77. Murselat · Ajeti 50 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 77:41–77:50

Duket se përsëritet ajeti: vejlun... - të mjerët..., por nuk është përsëritje, meqë në secilin rast ka pasur për qëllim gjësendin që është përmendur.

Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Murselatë Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 77:41–77:50

- “Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve ...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth robërve dhe adhuruesve të Tij të devotshëm, që përmbu - shin detyrimet, largohen nga haramet dhe qëndrojnë brenda kufijve të Tij. Ditën e Kijametit, ata do të jenë në kopshte dhe burime, që gurgullojnë. Gjithashtu, ata do të kënaqen edhe: - “... me larmi frutash, si t’i dëshirojnë.” - Çfarëdo që të kërkojnë në Xhenet, do t’u jepet në çast. - “Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë!” - Këto fjalë ua shtojnë edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenet. - “Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit! Ajo ditë është mjerim i madh për mo - huesit.” - Ky është shpërblimi për ata që bëjnë vepra të mira, që i rregullojnë punët e tyre, ashtu sikurse Zoti ka urdhëruar. - “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” - Këto fjalë u drejtohen atyre që mohojnë ditën e llogarisë dhe shpërblimit me drejtësi. Ky formulim është kërcënim për ata të mjerë, për atë që i pret. Pra, vazhdoni, o të mjerë, në këtë jetë të shkurtër dhe kënaquni me mirësitë e pa - kta të kësaj dynjaje, sepse pastaj do të shty - heni me forcë për në zjarrin e Xhehenemit. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mo - huesit.” - Mjerë për ata që nuk dëgjojnë kërcënimet dhe paralajmërimet e Zotit, ashtu sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tje - tër: “Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak (në këtë botë), dhe pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24], ose: “Thuaj: Ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk kanë për të gjetur shpëtim. Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote, dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk besojnë.” [Junus 69, 70]. - “Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin.” - Kur urdhërohen për të falur namazin, ata tre - gohen mendjemëdhenj dhe nuk i nën - shtrohen Zotit, duke iu lutur dhe adhuruar. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” - Mjerë për ata që nuk zbatojnë urdhëresat e Zotit dhe nuk e adhurojnë Atë. - “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, çfarë fjale tjetër, veç fjalës së Allahut dhe fakteve të Tij besojnë ata?! Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm. Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues.” [Xhathije 6]. Pra, nëse nuk i besojnë Kuranit, kësaj shpalljeje të pastër, të sjellë nga Zoti, ç’fjalë tjetër besojnë?! Imam Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij deri tek Ebu Hurejra, se ka thënë: 2810. “Nëse po lexon suren Murselat, pikërisht ajetin: “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!”, besimtari le të thotë: ‘ Amentu bil-lâhi ue bi ma enzel’ (Besoj Allahun dhe atë që Ai shpalli).” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Murselat.

Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Vetëm Ai të ruan nga çdo e keqe dhe vetëm tek Allahu mbështetemi dhe besojmë të na ndihmojë.

Xhuzi Amme

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 77:46–77:50

- “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë!...” - Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz: - “Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin.” - Ata nuk i përgjigjen thirrjes së Zotit për të fituar çdo të mirë e për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Atëherë, pyesim: A ka kriminel më të madh se ai që e privon veten nga e mira dhe hidhet vetë në ndëshkim?! - “Mjerë mohuesit atë ditë!” - Mjerimi për ta fillon që kur para tyre mbyllen dyert e suksesit për të arritur të mirat e për t’u ruajtur nga të këqijat. Ndodh kështu, sepse ata kundërshtojnë dhe mohojnë Kur'anin e lavdishëm, i cili qëndron në piedestalin më të lartë të drejtësisë e diturisë së vërtetë. Ata refuzojnë që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas tij. - “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!” – Mos, vallë, besojnë të kotën, të cilën Kur'ani e ka shpallur si të tillë?! Apo besojnë fjalët e ndonjë idhujtari, të tejmbushur me gjynahe e padrejtësi? Besimi i tyre nuk ka themele, ku mund të mbështetesh. Përtej dritës së qartë të sjellë dhe të ruajtur nga Zoti, ekzistojnë veçse errësira të thella të mashtrimit dhe devijimit. Përtej të vërtetës të mbështetur në fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, ndodhen veçse gënjeshtrat dhe trillimet e gjynahqarëve të shfrenuar. Shkatërruar qofshin, sa të verbër janë! Mjerë për ta, sa të humbur e të dëshpëruar janë! Në fund, lus Allahun të na falë dhe të na ruajë nga këto fatkeqësi dhe errësira! Ai është Bamirësi dhe Bujari! Xhuz'i Amme

← Murselat 77:50