77. Murselat · Ajeti 18 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 77:1–77:18

Interpretuesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth pesë ajeteve të para të kësaj sureje. Disa prej tyre thanë se kanë të bëjnë me erëra, kurse disa të tjerë thanë se të pestët kanë të bëjnë me engjëj. Ibni Xheriri nuk dha kurrfarë mendimi. Ibni Kethiri zgjodhi këtë mendim, të cilit ne iu përmbajtëm - thot Sabuniu.

Zoti xh. sh. betohet në pesë sende a qeniese dita e kijametit është një realitet i pamohueshëm.

Erërat janë që sjellin mëshirë, por edhe ndëshkim, që sjellin dobi për njerëz, por edhe dëm. Engjëjt janë ata që zbatojnë urdhërat e Zotit dhe u sjellin shpalljet pejgamberëve, për të mos pasur të drejtë njerëzit të thonë se nuk kemi ditur, për t'ua tërhequr vërejtjen që të largohen nga Rynët e këqija. ijameti shkakton një gjendje kaosi, yjet fiken, qielli hapet, kodrat përplasen e bëhen copë e grimë. Pejgamberët janë të caktuar për atë ditë që të dëshmojnë për popujt e vet. Atë ditë mbretëron drejtësia e Zotit, e cila do të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe vaj halli për ata që nuk besuan.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 77:16–77:28

- “A nuk i shkatërruam Ne popujt më të hershëm ...” - Bëhet fjalë për popujt, që refuzuan profetët. Allahu i Lartësuar na tregon se ky ishte përfundimi i të gjithë atyre që iu kundërvunë profetëve të Tij, duke i quajtur trillues dhe duke refuzuar shpalljet e Zotit. - “... dhe më pas të tjerët, që i shoqë - ruan?” - Domethënë, të ngjashmit e tyre në aspektin e mosbesimit, refuzimit të të vërte - tës dhe veprat e këqija. Ky është rregull i pandryshueshëm i Zotit: ndëshkimi për të njëjtën kategori është i njëjtë. - “Kështu bëjmë Ne me keqbërësit. Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - I tillë ka qenë gjithmonë vendimi i Zotit për keqbërësit. Mjerë ata, për ndëshkimin që i pret tek Allahu i Madhëruar. Më pas, i Lartësuari u bën mirësi krijesave të Tij, duke u dhënë një argument shumë të qartë e të kuptueshëm. Kështu, duke treguar se është Ai që e fillon krijimin e robit nga një pikë lëngu, na udhëzon të kuptojmë se rikthimi është edhe më i lehtë, logjikisht.

- “A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët ...” - Lëng i dobët, i përçmuar, i pështirë, aq i vogël përballë pushtetit të Krijuesit Krenar dhe të Lartësuar. - “Që e vendosim në një vend të sigurt ...” - Ne e përqendrojmë atë në mitër. Atje është vendi ku bashkohet lëngu i burrit dhe i gruas. Mitra është krijuar për këtë qëllim. - “Deri në një afat të caktuar?!” - Pra, deri në një afat të përcaktuar, i cili mund të jetë nga 6 muaj deri në 9 muaj.197 - “Ne e bëjmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Ky është përcaktimi i Zotit dhe Ai është më i miri që përcakton dhe që kujdeset për krijesat. - “A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet të gjallë dhe të vdekur ...” - Shabiu shpjegon dhe thotë: “Brendinë e tokës e bëmë për të vdekurit tuaj, kurse sipërfaqen e saj e bëmë për të gjallët.” - “A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?!” - Allahu vendosi male në tokë, që e bëjnë atë të qëndrueshme, të palëviz - shme, që të mos tronditet dhe të mos anohet. - “A nuk ju kemi dhënë ujin, që ju shuan etjen?” - Pra, ujë të ëmbël, të pijshëm, të pastër, që zbret nga retë ose del nga burimet tokësore, që Zoti ka nxjerrë për krijesat. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mo - huesit.” - Mjerë për ata që, pas gjithë këtyre qartësimeve, vazhdojnë të mohojnë të vërtetën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 77:16–77:19

- “A nuk i shkatërruam Ne popujt më të hershëm...” – Kuptimi: A nuk i shkatërruam jobesimtarët e popujve të shkuar?! - “...dhe pastaj të tjerët që i shoqëruan?” - Po kështu ndëshkuam të gjithë ata mohues e arrogantë prej popujve që erdhën më pas, të cilët e konsideruan Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë si mashtrim. - “Kështu bëjmë Ne me keqbërësit.” - Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për zullumqarët: ndëshkim i pakthyeshëm. Atëherë, pse nuk merrni mësim nga ato që shihni dhe dëgjoni?! - “Mjerë mohuesit atë ditë!” - Mjerë ata që mohojnë të vërtetën, pas vështrimit të argumenteve të qarta dhe pasi mësuan rreth ndëshkimeve të Zotit kundër mohuesve.

← Murselat 77:18