78. Nebe · Ajeti 16 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 78:1–78:16
Fjala: "Nebe'ë" edhe pse mund të përkthehet me fjalën lajm, ka një domethënie shumë më të madhe, sepse nuk është fjala për një lajm të rëndomtë, por për një ngjarje të madhe, një ndodhi tronditëse, një kumtesë të jashtëzakonshme, pra fjala është për kijametin, për ringjalljen. Idhujtarët i bënin pyetje njëri-tjetrit rreth kësaj çështjeje me qëllim që ta përqeshnin Pejgamberin, kinse ai thotë diçka që nuk ta merr mendja.
Për t'ju ndihmuar që të binden, nëse duan, Zoti u sjell fakte për fuqinë e vet dhe numëron: tokën e përgatitur që të mund të jetohet në të, kodrat që janë ekuilibruese të saj, krijimin e njerëzve të dy gjinive që të ruhet lloji i njerëzve, gjumin si akt që lajmëron lodhjen fizike e psikike dhe nevojën e pushimit, i cili nuk është vepër e njeriut, por dhuratë e Zotit, natën që mbulon me errësirë si petku që mbulon trupin, ditën të ndritshme për të gjallëruar, qiejt e lartë dhe stabilë që në ta nuk ndikon koha e gjatë që të dobësohen, retë që lëshojnë shi të madh si t'i shtrydhte dikush, shi që mundëson rritjen dhe zhvillimin e bimëve, të drithërave si dhe të bimëve të tjera për ushqim të gjallesave.
Këto janë disa nga krijimet e fuqiplotit në këtë jetë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 78:1–78:16
Surja Nebe është shpallur pas sures Mea - rixh. - “Për çfarë i bëjnë pyetje ata njëri - tjetrit? Për lajmin e madh e tronditës ...” - Allahu i Lartësuar i kërcënon idhujtarët dhe ua hedh poshtë pyetjet dhe dyshimet e kota, që ata kanë rreth vërtetësisë së Ditës së Kijametit, që i Madhëruari e quan: ‘lajmit të madh e tronditës’. - “... për të cilin kanë aq shumë kundër - shtime e polemika!” - Pra, njerëzit në lidhje me këtë çështje janë ndarë në dy grupe: besimtarë dhe mohues. Besimtarët, që e besojnë vërtetësinë e kësaj dite dhe mohuesit, të cilët nuk e besojnë se kjo ditë është e vërtetë. Më pas, duke kërcënuar ata që mohojnë ekzistencën dhe vërtetësinë e Kijametit, i Lartësuari thotë: - “Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kup - tojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë!” - Ky është një kërcënim i ashpër dhe i sigurt që do të ndodhë e p ërmbushet. Më pas, i Lartësuari u tregon krijesave për pushtetin e Tij madhështor për të krijuar krijesa të habitshme dhe për të përmbushur çdo gjë që dëshiron. Ai na tregon fakte të tilla, që çuditin mendjet dhe tregojnë qartas për pushtetin e Tij të plotë për të kryer gjithçka që Ai dëshiron, qoftë ajo ringjallja e krijesave apo gjithçka tjetër në gjithësi: - “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtat - shme për ju ...” - Pra, të shtruar, të që - ndrueshme, të palëvizshme, të përshtatshme për krijesat, të nënshtruar për to. - “Dhe malet shtylla?” - Allahu i Madhë - ruar i vendosi malet në Tokë, si shtylla, që Toka të jetë e qëndrueshme për krijesat dhe të mos tronditet për ata që jetojnë mbi të dhe në të. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne ju krijuam në çifte ...” - Ju krijuam mashkull dhe femër, që secili të kënaqet me llojin dhe palën tjetër, dhe kështu të reali - zohet vazhdimësia e llojit dhe e krijesave.
Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe nga argumentet e Tij është edhe ky që Ai krijoi për ju bashkë - shorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” [Rum 21]. - “Dhe gjumin jua bëmë për pushim.” – Allahu i Madhëruar e bëri gjumin ndërpre - rës të çdo lëvizjeje dhe aktiviteti, që të bëhet çlodhja, aq e nevojshme pas veprimtarisë së ditës. - “Natën jua bëmë mbulesë ...” - Domethënë, prehje, çlodhje, qetësim. - “Dhe ditën gjallërim (për të punuar) .” - Dita është bërë e ndritshme, që njerëzit të veprojnë dhe punojnë për arritjen e mirësive të jetës së tyre. - “Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.” - Pra, shtatë qiejt, me gjerësinë e lartësinë e tyre, me rregullin, përpikmërinë dhe përsosmërinë e tyre, me bukurinë dhe stolinë e tyre. Allahu i stolisi ata me planete dhe yje që lëvizin, siç thotë: - “... dhe kemi vënë një Ndriçues, që ngroh.” - Domethënë, vendosi Diellin, i cili ndriçon të gjithë botën. - “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm ...” - Pra, nga retë, të cilat janë të mbushura me ujë. Fjala musirati përdoret edhe për të përshkruar një grua, së cilës i janë afruar periodat. Është thënë, gjithashtu, se musirati janë erërat, por shpjegimi më i qartë dhe i dukshëm është se janë retë e ngarkuara me ujë, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur rete. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë dhe ja, nga mesi i tyre filljonë të dalin pikat e shiut. Ai ia zbret atë kujt të dojë prej robve të vet, dhe ja, ata gëzohen Edhe pse para se t’u zbriste (shiu), ata ishin shpresëhumbur.” [Rum 48, 49.], pra, e zbret shiun nga mesi i reve. Vëreni kur i Lartësuari thotë: mâen thexh-xhaxha - “... shi të bollshëm ...” Pra, ujë me mbushulli dhe të vazhdueshëm, si - kurse ka thënë Profeti :ﷺ2811. “Haxhi më i mirë është ‘el axhu’ dhe ‘el thexhxhu’, duke pasur për qëllim therjet e shumta të deveve si kurbane. Më pas i Lartësuari thotë: - “... që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë ...” - Nëpërmjet këtij uji të bollshëm, të dobishëm dhe të bekuar, Allahu i Lartë - suar nxjerr prej tokës prodhime të lashtash, që mund të magazinohen dhe të ruhen si ushqim për njerëzit dhe për bagëtitë e tyre. Por edhe nebâten, pra, bimësi të gjelbërt, të cilat hahen ashtu të njoma. - “... edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.” - Kopshte me fruta të ndryshme, me ngjyra, shije e aroma të llojllojshme. Kop - shtet janë ‘ elfâfa’, që do të thotë: të mble - dhura, të gërshetuara, të dendura, sikurse thuhet në ajete të tjera: “Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka ar - gumente për njerëzit që kuptojnë.” [Ra’d 4].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 78:6–78:16
Allahu i Lartësuar i pyet njerëzit: A nuk ju kam dhuruar gjithë këto mirësi, që ju të gjykoni për madhështinë Time dhe të më jeni mirënjohës?! - “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,...” - Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë lehtë prej saj. Në të mund të mbillet, të ndërtohet, të hapen rrugë dhe të lëvizet normalisht, për të kërkuar mirësitë që Zoti ka vendosur tek ajo. - “...Dhe malet shtylla?” - Allahu i Lartësuar i ka bërë malet si shtylla, që ta mbajnë Tokën të lidhur e të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ka bërë Tokën të përshtatshme, për një jetë normale. Jo vetëm kaq, por, me pamjen madhështore të maleve, Allahu i Lartësuar e ka bërë edhe më të bukur Tokën, ku ne jetojmë. - “Ne ju krijuam në çifte.” - Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri -tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra - tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre. - “Dhe gjumin jua bëmë për pushim. ” - Pra Allahu i Lartësuar e bëri gjumin si qetësim dhe çlodhje për ne nga gjithë ato angazhime dhe vepra të ngarkuara gjatë ditës, që nëse do të ishin të vazhdueshme do të na dëmtonin dhe lodhnin shumë, fizikisht dhe shpirtërisht. - “Natën jua bëmë mbulesë, dhe ditën gjallërim (për të punuar) .” - i Gjithëmëshirshmi e ka bërë natën dhe gjumin si mbulesë për njerëzit, që të qetësojë e çlodhë trupin e mendjen e tyre. Ndërsa ditën Ai e bëri për aktivitet, për të kërkuar mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë i Lartësuari, për mirësitë e tij të panumërta!
- “Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,..” - Allahu i Lartësuar ka ndërtuar sipër nesh shtatë qiej madhështorë dhe të fuqishëm. Është i Plotfuqishmi që i mban ato në atë rregull aq preciz, që të mos shkatërrohen. Përveçse si mburojë për tokën, i Madhëruari e ka bërë qiellin me shumë mirësi, që janë të domosdoshme për jetën në Tokë. Një nga këto mirësi jetike për Tokën është edhe Ndriçuesi, pra, Dielli, të cilin i Lartësuari e përmend në mënyrë të veçantë: - “...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.” - Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘ sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?! - “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,...” - Me rregullin e mrekullueshëm, sipas të cilit funksionon kjo gjithësi, Allahu i Lartësuar ka mundësuar që, nga retë të bjerë shi, të cilin i Gjithëmëshirshmi e ka përshkruar si ‘thexh-xhâxhâ’, pra, të bollshëm. Jo vetëm kaq, por Ai e lëshon shiun me formën më të dobishme për krijesat. Çfarë do të ndodhte nëse shiu do të binte mbi tokë dhe mbi krijesat vetëm me vrull e forcë?! - “...që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë (foragjere) edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.” - Nëpërmjet shiut, i Lartësuari u jep jetë, në mënyrë të veçantë, drithërave, si: grurit, elbit, misrit, orizit etj., që janë ushqim kryesor për njerëzit, po ashtu edhe të gjithë bimëve të tjera, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si ushqim të domosdoshëm për kafshët. Me ujin e shiut, gjithashtu, rriten pemët, çelin frytet e tyre dhe gjelbërojnë kopshtet e pyjet. Atëherë, duke qenë se Allahu i Lartësuar ju ka falur të tilla begati e mrekulli, si është e mundur që ju e mohoni dhe nuk tregoni mirënjohje ndaj Tij? Si është e mundur që ju ta quani të gënjeshtërt lajmin e Tij rreth vërtetësisë së Ditës së Gjykimit, të cilin Ai e ka sjellë nëpërmjet profetëve të Tij?! Si është e mundur që, duke shfrytëzuar mirësitë dhe begatitë e dhuruara prej Tij, ju të bëni gjynahe apo të tregoheni arrogantë dhe mospërfillës ndaj urdhrave të Tij?!