Ai tha: “Orizi.”. Ia sollëm orizin dhe ne shihnim kafshatën të ngrihej, por nuk shihnim kënd” Pastaj i thashë: “A jeni edhe ju të ndarë në rrugë e besime si ne njerëzit?” Ai tha: “Po.” - “Si i shikoni shiitët ndër ju?” Ai tha: “Si më të ligjtë mes

nesh.”. Këtë zinxhir transmetimi ia tregova shejhut tonë, Hafiz Ebu Haxhaxh el Mizzi, dhe ai tha: “Ky është një zinxhir i saktë transmetimi deri tek Ea’meshi.” - “Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” - Ne e dimë mirë fuqinë dhe pushtetin e Allahut dhe faktin se Ai vendos për ne. As ne dhe askush tjetër nuk mund t’i shpëtojë apo shmanget pushtetit të Zotit. - “Ne sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam Atij.” - Pra, ata lëvdohen për faktin që e pranuan fenë e drejtë. Pa dyshim që është një lëvdatë dhe nder, që robi të pranojë dhe ndjekë udhën e drejtë. - “E kush i beson Zotit të vet, nuk i druhet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.” - Ai nuk frikësohet se do t’i pakësohen mirësitë dhe shpërblimet, nuk trembet se do të ngarkohet me gjynahet e të tjerëve, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kush bën vepra të mira duke qenë besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrej - tësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim). ” [Ta Ha 112]. - “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, por ka edhe që janë jashtë rrugës.” - Pra, prej nesh ka që janë të dorëzuar ndaj Zotit, por ka dhe të tjerë që janë të devijuar dhe larg të vërtetës. - “Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit.” - Ata kërkuan të vërtetën, që të shpëtonin veten. - “Ndërsa ata që e braktisën rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehenemit." - Ata do të jenë lënda djegëse, me të cilën do të ndizet zjarri dhe do të shtohet furia e tij. - “Nëse ata do t’i përmbaheshin asaj rruge, Ne do t’u jepnim ujë me bollëk, për t’i sprovuar me të.” - Sipas një shpjegimi, këtu bëhet fjalë për rrugën e të parëve, të përmendur më sipër, pra, të atyre që pranuan Islamin dhe ndoqën rrugën e shpëtimit. Kështu, nëse ata do të ndiqnin rrugën e Islamit dhe do të përqëndroheshin në këtë rrugë, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’u jepnim ujë me bollëk”, pra, do t’ua shtonim rizkun, mirësitë e begatitë. I tillë është edhe shpjegimi i Katades: “Nëse ata do të besonin të gjithë, Ne do t’ua shtonim mirësitë dhe pasuritë e dynjasë.” Një shpjegim i ngjashëm vjen edhe nga Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejr, Seid Ibn Musejjib, Suddiju etj. Ky i ngjan ajetit tjetër: “Sikur të zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kuranin) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që bëjnë.” [Maide 66]. Ose: “Sikur popujt e vendeve të kishin besuar (Allahun) dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka, por ata mohuan (të vërtetën). Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.” [Ea’raf 96]. Po çfarë kuptimi kanë fjalët, që vijnë më pas: “... për t’i sprovuar me të”? Nëse Allahu i Madhëruar premton begati, mirësi e zgjerim të rizkut për ata që i përmbahen rrugës së drejtë, përse thotë: “... për t’i sprovuar me të.”? Përgjigjja është që kjo bëhet për të vënë në provë besimin e tyre dhe qëndrue - shmërinë në të. Kësisoj, mirësitë e shtimi i begative vërtet vijnë për shkak të bindjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit, por duhet ku - ptuar mirë që janë edhe provë e besimit të robit, sikurse thotë Maliku, që e sjell këtë si shpjegim nga Zejd Ibn Eslemi: Pra, do t’i vinim në provë, për të dalë në pah ata që do të vazhdojnë në rrugën e udhëzimit nga ata të cilët do të kthehen në humbje, devijim dhe braktisje të të vërtetës. Domethënë, Allahu i Madhëruar jo vetëm premton mi - rësi për ata që përqendrohen në rrugën e drejtë, por edhe i njofton se kjo është, gjithashtu, provë e besimit të tyre. Ky është njëri nga shpjegimet e ajetit. Sipas shpje - gimit tjetër, bëhet fjalë për rrugën e atyre që e braktisën rrugën e drejtë dhe u bënë lëndë e Xhehenemit. Pra, bëhet fjalë për rrugën e humbjes, refuzimit të Islamit dhe bindjes ndaj Zotit. Kështu, nëse ata do të ndiqnin me kokëfortësi rrugën e humbjes, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’u jepnim ujë me

