74. Mudethir · ajete 42–50

سورة المدثر
42

مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ

Ma selekekum fi sekare

"Çka u solli juve në Sekar?"

43

قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ

Kalu lem neku minel-muselline

"Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);"

44

وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ

We lem neku nut’imul-miskine

Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;

45

وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ

We kunna nehudu me’al-ha’idine

Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.

46

وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

We kunna nukedhdhibu bijewmi ed-dini

Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.

47

حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ

Hetta ‘etanal-jekinu

"Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!"

48

فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ

Fema tenfa’uhum shefa’atu esh-shafi’ine

E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,

49

فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ

Fema lehum ‘anit-tedhkireti mu’ridine

Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur'anit)?

50

كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ

Ke’ennehum humurun mustenfiretun

Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).