75. Kijame · Ajeti 40 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 75:16–75:40
Nga frika se mos po i shpëton ndonjë fjalë, Pejgamberi ngutej dhe kur ia lexonte Xhibrili Kur'anin, e lexonte edhe ai bashkë me të. Zoti e urdhëroi të mos ngutej, ta dëgjojë me vëmendje Xhibrilin duke ia lexuar, pse Ne do t'ia mundësojmë ta mësojë përmendësh, ta lexojë dhe Ne do t'ia sqarojmë domethënien e tij.
Idhujtarëve u thuhet se nuk është si mendoni ju, e jeni dhënë pas kënaqësive të kësaj jete dhe e keni lënë manash përgjegjësinë në jetën tjetër. Njerëzit e mirë, me fytyra të gëzuara e shikojnë Zotin e vet. Ehlu sunneti është i bindur se Zotin do ta shohim në ahiret dhe si argument është ky ajet dhe hadithet e vërteta. Por, do të ketë edhe fytyra të zymta që presin kur po i kap e keqja.
Rikujtohet edhe momenti kur afrohet shpirti të dalë, e familja kërkon shërimin e tij, ndërsa ai vetë di se po vdes e po ndahet dhe po shkon te Zoti i vet. Kur qëllon që as nuk ka besuar dhe as nuk ka adhuruar, por e ka mbajtur veten lart, i mjeri ai së çka do ta gjejë. Po si po i rritet njeriut mendja, e nuk po mendon se si ishte zanafilla e tij, kush e krijoi, kush e bëri të dy gjinive. Prandaj, ai Zot që pati mundësi t'i bëjë të gjitha këto, a nuk ka mundësi t'i ngjallë të vdekurit?! Ka, po si nuk ka!
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Kijame. E falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 75:26–75:40
Allahu i Lartësuar na tregon për çastet e agonisë së vdekjes së njeriut dhe vështi - rësitë e saj. Allahu na forcoftë në ato çaste me fjalën e vërtetë! Allahu i Lartësuar thotë: - “Jo, mos ashtu!” - Kuptimi: Mos vazhdoni në mosbesim, sepse kur të vijë ai moment, për të cilin je paralajmëruar, o biri i Ademit, nuk do të mund ta mohosh, sepse atëherë do ta shohësh me sytë e ballit dhe do ta përjetosh. - “Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit ...” - Bëhet fjalë për momentin e vështirë, kur shpirti fillon që të nxirret prej trupit dhe arrin në gropën e fytit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur shpirti arrin në fyt, e ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni) , Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni. Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni, nuk e ktheni atë mbrapsht?” [Uakia 83 - 87]. - “... dhe kur të thonë: ‘Kush do t’i këndojë?” – Shprehja ‘ rekâ jerki ’ ka kuptimin ‘bën rukje, ysht’. Domethënë, a ka ndonjë mjek apo ndonjë që bën rukje, - pra, ta yshtë, - dhe ta shërojë. Këto fjalë i thonë njerëzit e afërt, që janë të pranishëm në ato çaste të vështira. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, përmes rrugës së Ibn Xheuzait, se fjala ‘ rakin’ ka kuptimin ‘ngjitet, ngrihet lart’. Pra, kush do të ngjitet me shpirtin e tij lart në qiell? A do të jenë melekët e mëshirës apo melekët e dënimit? Me këtë kuptim, janë melekët që i thonë këto fjalë në momentin e nxjerrjes së shpirtit. - “Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i ba - shkohen me njëri-tjetrin ...” - Domethënë, kur të vdekurit i mblidhen dhe bashkohen kërcinjtë në qefin. - “... atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. - Tek Ai është kthimi, përfundimi. Kështu do të ndodhë, sepse shpirti do të ngrihet drejt qiejve dhe Allahu i Lartësuar do të thotë: 2795. “Kthejeni robin tim në Tokë. Unë prej asaj e krijova, në të do ta kthej dhe prej saj do ta nxjerr edhe njëherë tjetër.” - sikurse thuhet në hadithin e gjatë të Bera’ Ibn Azibit. I Lartësuari thotë: “Ai është Sunduesi i robërve të Vet. Ai vë roje për ju. Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, te Sunduesi i tyre i vërtetë. Vetëm Atij i takon sundimi, dhe Ai është më i Shpejti në llogari.” [En’am 61, 62]. - “Por ai nuk beson dhe as nuk fal na - maz, por vetëm mohon dhe kthen shpi - nën ...” - Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesin, i cili në dynja mohon të vërtetën me zemrën e tij. Ky refuzim në zemrën e tij bën që ai të mos i nënshtrohet asaj dhe të mos punojë sipas asaj që ka shpallur Zoti. Të tillë njerëz nuk kanë mirësi as në zemrat e tyre, sepse ata nuk besojnë të vërtetën, dhe as nga ana e jashtme, pra, në veprat e tyre. - “... e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.” - Domethënë, i vetëkënaqur, duke lëvduar veten, përtac për punë të mira, pa asnjë ambicie dhe vullnet për mirësi dhe pa asnjë punë të tillë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.” [Mutaffifin 31]. “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo, sepse Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.” [Inshikak 13 - 15]. Allahu i Lartësuar na tregon që mohuesi kthehet në shtëpinë e tij
