74. Mudethir · Ajeti 31 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 74:1–74:31

Pas një ndërprerjeje të shpalljes, Pejgamberi qe mërzitur. Kur një ditë sa ai ishte duke ecur, dëgjoi një zë nga qielli, ngriti kokën, kur qe, ai engjëlli që i pat ardhur në Hira, u trishtua e shkoi te shtëpia dhe tha më mbuloni.

Kjo pjesë e Kur'anit e urdhëron Pejgamberin të thërrasë njerëzit në rrugë të drejtë, ta dijë se Zoti është më i madhi, të jetë i pastër, se ajo është veti e myslimanit, të jetë sa më larg idhujve të ndytë, të mos mendojë se ka dhënë dhe ka bërë shumë, pse fisnikut gjithnjë i duket se ka dhënë pak, të jetë i durueshëm, se kur do t'i fryhet surit për kijamet, ajo është ditë e vështirë për jobesimtarët.

E Për Velidin, të cilit Zoti i kishte dhënë pasuri të madhe e djem, që ishte autoritativ i kurejshëve, Zoti i tha Muhammedit lërma Mua, se ai po i refuzon faktet tona, ai po mendon se si me i bishtëruar Kur'anit, dhe atë e bën kohë pas kohe duke u thelluar e mrrolur dhe tha për të se është magji që përcillet prej njëri-tjetrit, nuk është fjalë e Zotit po e njerëzve. Atë do ta fusë në Sekar, në xhehenemin më të ashpër, të cilin e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë melaike të ashpra. Zoti e përmend Sekarin dhe numrin e zebanijeve vetëm sa për t'i vënë në sprovë jobesimtarët, të cilët thoshin se qenkan pak, ne mund t'i mundim ata etj. Kjo është një nga fshehtësitë e Zotit, i cili askë me dhunë nuk e vë në rrugë të gabuar. Ai njerëzit i ka lënë të lirë u ka tërhequr vërejtjen, nuk i ka ngarkuar me vështirësi, nuk i shpalli librat shkel e shko, nuk krijoi qiej e tokë pa qëllim, atëherë çdo gabim është lëshim i njeriut.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 74:31–74:37

- “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë ...” - Pra, si roje të Xhehenemit janë bërë veçse melekët. Këto janë Zebanitë, melekë të ashpër dhe të tmerrshëm. Këto ajete vijnë si përgjigje ndaj idhujtarëve kurejshë për numrin e rojeve të Xhehenemit. Njëherë, Ebu Xhehli tha: “O kurejshë! A nuk mundet një grup prej 10 vetash nga ju të merren vetëm me një prej këtyre rojeve të Xhehenemit dhe t’i mpo - shtni ata?” Atëherë, Allahu i Madhëruar tha: “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë ...” Pra, ata janë melekë të fortë në krijimin e tyre, të tillë që nuk mund të mposhten dhe askush nuk mund të përballet me ta. Thuhet se Ebu Eshuddejni, emri i të cilit ishte Kelde Ibn Usejd Ibn Halef, duke u mburrur me fuqinë e vet, tha njëherë: “O kurejshë! Nëse ju arrini të përballoni dy zebani, unë mund të përballoj vetë shtatëmbëdhjetë të tjerët.” Në fakt, thuhet se ai ishte një burrë shumë i fuqishëm dhe, siç tregojnë për të, nëse ai mbante një lëkurë lope të shtrënguar

