74. Mudethir · Ajeti 56 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 74:32–74:56

Pasi që përmendet xhehenemi më i tmerrshëm, përmenden zebanijet, (në numër) që ithtarët e librit i besonin, pse ashtu ishte edhe në librin e tyre, e besimtarët myslimanë nuk kishin kurrfarë dyshimi në thëniet e Kur'anit. Zoti i madhërishëm betohet në disa prej krijesave të rëndësishme se dita e kijametit dhe zjarri i xhehenemit është ndër shqetësimet më të mëdha,kush do le të bëjë vepra të mira dhe kush do le të mbetet në ërrësirë. Veç besimtarëve çdo njeri do të jetë peng i punës së vet, e besimtarët, do t'u drejtojnë pyetje nënçmuese kriminelëve: "Përse jeni në xhehenem" Ata do të përgjigjen: "Nuk jemi falur, nuk i kemi ushqyer të varfërit, jemi përzier me ata që flisnin kundër Kur'anit, nuk e besonim ditën e gjykimit, dhe të tillë ishim derisa na kapi vdekja". Ata ishin të çoroditur kur përveç që i bënin mëni Muhammedit, mendonin se është dashur edhe atyre t'u vijë shpallje, t'i barazojë Zoti edhe kriminelët me Pejgamberin?! Kur'ani është mësimi më i lartë, kush do merr mësim, por duhet ditur se Zoti është Ai që meriton njohje e respekt, e kush i ruhet dhe e respekton Atë, Ai është që ndihmon dhe falë mëkatet.

Shkaku i zbritjes së ajetit: "... numrin e melekëve nuk e përcaktuam për tjetër, por vetëm — E i "Ti ea — për t'i vënë në sprovë jobesimtarët...", ishte Ebu Xhehli. Ai u paska thënë kurejshitëve: "Ky për t'i vënë në sprovë jobesimtarët...", i biri i delës, duke aluduar në Muhammedin, po na e frikëson me xhehenem që e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë engjëj e ju jeni shumë, a nuk do t'i mposhtni ata...?"

Lidhur me numrin e përmendur të engjëjve mbikëqyrës, interpretuesit e Kur'anit kanë dhënë mendime për atë numër të posaçëm, e një prej atyre mendimeve është se, kompleksi i fuqive shtazarake e natyrore në njeriun, janë nëntëmbëdhjetë dhe secila fuqi prej tyre ka veprimin e vet të veçantë dhe përgjegjësi të veçantë, andaj për çdo mase ndëshkuese është dashur t'i besohet një engjëlli. Allahu e di më së mirit Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muddeththiru.Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 74:38–74:56

- “Çdo njeri është peng i veprave të ve - ta.” - Gjendja e robit është e lidhur ngushtë me veprat që ka bërë në dynja, dhe ashtu do të gjykohet në Ditën e Kijametit. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “... përveç të djathtëve, të cilët do jenë në kopshte Xheneti dhe do t'i bëjnë pyetje njëri-tjetrit rreth zullumqarëve.” - Ndërsa për ata që u jepet libri nga e djathta, Allahu i Lartësuar thotë se ata do të pyesin rreth gjendjes së keqbërësve, ndërkohë që vetë do të jenë në dhoma të larta, në Xhe - netin e mirësisë. Ata do t’i pyesin krimi - nelët e keqbërësit, të cilët janë në skutat e errëta të Xhehenemit: - “Çfarë ju solli në Sekar?” Ata do për - gjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit ...” - Ne nuk adhuronim Zotin tonë duke iu nën - shtruar dhe ashtu sikurse Ai urdhëroi përmes shpalljeve dhe profetëve. Gjitha - shtu, nuk bënim bamirësi për krijesat, që ishin njëlloj si ne. - “... por përziheshim me të tjerët në vepra të kota.” - Pra, flisnim për çështje që nuk i dinim. Katadja shpjegon: “Sa herë që një i devijuar e refuzues i të vërtetës me vetëdije na ftonte në rrugën e humbjes, ne e ndiqnim pas në rrugën e tij, dhe kështu e braktisëm të vërtetën, së bashku me ta. - “Ne nuk e besonim as Ditën e Gjykimit, ...” – (Ky është përfundimi i angazhimit me të kotën dhe i shpërfilljes së të vërtetës e