si i vetëkënaqur, i mbushur me vetëpëlqim dhe lëvdata për veten. - “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! - Ky është kërcënim pas kërcënimi prej Allahut të Lartësuar, drejtuar mohuesit, i cili lëvdohet më kot, krenohet, tregohet kryeneç, gjë që duket madje në ecjen dhe sjelljen e tij. Një mburravec mosbesimtar, që nuk fal namazin, që i kthen shpinën të vërtetës dhe ecën gjithë fodullëk, ky kërcë - nim e pret, siç thotë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku tregon ndëshkimin që i pret këta “zotërinj”: “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit! Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ‘Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 49]. Gjithashtu: (Mohuesve do tu thuhet) “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” [Murselat 46]. “Adhuroni përveç Tij çfarë të doni! Thuaj: “Të dështuar në Ditën e Kijametit janë ata që humbën veten dhe familjen e tyre. Ky është ai dështimi i qartë.” [Zumer 15]. “Veproni si të dëshi - roni, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju punoni.” [Fussilet 30]. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Musa Ibn Ebu Aisheh: “Pyeta Said Ibn Xhubejrin rreth këtij ajeti dhe ai më tha se: 2796. “Këtë ia tha Profeti i uhallA ,ërehëta ,ehd tilhehX ubE ﷺ Lartësuar dhe Krenar zbriti këtë ajet.” Kështu e shënon Nesaiu. - “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! ” - Mos vallë, mendon njeriu se është lënë pa përgjegjësi, pa urdhra dhe pa ndalesa. Mos vallë, do të lihet në varrin e tij ashtu i braktisur, duke mos u ringjallur më kurrë?! Përkundrazi, njeriu në jetën e kësaj bote ka urdhëresa të qarta, ka ndalesa të qarta dhe është porositur që t’iu përmbahet rregullave dhe shpalljeve të Zotit, prandaj, pa dyshim që nuk do të lihet i tretur e i harruar në varr, por do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar, për të vazhduar në jetën e ahiretit. Qëllimi këtu është për të treguar se Dita e Ringjalljes është një e vërtetë e sigurt, për të cilën askush nuk duhet të ketë dyshim. Pra, ky ajet vjen si kundërshtim i atyre që e mohojnë vërtetë - sinë e kësaj dite, i atyre njerëzve që janë të devijuar, të zhytur në injorancë dhe që e refuzojnë të vërtetën në kokëfortësi, edhe pse e dinë mirë vërtetësinë e saj. Në vijim, i Lartësuari argumenton për vërtetësinë e ringjalljes me faktin se ishte Ai që e filloi krijimin nga mosekzistenca, nga hiçi, kur nuk ekzistonte asgjë: - “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë ...” - A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave? - “... e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?! ” - Bëhet ‘alekah’ - dromcë gjaku, pastaj ‘ mudgah’ - si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu. - “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” - Pra, Ai i Cili e krijoi njeriun dhe e perfeksionoi këtë krijim nga kjo pikë lëngu e dobët, a nuk është i Plotpushtetshëm që ta rikthejë atë, ashtu sikurse e filloi krijimin?! Pa dyshim që, duke marë parasysh pushtetin absolut të Zotit, është më parësore të besohet që ai ta rikthejë krijimin e njeriut, duke e krahasuar me fillimin e krijimit të tij. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga një sahab, që thotë se, një ditë, ai ishte ulur në tarracë dhe ishte duke lexuar Kuran me zë të lartë. Kur ai lexoi: “A nuk është Ai i Plotpushtet - shëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” tha: 2797. “I Pastër dhe i Dëlirë je o Zoti im! Padyshim që po!”. Kur e pyetën përse e tha këtë, ai përgjigj: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺqë ta thotë këtë.” Ebu Daudi sjell një version të ngjashëm të këtij rrëfimi, pa treguar se cili sahab ishte. Megjithatë, kjo nuk e dëmton aspak këtë hadith. Ebu Daudi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2798. “Ai që lexon suren