fort nën këmbët e tij, edhe një grup prej dhjetë burrash nuk mund ta tërhiqnin lëku - rën prej tij. Lëkura shqyhej dhe ai nuk lëvizte prej saj. Suhejli ka thënë se ky burrë është pikërisht ai i cili e sfidoi të Dërguarin e Zotit, duke i thënë se nëse arrinte ta mposhtte në mundje trup me trup, ai do ta besonte si profet. Profeti ﷺ e mundi dhe e vuri poshtë disa herë, por ai, i zemëruar, u largua dhe nuk besoi. Ndërsa Ibn Is'haku mëton se ai që e sfidoi Profetin duke e ftuar për t’u mundur trup me trup ishte Rukana Ibn Abd Jezid bin Hashim bin Muttalibi. Më pas, i Lartësuari thotë: “... numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë ...”. Pra, numri 19 u përmend që të shërbente si sprovë për njerëzit. - “... që të binden ata që u është dhënë Libri ...” - Që ta dinë me siguri se ai është profet i vërtetë, i dërguar nga Zoti. Po çfarë ishte ai fakt në këtë histori, që dëshmonte se ai qe vërtet Profeti i Zotit? Është pikërisht lajmi që solli Profeti rreth melekëve të Zjarrit, i cili është përmendur edhe në librat qiellorë të zbritur profetëve përpara tij. - “... që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi ...” - Pra, duke parë këto fakte, të cilat janë në përputhje me të gjitha lajmet e profetëve dhe të cilat tregojnë për vërtetësinë e profetit të tyre, Muhamedit , ﷺ atyre u shtohet e forcohet besimi. - “... që ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos kenë asnjë dyshim, ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe jobesimtarët të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” - Ata që kanë sëmundje në zemër, si muna - fikët dhe mohuesit, thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull? Cila është urtësia e përmendjes së tij?” - “Në këtë mënyrë, Allahu e lë të humbur atë që Ai do dhe e udhëzon atë që do. ” - Me të tillë shembuj dhe të ngjashmit me ta, imani forcohet në zemrat e disa njerëzve dhe tronditet në zemrat e disa të tjerëve. Pa dyshim që Allahu ka urtësi absolute dhe Ai sjell argument të pakundërshtueshëm dhe të prerë për çdo çështje. - “Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush tjetër, veç Tij.” - Askush nuk e di numrin e vërtetë të ushtrive të Zotit, përveçse Ai Ve - të. Ky ajet jep mesazhin e qartë që askush të mos supozojë se janë vetëm nëntëmbëdhjetë melekë, siç kanë thënë shumë grupe të humbura e të paditura, duke filluar me filo - zofët grekë, pastaj të krishterët e jehudët, të cilët thonë se ekzistojnë dhjetë Logjika Absolute dhe nëntë Shpirtra Ndikues, besim që ata vetë e kanë trilluar dhe gjithmonë kanë qenë të paaftë që të sjellin prova, që të vërtetojnë saktësinë e tij. Ata morën si argument fillimin e këtij ajeti, por anashkaluan fundin e tij, dhe pikërisht fjalën e Allahut: “Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush tjetër, veç Tij.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Profetit ,ﷺ që përshkruan Bejtul Mamurin, pra, Qaben qiellore, e cila ndodhet në qiellin e shtatë: 2789. “Në të hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë, që kurrë nuk dalin më, derisa të hyjë i fundit prej tyre.” Imam Ahmedi përcjell një hadith me senedin e tij nga Ebu Dherri, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Nëse do të dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë dhe nuk do të kënaqeshit me gratë në dyshekë, por do të dilnit rrëzë maleve, për t’iu përgjëruar Zotit të Madhëruar (që t’ju shpëtojë e t’ju falë).” Ebu Dherri tha: “Pasha Zotin, do të doja të isha një pemë, që shkelet me këmbë!” 193 Përcillet, gjithashtu, se Profeti u tha njëherë sahabëve: “A e dëgjoni atë që dëgjoj unë?” Ata thanë: “Çfarë po dëgjon, o i Dërguar i Zotit?” Ai tha: “Qielli kërcet dhe ka të drejtë të kërcasë (nga pesha e madhe), sepse nuk ka vend e hapësirë as sa një shputë këmbe në të, që të mos ketë një melek, që qëndron në këmbë, në ruku ose në sexhde. Melekët thonë: “Ne qëndrojmë të rreshtuar dhe ne e lavdërojmë Allahun me tesbih.”. Hafidh Ebul Kasim Taberaniu sjell me senedin e tij deri tek Xhabir Ibn Abdilahi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2790. “Në shtatë qiejt nuk vend as sa një shputë këmbe apo një pëllëmbë, ku të mos