porosive të Zotit. Mohimi i të vërtetës, sidomos për Ditën e Gjykimit, atëherë kur Zoti do t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre, është shkaku i dëshpërimit dhe i ndëshkimit të përjetshëm. Atë ditë, krije - save do t’u shfaqet i qartë dhe i plotë pushteti dhe mbretërimi i Allahut. Atë ditë do të duket gjykimi i Tij i drejtë dhe i urtë për gjithçka dhe për gjithkënd. (Sadi)) - “...derisa na erdhi e Vërteta e sigurt.” - Domethënë, derisa na erdhi vdekja. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë Ora e sigurt (vdekja)!” [Hixhr 99]. Gjithashtu, Profeti i Allahut, duke folur për Uthman Ibn Medhunin, i cili sapo kishte vdekur, tha: 2791. “Atij tashmë i erdhi e vërteta nga Zoti i Tij.” Pra, i erdhi vdekja.194 - “Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. ” - Ditën e Kijametit, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i atyre që do t’u lejohet të ndërmjetësojnë atë ditë, sepse ndërmjetë - simi bëhet vetëm për ato kategori që Zoti ka lejuar. Ndërsa ata të cilët e takojnë Zotin si mohues, në Ditën e Kijametit atyre u takon zjarri në mënyrë të pashmangshme dhe aty do të jenë përjetësisht. - “Po çfarë kanë ata që i largohen këshi - llës?” - Ç’është me këta mohues, të cilët i kthejnë shpinën ftesës, këshillave dhe para - lajmërimeve të tua? Madje, kur ti i këshillon, ata: - “Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit. ” - Ata u ngjajnë gomarëve të egër, të cilët vrapojnë për t’u larguar nga gjuetarët. Ky është shpjegimi i shumicës së dijetarëve dhe njëri nga shpje - gimet e sjella prej Ibn Abasit. Sipas mendi - mit tjetër, kuptimi është: “... vrapojnë prej luanit, i cili synon t’i kapë.” Ky është mendimi i sjellë nga Ebu Hurejra dhe Ibn Abasi. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm.” - Secili prej këtyre idhujtarëve dëshiron që t'i zbritet një libër e shpallje, siç i është zbritur Profetit. Ky shpjegim vjen nga Muxhahidi dhe të tjerë. Me këtë kuptim, i ngjan fjalës së Allahut: “Kur u vjen ndonjë shenjë (nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. ” [En’am 124]. Ndërsa sipas një mendimi të sjellë nga Katade, shpjegimi është që, çdokush prej tyre kërkon që të shpëtojë, pa bërë asnjë punë të mirë e përpjekje. - “Jo! Ata nuk i frikësohen botës tjetër. ” - Pra, ajo që i shkatërroi ata ishte mosbesimi i tyre në Ditën e Llogarisë. Ata e konside - ruan ringjalljen e llogarinë e drejtë para Zotit si një trillim e gënjeshtër. - “Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer ...” - Shpallja, Kurani është përkujtues dhe paralajmërues i i njerëzve. - “... nga e cila përfiton kush dëshiron. Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Vërtet, këto janë

këshilla, prandaj kush dëshiron, e gjen rrugën që e çon te Zoti i vet. Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu. Pa dy - shim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm. ” [Insan 29 - 31]. (Dëshira dhe vullneti i Zotit janë vendim - tare dhe patjetër të ekzekutueshme. Ato janë gjithëpërfshirëse: prej tyre nuk shpëton asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, e shumtë apo e pakët. Ky ajet është argument kundër kaderive, të cilët i përjashtojnë veprat e robërve nga dëshira dhe vullneti i Zotit. Por ky ajet është argument edhe kundër xhe - brive, të cilët pretendojnë se robi nuk ka asnjë pushtet dhe nuk i është dhënë liri veprimi dhe zgjedhjeje. Këta besojnë se njeriu është i detyruar që t’i kryejë veprat e tij dhe i pafuqishëm që ta zgjedhë vetë atë që vepron. Kështu, në këtë ajet dhe në të tjerë si ai, i Lartësuari na tregon se robi ka liri zgjedhjeje dhe dëshire, po ashtu edhe aftësi e fuqi për të bërë atë që e zgjedh vetë, me dëshirën e tij. Por kjo është sigurisht brenda vullnetit dhe dëshirës së Zotit të Urtë, të Drejtë, të Gjithëditur dhe të Mëshirshëm. (Sadi)). - “Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve! ” - Vetëm Allahu e meriton që t’i frikësohesh. Gjithashtu, vetëm Allahut i takon që të falë gjynahet e atyre që pendohen dhe ndiejnë keqardhje për gjynahet e tyre, duke u kthyer tek Ai të nënshtruar dhe duke u përkushtuar në adhurimin e Tij. Kështu e ka shpjeguar Katadja. Nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej Tij) përcillet të ketë thënë: 2792. “Njëherë, Profeti i Allahut lexoi këtë ajet: “Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!” Pastaj tha: “Ja, pra, Zoti juaj thotë: “Unë e meritoj që ata të më kenë frikë dhe të mos më vendosin shokë e partnerë në adhurim, që vetëm Unë e meritoj. Çdokush që më ka frikë dhe nuk më shoqëron Mua idhuj, e meriton që Unë t’ia fal gabimet.” Hadithin e sjell Ahmedi dhe të tjerë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Mudethir. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 74:49–74:56

