78. Nebe · Ajeti 40 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 78:17–78:40
Dita e gjykimit quhet edhe dita e ndarjes, ngase atë ditë Allahu me gjykimin e vet bën ndarjen për në xhennet ose në xhehenem, e cila është caktuar për tubimin e të gjithëve. Atë ditë i fryhet surit për ringjallje dhe njerëzit paraqiten në grupe, qielli është hapur, kodrat janë bërë hi e pluhur, xhehenemi u rri në pusi dhe i kap ata që ishin arrogantë dhe aty do të jenë përherë e për kohë pa mbarim, ata nuk do të kenë me çka të freskohen, pos me ujë të valë, dhe sa herë që kërkojnë dhe luten për lehtësim, vuajtja u shtohet edhe më shumë. Interpretuesit e Kur'anit thonë se ky është ajeti më i ashpër në tërë Kur'anin, përkitazi me banorët e zjarrit. Dënim i rëndë por i meritueshëm është ky, sepse përgënjeshtruan dhe nuk llogaritën se do ta përjetojnë atë ditë e nuk e dinë se çdo vepër e njeriut është e evidentuar saktësisht.
Njerëzit e devotshëm do të kenë kënaqësi të mëdha, edhe për arsye se besuan e bënë vepra — — të mira, por edhe dhurata nga bujaria e Zotit të madhëruar sa që atë: ditë edhe shpirtrat më të lartë dhe engjëjt qëndrojnë gatitu dhe askush nuk mund të flasë pa i dhënë leje Zoti. Njeriu i sheh veprat e veta, andaj thotë: "Do të kishte qenë fat për mua sikur të kisha qenë dhë e jo njeri, ose të isha bërë dhë si kafshët që bëhen pasi ta kenë marrë hakun prej njëra-tjetrës.
Falënderoj Allahun e madhëruar për ndihmën që më dhuroi dhe e përfundova përkthimin dhe komentimin e kësaj sureje.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 78:37–78:40
- “Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndër - mjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” - Allahu i Lartësuar na tregon për madhë - shtinë dhe lartësinë e Tij dhe për faktin se Ai është Zoti, Sunduesi, Mbretëruesi i qiejve dhe i Tokës dhe çka mes tyre. Ajeti tregon se Ai është i Gjithëmëshirshmi, më - shira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. I Madhëruari thotë: “Ai është i Gjithëmë - shirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” Pra, askush nuk ka të drejtën që t’i drejtohet dhe t’i flasë Atij, përveçse me lejen e Tij, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Askush nuk mund të ndër - mjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “ Kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur.” [Hud 105]. - “Atë ditë, Shpirti dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar.” - Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për fjalën “Shpirti” në këtë ajet. Disa thonë se bëhet fjalë për shpirtrat e bijve të Ademit. Mendimi i dytë është se ata janë bijtë e Ademit. I treti thotë që ata nuk janë bijtë e
Ademit, por thjesht vijnë në pamjen e tyre. I katërti: Ai është Xhibrili (a.s.). Kështu është emërtuar Xhibrili (a.s.) edhe në ajete të tjera si: “Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës),” [Shuara 193, 194]. Mukatil Ibn Hajani thotë: “Ruhu është meleku më i nderuar dhe i afërt i Zotit, që është përgjegjësi për shpalljet e Zotit. Me - ndimi i pestë: Bëhet fjalë për Kuranin. I këtij mendimi është Ebu Zejdi, që argume - ntohet me faktin se kështu është quajtur edhe Kurani, sikurse vjen në ajetin tjetër: “Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë.” [Shura 52]. Imam Ibn Xheriri nuk ka zgjedhur ndonjë prej këtyre shpje - gimeve. Shpjegimi më i goditur mendoj se është që bëhet fjalë për bijtë e Ademit (a.s.). Pra, gjithë njerëzimi dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar në atë ditë. - “Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi ...” - Në hadith të saktë thuhet se: 2812. “Atë ditë kanë për të folur veçse të dërguarit dhe lajmëtarët e Zotit.” - “... dhe që thotë të vërtetën.” - Dhe thotë veçse të vërtetën. - “Ajo është dita e vërtetë.” - Ajo ditë do të vijë patjetër, në mënyrë të pashmang - shme. - “Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.” - Të kthehet tek Zoti i tij i penduar, i nënshtruar me besim ndaj Tij. - “Ne i kemi paralajmëruar ata për një dënim të afërt.” - Për dënimin në Ditën e Kijametit. I Lartësuari na tregon se kjo ndodhi ka për t’u përmbushur patjetër dhe është aq e sigurt, sa konsiderohet se është shumë afër. - “Atë ditë, njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta ...” - Do t’i para - qiten të gjitha veprat, të mirat dhe të këqijat, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - , pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. ” [Kehf 49]. “ Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” [Kijame 13]. - “... ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé!” - Vijnë disa thënie nga Ebu Hurejra, Abdullah Ibn Amri e të tjerë, ku tregohet se kjo do të ndodhë atëherë kur Allahu i Madhëruar të gjykojë kafshët, aq sa do t’i jepet haku deles që nuk kishte brirë, kundër asaj deleje që pati brirë dhe që e dëmtoi në dynja. Pas kësaj, i Madhëruari do t’u thotë kafshëve: “Bëhuni dhe!”, dhe kështu ato do të bëhen dhe. Atëherë mohuesi do të dëshironte që edhe ai të bëhej dhe. Kjo është koha, kur ai do të thotë: “Ah, sikur të isha dhé!”. Ky kuptim është sjellë në hadithin e njohur të Surit. Allahu është më i dituri.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 78:37–78:40
- “Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi,...” – Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit: - “...të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” - Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari: - “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar...” - Edhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar dhe nuk do të flasin, veç nëse i jep leje Rahmani. - Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” - Ai që flet duhet të plotësojë dy kushte: ta lejojë Rahmani dhe të thotë të vërtetën, sepse ajo është dita kur do të zbulohen të vërtetat. - “Ajo është Dita e vërtetë...” - Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë: - “...Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.” – Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit. - “Ne i kemi paralajmëruar ata (njerëzit) për një dënim të afërt...” - Çdo gjë që pritet të vijë është afër. Edhe Dita e Gjykimit është shumë pranë. Të mos ju duket e largët dita e takimit me të Madhëruarin. Ajo do të jetë një ditë shumë
e trishtueshme, nëse nuk fillon që tani të adhurosh Allahun e Madhëruar. - “...Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta,...” - Asgjë nuk mund të të shpëtojë atë ditë, veç nëse ke bërë vepra të mira për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Atë ditë njeriu do të shohë se çfarë ka bërë me duart e veta, dhe kjo është vetmja shpresë për shpëtim. Për këtë arsye, në këtë botë, njeriu duhet të llogarisë vetveten dhe të rregullojë marrëdhëniet me Zotin e tij, para se të jetë shumë vonë, sikurse thuhet në Kur'an: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. Sikur ta zbrisnim këtë Kur'an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [El hashr 18 – 24.] - “...ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé! ”” - Jo besimtarët (qafirët) do të dëshironin të zhdukeshin dhe të mos ekzistonin më. Ata do të dëshironin të vdisnin dhe të mos ngjalleshin më, sepse ajo ditë do të jetë e mbushur me dëshpërim dhe dhimbje për ta. Çdokush që ka një mirësi, le të falënderojë Allahun e Lartësuar, ndërsa çdokush që i bie një e keqe, le të qortojë veç vetveten. E lusim Allahun që të na ruajë nga kufri dhe nga çdo e keqe tjetër, se Ai është Bamirës dhe Bujar i madh.