ketë një melek që qëndron në këmbë, ose një melek që qëndron në sexhde, ose një melek që qëndron në ruku. Kur të vijë Dita e Kijametit, të gjithë do të thonë: “I Dëlirë dhe i Pastër je, o Zot (nga çdo e metë e mangësi)! Nuk të kemi adhuruar Ty, ashtu sikurse e meriton të adhurohesh, përveç faktit se nuk të kemi bërë shirk dhe nuk të kemi shoqëruar askënd dhe asgjë në adhurimet ndaj Teje.” - “Ky është veçse një kujtim për njerëzit. - Muxhahidi dhe të tjerë kanë thënë se këtu flitet për zjarrin e Xhehenemit, i cili u përshkrua më sipër. - “Betohem në Hënën, edhe në natën, kur ajo tërhiqet ...” - Pra, kur ajo largohet. - “Edhe në agimin, kur ai shkrep ...” - Kur ai shndrin. - “S’ka dyshim se ai është një nga belatë më të mëdha.” - I Lartësuari betohet për të pohuar se Zjarri është një nga çështjet më të mëdha. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe selefë të tjerë. - “Ai është vërejtje për njerëzit, për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë apo të ngecë në vend. ” - Për atë që dëshi - ron që ta pranojë këtë paralajmërim dhe të udhëzohet në rrugën e drejtë ose që refuzon dhe i kthen shpinën. Çdokush është i lirë të zgjedhë se çfarë do të veprojë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 74:31–74:37

- “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë,...” – Në bazë të kuptimit të fjalës ‘ fitne’, ajeti mund të kuptohet në dy mënyra: 1. fitne = ndëshkim. Kuptimi i ajetit: Atë numër melekësh e bëmë për të ndëshkuar kriminelët në ahiret dhe për t’i dëshpëruar ata ditën kur të ballafaqohen me këta melekë në Xhehenem. Në Kur'an, fjalën ‘ fitne’ me kuptimin ‘ndëshkim’ e gjen edhe në suren Tur, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ Dhuku fitnetekum”, pra, “Shijoni ndëshkimin tuaj!”, ose në ajetin: “ Jeume hum alen -nari

juftenun” – “...ditën kur do të ndëshkohen në Zjarr”. 2. fitne = sprovë. Kuptimi i ajetit: Ne ju treguam për numrin e melekëve për t’ju provuar kush do të besojë e kush jo. Varianti i dytë mbështetet nga konteksti i këtij ajeti dhe nga ajetet në vijim, ku Allahu i Lartësuar thotë: - “...që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi,” - Sa u përket ithtarëve të Librit, nëse kjo është e njëjtë me atë që kanë në librat e tyre, atyre do t’u shtohet siguria për të vërtetën e sjellë nga Kur'ani. Ndërsa besimtarët muslimanë, sa herë që zbret ndonjë shpallje nga Zoti, ata e besojnë dhe e pranojnë, pa shprehur rezerva apo mëdyshje, dhe kështu imani i tyre shtohet e forcohet. - “...që ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos kenë asnjë dyshim,...” – Domethënë, që atyre t’u largohet çdo dyshim nga e vërteta e Zotit. Ky është qëllimi i lartë, që duan të arrijnë të mençurit e të urtët. Ata përpiqen e sakrifikojnë shumë për të patur jakin-in, sigurinë e plotë të imanit. Ata synojnë të arrijnë dijen e saktë dhe të plotë për çdo çështje të fesë e të besimit, sepse kështu largojnë çdo dyshim, që i pengon njerëzit për pranimin e të vërtetës. Allahu i Madhëruar e bëri Shpalljen, që ia dhuroi Profetit (a.s.), si burim të pashtershëm të urtësive të mrekullueshme, të cilat forcojnë besimin dhe largojnë dyshimet. Por kjo Shpallje do të bëjë edhe dallimin mes të sinqertëve dhe gënjeshtarëve mosbesues, në varësi të mënyrës se si ata do të trajtojnë ajetet e Zotit të Madhëruar, i Cili thotë: - “...ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje dhe jobesimtarët të thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” - Ata që i kanë zemrat të sëmura me sëmundjen e dyshimit dhe të hipokrizisë, ashtu si dhe mohuesit, thonë: “Çfarë deshi Zoti me këtë shembull?!” Kështu, ata tregojnë se janë të çoroditur, të zhytur në dyshime dhe mohues të ajeteve të Allahut. Në lidhje me besimin në Shpalljen e Allahut, njerëzit ndahen në: - të udhëzuar, të cilëve Allahu u ka dhënë sukses të besojnë Shpalljen e Tij; - të paudhëzuar, të cilëve Allahu nuk u ka dhënë sukses të pranojnë Shpalljen e Tij. Këta i nënvleftësojnë dhe hedhin dyshime për ajetet e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep atij që Ai do, siç thuhet më pas: - “Ja, kështu Allahu e lë të humbur atë që Ai do dhe e udhëzon atë që do.” - Ata të cilët Zoti i udhëzon e konsiderojnë Shpalljen e Tij ashtu sikurse është: mëshirë e mirësi, si përforcues dhe shtues të imanit dhe si plotësues të fesë së tyre. Ndërsa për ata që Ai i ka lënë në humbje, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, kjo Shpallje bëhet shkak për shtimin e dëshpërimit dhe fatkeqësisë së tyre. Ata tregohen mohues, ndërkohë që kanë për detyrë t’i pranojnë fjalët dhe porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij, duke u dorëzuar dhe duke punuar e jetuar sipas tyre. - “Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush veç Tij.” - Ushtritë e Zotit, me melekë e me krijesa të tjera, nuk i di askush tjetër, veç Zotit që i krijoi. Atëherë, meqenëse ju nuk dini gjë rreth ushtrive të Tij, atëherë është detyrim për ju që t’u besoni fjalëve të Tij, pa pasur e shprehur asnjë dyshim a pasiguri. - “Ky (lajm) është veçse një kujtim për njerëzit.” - Ky paralajmërim nuk është një kotësi dhe lojë, por ka një qëllim të rëndësishëm. Ai është sjellë për të kujtuar e këshilluar njerëzit, me qëllim që t’i udhëzojë ata te gjërat që u sjellin dobi dhe për t’i larguar nga çdo vepër e dëmshme për ta. - “Betohem në Hënën, Edhe në natën, kur ajo tërhiqet, Edhe në agimin, kur ai shkrep,” - Allahu i Madhëruar betohet në Hënën, kur ajo është e plotë, betohet në natën, kur ajo largohet e ia lë vendin ditës, dhe në agimin, kur ai çel. Këto janë betime të rëndësishme në disa krijesa të mrekullueshme, të cilat janë shenja madhështore të Allahut të Lartësuar. 42 Ato

