79. Naziat · Ajeti 46 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 79:15–79:46

Zoti xh. sh. i përkujton Muhammedit a.s. ngjarjen e Musait se si e ka thirur atë, i ka folur dhe urdhëruar, kur ai ishte në një luginë në fund të kodrës Sina e i ka thënë: Shko te faraoni se ai i ka kaluar kufijtë me padrejtësi e arrogancë dhe i thuaj: a i shkon mendja të hiqet prej punëve të këqija, por faraoni nuk çau kokë për të, andaj Musai ia tregoi mrekullinë e madhe, shkopin e shndërruar në gjarpër, e faraoni iku, por i thirri magjistarët dhe popullin e vet, u mbajti fjalim e u tha se është zoti i tyre më i lartë, ndërsa para katërdhjetë vjetëve po kështu u pat thënë se nuk kanë zot tjetër pos tij. Për atë Allahu e shkatërroi. E shkatërroi si për shkak të thënies së parë ashtu edhe për të fundit. Me këtë u tërhiqet vërejtja mekasve se edhe ata do t'i gjejë një e keqe e tillë, sepse për Zotin kjo nuk është ndonjë punë e rëndë, kur dihet se Ai e ndërtoi qiellin, e ngriti e lart, e bëri natën të errët dhe ditën të ndritshme, pastaj përgatiti tokën që në të të mbijnë bimë dhe atë e përforcoi me kodra e male të forta.

E, kur të vijë dita e kijametit, dita e llahtarisë më të madhe, do të duket se kush çka ka punuar, e si peshojë për matjen e vetes, njeriut i mjafton kjo: kush ka bërë zullum dhe është dhënë pas kënaqësive të kësaj jete, duke marrë nëpër këmbë sjelljet dhe punët e mira, ai nuk ka vend tjetër pos në xhehenem, ndërsa kush i është frikësuar përgjegjësisë para Zotit, e ka penguar lakminë ndaj punëve të këqija, ai do ta ketë vendin në xhennet.

Kur do të bëhet kijameti, nuk di kush pos Zotit, por është e ditur se kundërshtarëve do t'u duket sikur nuk kanë jetuar në këtë botë më shumë se një mëngjes a një mbrëmje.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj sureje. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 79:34–79:46

- “E, kur të vijë Katastrofa më e madhe ...” - Është fjala për Ditën e Kijametit. Ibn Abasi shpjegon: Quhet “ Tammetul kubra ”, sepse çdo shkatërrim i lemerishëm të duket i vogël para saj, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 46]. - “... atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë.” - Atë ditë, biri i Ademit do të kujtojë gjithçka që ka bërë në dynja, punë të mira dhe të këqija, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Atë ditë do të sillet Xhehe - nemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndër - gjegjësim atij? Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”” [Fexhr 23, 24]. - “Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh.” - Ai do të shfaqet për të gjithë ata që shohin. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim, do ta shohin atë me sytë e tyre. - “Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë ...” - Ai që rebelohet me kryelartësi dhe kalon kufijtë e vendosura nga Zoti. - “... dhe i ka dhënë përparësi jetës së kë - saj bote ...” - I jep përparësi dynjasë ku - ndrejt çështjeve të fesë dhe ahiretit. - “Xhehenemi do të jetë vendi i tij.” - Xhahim është një nga emrat e Xhehenemit. Ushqimi i tij do të jetë Zekumi, kurse pija e tij do të jetë prej Hamimit. - “Kurse për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë ...” - Ai që ka patur frikë qëndrimin përpara Zotit Krenar dhe të Lartësuar dhe, për këtë shkak, frenon veten nga ndjekja e shfrenimit dhe epshit. Ai i bindet vetëm Allahut të Madhëruar, të dashurit të vërtetë, Atij që kujdeset dhe i dhuron robit çdo mirësi. - “Xheneti do të jetë vendi i tij.” - Vendqëndrimi i tij i përjetshëm do të jetë Xheneti. - “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen

për të.” - Diturinë për këtë ndodhi të madhe nuk e ke ti dhe asnjë krijesë tjetër. Ajo është një dituri, që Allahu krenar dhe i Lartësuar e ka veçuar vetëm për Veten e Tij, siç thotë Allahu i Madhëruar në ajetin tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Ea’raf 187]. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë: “Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.”. Po kështu, kur Xhibrili (a.s) i shkoi Profetit ﷺ në formë njeriu dhe e pyeti se kur do të ndodhë Kijameti, ai iu përgjigj: “I pyeturi për këtë nuk është më i ditur se pyetësi.”. - “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” - Unë të dërgova ty ndër njerëz veçse për t’i paralajmëruar ata, për t’i këshilluar dhe kërcënuar, që të ruhen nga ndëshkimi i Allahut. Kështu, çdokush që i frikësohet Allahut, duke njohur madhë - shtinë e Tij dhe të pason ty, pa dyshim që ai ka fituar çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe. Ndërsa për të gjithë ata që të kundërshtojnë dhe luftojnë, për ta është dëshpërimi dhe shkatërrimi. - “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. - Kur të ngrihen nga varri në vendin e tubimit, ata do të shohin e dëshmojnë se dynjaja ishte një jetë shumë e shkurtër. Aq e shpejtë dhe e shkurtër është koha e kësaj dynjaje, saqë dikujt prej tyre i duket sikur kaloi një mbrëmje apo një mëngjes prej ditëve të kësaj dynjaje. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Naziat. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo të mirë. Vetëm Ai të ruan nga devijimi dhe gabimet. Vetëm Atij i mbështetemi dhe kemi shpresat për ndihmë dhe mbështetje.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 79:42–79:46

- “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?".” - Mohuesit e kësaj dite, ata të cilët nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para të Drejtit të Gjithëditur, pyesin në formë mosbesimi dhe habie se kur do të jetë kjo ditë kaq e përfolur dhe e frikshme. Allahu i Lartësuar u kthen një përgjigje shumë kuptimplotë: - “Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë?” - Çfarë dobie kanë ata dhe ti nga njohja e kohës së Kijametit?! Kjo nuk sjell asnjë dobi për ta. Pikërisht se njohja e këtij momenti nuk ka asnjë lloj dobie fetare apo të kësaj jete, Allahu i Lartësuar e ka fshehur atë dhe nuk ia ka treguar askujt prej krijesave. Madje, më e dobishme është që ajo të mbetet e fshehtë, dhe i vetmi që di për të është Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë: - “Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” - Kjo është një dije e posaçme për Allahun e Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. [El earaf 187]

- “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” - Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari: - “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” - Mjerë për ta dhe për tregtinë e tyre aq të humbur dhe dëshpëruese!

← Naziat 79:46