- “Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit.” – Ata janë të pavëmendshëm, mospërfillës e të painteresuar. Ata i largohen dhe i urrejnë aq shumë paralajmërimet dhe kërcënimet e Allahut, sa u përngjajnë gomarëve të egër, që vrapojnë të të tmerruar nga luani dhe që trembin edhe njëri -tjetrin, që të largohen sa më shumë. Ja, kështu i largohen ata të vërtetës. Me gjithë urrejtjen që kanë për të vërtetën, ata lëshojnë pretendime të mëdha, sikurse thotë i Madhëruari : - “Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm. Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër.” - Ata pretendojnë që mund t’i nënshtrohen të vërtetës veçse nëse secilit prej tyre i zbret nga qielli një libër i shkruar. Në fakt, ata janë veç gënjeshtarë. Sikur çdo lloj shenje e argumenti t’u sillej atyre nga Zoti dhe Kur'ani, ata nuk do ta besonin të vërtetën, derisa të shohin ndëshkimin e dhembshëm. Atyre u kanë ardhur argumente shumë të qarta për të vërtetën, prandaj, nëse do të kishin ndonjë fije mirësi,

do të kishin besuar. Më pas, i Madhëruari thotë: - “Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer,...” - Allahu i Madhëruar nuk do t’ua japë kurrë atë që kërkojnë, sepse ata, me këto mrekulli e shenja, thjesht duan të justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata nuk e besojnë ahiretin dhe ringjalljen para Zotit. Nëse do ta besonin, ata nuk do të merrnin atë rrugë që kanë marrë dhe nuk do t’u ndodhte ashtu siç do t’u ndodhë. Përemri ‘kjo’ në këtë fragment shënon ose këtë shpallje, ose këshillat, paralajmërimet dhe mësimet që kjo shpallje përcolli. - “...Nga e cila përfiton kush dëshiron.” – Arsyeja është se Allahu i Madhëruar ua ka bërë të qartë rrugën e drejtë, argumentet dhe çdo gjë të nevojshme rreth saj. Por jo çdokush nxjerr mësime prej kësaj, sepse, siç thotë Allahu i Madhëruar: - “Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu.” - Dëshira dhe vullneti i Zotit janë vendimtare dhe patjetër të ekzekutueshme. Ato janë gjithëpërfshirëse: prej tyre nuk shpëton asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, e shumtë apo e pakët. Ky ajet është argument kundër kaderive, të cilët i përjashtojnë veprat e robve nga dëshira dhe vullneti i Zotit. Por ky ajet është argument edhe kundër xhebrive, të cilët pretendojnë se robi nuk ka asnjë pushtet dhe nuk i është dhënë liri veprimi dhe zgjedhjeje. Këta besojnë se njeriu është i detyruar që t’i kryejë veprat e tij dhe i pafuqishëm që ta zgjedhë vetë atë që vepron. Kështu, në këtë ajet dhe në të tjerë si ai, i Lartësuari na tregon se robi ka liri zgjedhjeje dhe dëshire, po ashtu edhe aftësi e fuqi për të bërë atë që e zgjedh vetë, me dëshirën e tij. Por kjo është sigurisht brenda vullnetit dhe dëshirës së Zotit të Urtë, të Drejtë, të Gjithëditur dhe të Mëshirshëm. - “Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!” - Allahu i Madhëruar është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe të Cilit duhet t’i frikësohesh më shumë se çdo gjë tjetër. Është Ai ndaj të Cilit duhet të tregohesh i devotshëm. Allahu është, gjithashtu, Falësi i madh, që e fal dhe mëshiron atë që i frikësohet Atij, duke zbatuar urdhrat e duke lënë haramet, për hir të kënaqësisë së Tij. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Muddeththir.

← Mudethir 74:56