dëshmojnë për pushtetin e urtësinë e Tij të plotë e absolute, tregojnë për sundimin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, si edhe për diturinë e Tij të madhe dhe të pakufishme. Po përse betohet i Madhëruari? Ai thotë: - “S’ka dyshim se ai (Zjarri) është një nga belatë më të mëdha. Ai është vërejtje për njerëzit. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë apo të ngecë në vend.” – Pra, Zjarri pa dyshim që është nga çështjet më të mëdha dhe më të rëndësishme, për të cilin duhet patur shumë kujdes. Kështu, i Madhëruari betohet për vërtetësinë e zjarrit të Xhehenemit. Kjo do të thotë që, secili prej nesh që dëshiron të përparojë, le të bëjë ato vepra që e afrojnë te Zoti dhe që fitojnë kënaqësinë e Tij, le të nxitojë drejt Xhenetit të bujarisë së të Gjithëmëshirshmit, në atë vend ku Ai i nderon të zgjedhurit e Tij. Ndërsa ata që nuk e dëshirojnë afrimin me Zotin dhe mirësitë e premtuara prej Tij, ata vazhdojnë e merren me kotësira e mosbindje ndaj Zotit. Ata i kanë kthyer shpinën qëllimit për hir të të cilit Zoti i krijoi, pra, adhurimit të përkushtuar ndaj Tij, si Një i Vetëm dhe i Pashoq, me dashuri e madhërim. Ata nuk synojnë ato fjalë e vepra që Zoti i dëshiron prej tyre, por zhyten në gjynahe e në mosbindje, në mospërfillje të paralajmërimeve të sjella nga Zoti, përmes shpalljeve dhe profetëve. Kështu, ata vazhdojnë të afrohen në zjarrin e Xhehenemit, derisa e bëjnë të pakthyeshëm ndëshkimin në të. I Lartësuari e ka qartësuar të vërtetën dhe rrugën që të çon tek Ai dhe në Xhenetet e Tij. Ai, gjithashtu, i ka nxitur njerëzit që të kryejnë ato vepra që i ka treguar në Shpalljen e Tij. Pas kësaj, çdo njeri ose do të besojë i qartë, ose do të mohojë i qartë dhe me vetëdije të plotë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Thuaj: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. ” [Kehf, 29].

← Mudethir 74:31