bollëk, për t’i sprovuar me të.” Pra, Allahu do t’ua shtonte furnizimin e stolitë e kësaj dynjaje, si ndëshkim për ta, që ata t’i afrohen ndëshkimit të Zotit gradualisht e pa e hetuar. Sipas këtij kuptimi, kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Ne kemi çuar të dërguar në shumë popuj para teje. Ne i dënuam ata popuj me skamje e mjerim, që të mësonin të përuleshin. Përse, atëherë nuk mësuan të përuleshin pasi u erdhi dënimi Ynë? Sepse zemrat e tyre ishin të ngurta dhe Shejtani ua hijeshoi atë që bënin. Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne u hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) dhe, kur ata po gëzonin për ato që iu ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë. Kështu u zhduk mbeturina e fundit e keqbërësve. Të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit të botëve!” [En’am 42 - 45]. Ose “Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre! Mos vallë, ata po mendojnë se meqë u kemi dhënë me mbu - shulli pasuri dhe fëmijë, Ne do t’u ofronim të gjitha të mirat? Jo, kurrsesi! Por, ata nuk kuptojnë.” [Mu’minun 55, 56]. 183 Ibn Xheriri dhe Ibn Ebu Hatimi e sjellin këtë shpjegim nga Lahik Ibn Humejdi. Ndërsa Begauiu e sjell nga Rabi’ Ibn Enesi, Zejd Ibn Eslemi, Kelbiu dhe Ibn Kejsani. Edhe ky mendim ka forcë dhe, në fakt, mbështetet edhe nga fjala: “... për t’i sprovuar me të.”. - “Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme.” - Pra, në një ndëshkim të rëndë, të ashpër, të dhimbshëm, ku nuk do të gjejnë asnjë çast rehati, sikurse e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi, Ikrima etj. Nga Ibn Abasi vjen edhe shpjegimi se bëhet fjalë për një mal në Xhehenem, ku ata përpiqen përvuajtshëm që të ngjiten, por që gjithmonë bien e rrëzohen poshtë pamba - rimisht. Ndërsa nga Seid Ibn Xhubejri vjen shpjegimi se bëhet fjalë për një humnerë të thellë në Xhehenem, nga e cila përpiqen dhimbshëm të dalin e ngjiten por, gjithmonë bien e rrëzohen në të, pa gjetur rehati asnjë çast.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 72:8–72:13

- “Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija (të zjarrta) .” – Kuptimi: Ne kontrolluam nëpër qiell, por e gjetëm atë të mbrojtur me roje, që nuk

lejojnë të afrohesh dhe të depërtosh nëpër të. Në të ka edhe shumë shkëndija të zjarrta, që godasin këdo që përpiqet të përgjojë vjedhurazi diçka nga lajmet e qiellit. Kjo që ndodhi ishte ndryshe nga ajo që ishim mësuar më parë, kur ne kishim mundësi që të afroheshim në qiell dhe të mësonim diçka nga lajmet që vinin prej andej. - “Ne, më parë, arrinim të dëgjonim diçka...” - Më parë mund të dëgjonim diçka nga lajmet e qiellit, aq sa dëshironte të lejonte Allahu. Por tani ndryshon puna: - “...por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.” - Për këdo që kërkon të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit qëndron në pritë një shkëndijë e zjarrtë, që është përgatitur për ta djegur dhe shkatërruar atë. Duke parë gjithë këto masa të forta sigurie, ata e kuptuan se bëhej fjalë për diçka të madhe, për një lajm shumë të rëndësishëm. Në tokë po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Allahu i Lartësuar po përgatiste një ngjarje të madhe, të mirë ose të keqe, prandaj thanë: - “Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” - Duhej të ndodhte patjetër diçka e madhe, sepse ata vërejtën një ndryshim të pazakontë, që tregonte se Allahu i Lartësuar dëshironte diçka për banorët e Tokës. Në fjalët e tyre tregohet edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ata nuk e lidhën të keqen drejtpërdrejt me Allahun, por thanë: “...a është për qëllim ndonjë e keqe...”. Ndërsa kur folën për të mirën, thanë: “...apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë”. - “Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” - Ka të mirë, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sinqeritet dhe sipas porosive të Zotit dhe të Profetit. Por ka edhe të tjerë, që i shkelin kufijtë e Zotit, bëjnë krime dhe shkatërrime dhe mohojnë Zotin. Pra, janë grupacione të shumta dhe të ndryshme. Çdo grupacion i gëzohet asaj që beson, pa dije dhe pa argument të qartë. - “Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” – Kuptimi: Vetëm tani e kuptuam qartë dhe plotësisht pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, dhe paaftësinë, dobësinë dhe varfërinë tonë të skajshme kundrejt këtij pushteti. Qenia jonë është tërësisht në dorë të të Gjithëpushtetshmit. Nuk ka asnjë mundësi që t’i shpëtojmë Atij në këtë tokë. Ne nuk mund të fshihemi dhe të shpëtojmë prej Allahut duke u arratisur, edhe nëse marrim çdo masë të mundshme. Është e pamundur t’i shpëtosh dhe të dalësh jashtë pushtetit të të Madhëruarit. Nuk ka vendstrehim që të mbron prej Tij, por mbrojtja është vetëm duke vrapuar dhe duke u afruar tek Ai. - “Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam atij.” - Fjala ‘hudâ’ – ‘udhëzim’ ka për qëllim Kur'anin. Kur ata dëgjuan Kur'anin, që udhëzon në rrugën e drejtë, fjalët madhështore dhe të drejta të tij ndikuan në zemrat dhe në shpirtrat e tyre, prandaj ata besuan në të. Më pas, ata tregojnë një të vërtetë, që nxit dhe e gëzon çdo besimtar dhe adhurues të Zotit: - “E kush i beson Zotit të vet, nuk i druhet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.” - Çdokush që beson në Zotin e Madhëruar, me një iman të vërtetë, të sinqertë dhe të bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, nuk ka për të pasur frikë as për mangësi të shpërblimit në këtë jetë dhe jetën tjetër, as për padrejtësi kundër tij, dhe as për vuajtje, mundime apo fatkeqësi. Pra, do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe i uruar me çdo të mirë. Besimi i vërtetë, i sinqertë dhe i bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, është e vetmja mundësi për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

← Xhin 72:11