77. Murselat · Ajeti 40 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 77:19–77:40
Në këto ajete parashtrohet fuqia e Zotit, e cila prej një pike të dobët uji, të vendosur në një vend të sigurt, në mitrën e nënës, e ruajti, e zhvilloi, e formësoi, i dha shpirtin dhe e bëri njeri. Toka i mban përmbi vete njerëzit sa janë të gjallë, ndërsa kur të vdesin i ruan në brendinë e vet. Madhëria e Zotit krijoi kodra të mëdha e të forta, të cilat i shërbejnë tokës si shtylla, përndryshe, brendia e saj, që është plot gaze, zjarr e materie të tjera, nuk do ta linin të qetë për asnjë çast. Pastaj na tregon se ato kodra e male janë të larta, në majë të të cilave krijohen dhe zhvillohen re të dendura plot shi e borë, e që mundësojnë të ketë lumenj e burime, prej të cilave njerëzit edhe pinë ujë të pijshëm dhe kultivojnë kopshte e vreshta, pra kodrat e malet janë depo të shiut e të borës, depo të begative të qiellit. Njerëzit shumë vonë e kuptuan pse Zoti për kodra tha: shtylla të forta dhe prej tyre u pajisim me ujë... Fshehtësi e madhe e Kur'anit famëmadht Tmerret e ditës së kijametit përshkruhen për ata që nuk e besuan as Zotin, as Kur'anin që e shpalli Ai, - — e Muhammedin e quajtën rrenacak. Ajo është ditë mjerimi për të tillët, pse nuk ka më shpresë shpëtimi.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 77:29–77:40
Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohuesve të ditës së premtimit dhe të shpërblimit, atyre që nuk besojnë Xhenetin dhe Xhehe - nemin. I Madhëruari na bën me dije se në Ditën e Kijametit atyre do t’u thuhet: - “Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt!” - Pra, bëhet fjalë për flakët e zjarrit, kur ato ngrihen lart. Nga furia e madhe e zjarrit, prej tij dalin tri zgjatime të mëdha, tri degëzime. - “Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve!” - Pra, hija e atij tymi nuk sjell ndonjë freski, pra, nuk është hije freskuese
në vetvete dhe nuk të mbron aspak nga përvëlimi i flakëve të zjarrit. - “Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë ...” - Ato që në gjuhën e kësaj dynjaje i quajmë shkëndija zjarri, në Xhehenem do të jenë shumë të mëdha, si kështje - lla ( kasr). Kështu e shpjegon Ibn Mesudi. Ndërsa Ibn Abasi, Katade, Muxhahidi e të tjerë thonë se kasr janë të ngjashme me rrënjët e trungjet e pemëve. - “... që duken sikur të ishin deve të verdha.” - Xhimaletun Sufr, domethënë, si deve të zeza. Kështu e kanë shpjeguar Ha - seni, Katade, Muxhahidi etj. Këtë shpjegim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Ndërsa Ibn Abasi, Muxhahidi dhe Seid ibn Xhu - bejri thonë se kuptimi është: si litarët e trashë ose cimat e anijeve. Nga Ibn Abasi vjen edhe shpjegimi tjetër, se ato do të jenë si copa të mëdha bakri të shkrirë. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Mjerë ata që mohojnë atë që Zoti ka urdhëruar që të besohet, siç janë ngjarjet e Ditës së Gjykimit. - “Kjo është dita kur ata nuk flasin ...” - Ata nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë. - “... kur nuk u lejohet as që të shfajëso - hen!” - Nuk do të mund të nxjerrin asnjë fjalë dhe nuk do t’u jepet lejë që të arsyeto - hen apo të nxjerrin justifikime. Tashmë faktet u janë dhënë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Gjatë Ditës së Kijametit do të ketë gjendje të ndryshme. Allahu i Madhë - ruar i përshkruan këto gjendje për të treguar lemerinë e madhe, tronditjet e papërshkrue - shme dhe të pashembullta, që do të përjetojë njeriu atë ditë. Prandaj, pas çdo përshkrimi të kësaj dite, i Lartësuari përsërit: - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Pra, mjerë ata, të cilët mo - hojnë këto fakte. - “Kjo është Dita e Ndarjes . Ne do t’ju tubojmë ju dhe ata të mëparshmit. Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëje - ni! Ajo ditë është mjerim i madh për mo - huesit.” - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i pakthyeshëm. Pra, nëse keni fuqi dhe mundësi, që të shpëtoni nga ndëshkimi Im apo t’i shmangeni gjyki - mit dhe vendimit tim, bëjeni! Por, sigurisht, ju nuk keni asnjë mundësi për këtë. Po kështu thotë i Lartësuari në ajete të tjera: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.” [Rahman 33]. Ose: “... e ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është Mbikë - qyrës mbi çdo gjë”. [Hud 57]. Ndërsa në një hadith të saktë thuhet: 2809. “O robërit e Mi! Ju nuk mund të më bëni asnjë dobi dhe kurrsesi nuk mund të më dëmtoni.” Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri, se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretë - rimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të. O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e kam bërë mes jush të ndaluar, prandaj mos bëni padrejtësi! O robërit e Mi! Jam Unë Ai që i ruan dhe i llogarit veprat tuaja! Çdokush që gjen mirësi, le të lavdërojë Allahun dhe çdokush që gjen diçka tjetër, të qortojë veçse vetveten.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 77:35–77:40
- “Kjo është ditë kur ata nuk flasin, kur nuk u lejohet as që të shfajsohen! Mjerë mohuesit atë ditë!” - Ajo do të jetë një ditë shumë e rëndë për mohuesit, të cilët nuk do të jenë në gjendje as të flasin, nga frika dhe tmerri i madh. Edhe nëse mund të justifikohen për mohimin e tyre të Ditës së Gjykimit, atyre nuk do t’u pranohen justifikimet, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “ Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.”. [Rum 57]. - “Kjo është Dita e Gjykimit, që do ju mbledhë ju dhe ata të mëparshmit.” - Ajo është dita kur Allahu i Madhëruar do të bëjë ndarjen dhe gjykimin e drejtë mes krijesave. - “Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni!” – Kuptimi: Nëse keni ndonjë mundësi të dredhoni për të dalë jashtë pushtetit dhe mbretërimit Tim dhe të shpëtoni prej ndëshkimit Tim, bëjeni! Por ju nuk keni asnjë mundësi për diçka të tillë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe. ”. [Rahman 33]. Atë ditë do të shkatërrohen dhe humbasin të gjitha kurthet dhe intrigat e zullumqarëve. Ata do të dorëzohen të pafuqishëm ndaj ndëshkimit të Allahut dhe do të sigurohen plotësisht se ishin gënjeshtarë. - “Mjerë mohuesit atë ditë!” - Mjerë mohuesit, për dënimin që i pret, para të cilit do të jenë të pafuqishëm dhe nuk do të kenë asnjë mundësi për t’i shpëtuar.