Tin deri në fund, ku thuhet: “A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?”, le të thotë: Belâ ue in -nâ alâ dhâlike le minesh - shâhidin. (Po, dhe ne për këtë jemi dëshmi - tarë!)”. Ndërsa ai që lexon suren Kijame deri në ajetin: “A nuk është Ai i Plotpu - shtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!”, le të thotë: “Belâ” (Po, o Zot!). Edhe në suren Murselat, ai që lexon: “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!”, le të thotë: Amennâ bil-lah (Besuam Allahun). Kështu e sjellin imam Ahmedi dhe Tirmidhiu. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kijame. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 75:26–75:40
- “Jo, mos ashtu (në mosbesim) ! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit, …” – Këtu, Allahu i Madhëruar i kujton robtë e Tij me gjendjen e agonisë së vdekjes. Kur shpirti të arrijë në gropë të fytit, atje ku eshtrat e dërrasës së kraharorit afrohen me gurmazin, atëherë gjendja e agonisë vështirësohet shumë dhe njeriu kërkon pak lehtësim dhe qetësi. - “…dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë (ta yshtë)?”” – Të pranishmit do të thonë: “Kush do t’i bëjë rukje ose t’i këndojë, për ta shëruar?” Pra, pasi i kanë humbur shpresat nga mjetet e njohura për shërim, ata kërkojnë format fetare të shërimit. Por kur vjen koha e përmbushjes së caktimit të Zotit, ai ekzekutohet e nuk ka kush ta ndalë apo ta kthejë pas. Atëherë robi do të bindet se po ndahet nga dynjaja. - “Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin, atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt.” - Gjendja vështirësohet shumë, sepse po nxirret shpirti jashtë trupit, që ishte mësuar brenda tij. Ai nxirret jashtë, për t’u kthyer tek Zoti dhe për t’u shpërblyer për veprat e kryera dhe për të pranuar gjithçka që ka bërë. Ky kujtim për këtë moment të vështirë i nënshtron shpirtrat që të ndjekin rrugën e shpëtimit të tyre dhe t’i largohen rrugëve të shkatërrimit. Megjithatë, kryeneçët mendjemëdhenj, tek të cilët nuk ndikojnë aspak shenjat dhe ajetet e Zotit, vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me gjynahe e poshtërsi. - “Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën, e pastaj shkon te familja e vet,
gjithë fodullëk!” - Ata nuk besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e Tij për mirë dhe për keq. Gjithashtu, ata nuk falin namazin, por e konsiderojnë gënjeshtër gjithçka që duhej të besohej dhe u kthejnë shpinën urdhrave e ndalesave të Zotit. Kjo kategori njerëzish nuk kanë drojë nga Zoti i tyre. Ata kthehen në familje të pashqetësuar nga ajo që i pret, siç është qëndrimi para Zotit dhe llogaria e vështirë. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon: - “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë!” - I Madhëruari e përsërit kërcënimin për ta theksuar atë. - “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?!” – A mendon njeriu se do të lihet i shpërfillur, se nuk do të urdhërohet e të ndalohet, se nuk do të shpërblehet dhe nuk do të ndëshkohet? Ky, sigurisht, është një mendim i gabuar dhe arsyetim jo i saktë. Ky është një vlerësim jo i drejtë për Allahun e Madhëruar dhe për urtësinë e Tij. Më pas, i Madhëruari i kujton njeriut fillimin e krijimit të tij: - “A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai (Zoti) e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij (uji), Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” - Këto janë fazat nëpër të cilat kalon njeriu në barkun e nënës, para se të formohet e të kompletohet nga i Madhëruari. Ai i krijoi njerëzit në çifte, meshkuj e femra. Atëherë, Ai që e krijoi njeriun në këto faza të ndryshme, a nuk është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit? Pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Këtu përfundon tefsiri i sures Kijame, me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Madhëruar.