8. Enfal · Ajeti 36 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 8:30–8:40

Thuhet se kurejshitët ishin mbledhur në shtëpinë "Nedvetu" dhe po planifikonin kundër Muhammedit. Njëri propozoi ta mbyllnin e ta pengonin të ketë kontakt me njerëz, tjetri propozoi ta dëbonin diku larg, ndërsa Ebu Xhehli propozoi të përgatisin të rinj të armatosur prej çdo fisi që ta mysin, ashtu që gjaku i tij të shpërndahej ndër të gjitha fiset. Ky propozim u pranua, e pëlqeu edhe plaku i Nexhdit, shejtani dhe u shpërndanë.

Me urdhërin e Zotit, Muhammedit i vjen Xhibrili, i thotë të mos flinte në shtratin e tij dhe i jepet leja për shpërngulje. Këtë nimet ia përkujton Zoti Muhammedit pasi që ai ishte në Medinë.

Idhujtarët, në shenjë euforie e lutën Zotin t'i gurëzojë, por ishte ligj i Zotit që të mos shkatërrohet një popull duke qenë në mesin e tyre Pejgamberi. Besa, Zoti nuk shkatërron as popullin që kërkon falje, andaj duhet pasur kujdes dhe gjithnjë duhet kërkuar falje prej Zotit, ngase istigfari është një garanci për shpëtim. Ata e merituan dënimin edhe pse mendonin se ishin kujdestarë të Qabes. Lutjet e tyre rreth Qabes ishin të çuditshme: britmë, lojë, lakuriqësi, e jo përulësi e devotshmëri. Ata u përpoqën ta pengojnë shpalljen e Zotit, bile edhe me pasuri, por kjo ju shkoi huq ngase forcat myslimane i mposhtën dhe dalëngadalë i shkatërruan.

Zoti është mëshirues i madh, andaj sa herë i thirri të heqin dorë prej rrugës së gabuar, u premtoi se do t'ua falë gabimet e bëra e derisa ata nuk pranuan, i lejoi myslimanët që t'i luftojnë deri në fund duke u premtuar se ndihma e Tij do të jetë gjithnjë me ta.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 8:36–8:37

- Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem. - Ky ajet zbriti dhe flet për mohuesit kurejshë, etërit, bijtë dhe vëllezërit e të cilëve u vranë në Bedër. Më konkretisht, ai flet për Abdullah Ibn Ebu Rabia, Ikrime Ibn Ebu Xhehli, Safuan Ibn Umeje. Këta iu drejtuan Ebu Sufjanit dhe atyre që ishin me të në karvanin, të cilin ai arriti ta shpëtojë prej muslimanëve, duke u kthyer në Mekë pak përpara ndodhisë së Bedrit. Ata i thanë: “O kurejshë, Muhamedi ju solli fatkeqësi të madhe dhe vrau më të mirët tuaj! Na ndihmoni me këtë pasuri në luftën kundër tij, se mbase arrijmë të marrim hak për të vrarët tanë!” Dhe ashtu bënë. Pikërisht për këtë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. ...”, deri te: “... Këta janë të humburit.”. Kjo është transmetuar nga Ibn Abasi dhe disa tabiinë. Sidoqoftë, ajeti është i përgjithshëm dhe jep një mesazh gjithëpërfshirës, edhe pse shkaku i zbritjes së tij është i veçantë. Kështu, Allahu i Lartësuar na njofton se mohuesit e besimit të vërtetë e shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar njerëzit nga pasimi i rrugës së drejtë. I Lartësuari na

njofton se ata do ta kryejnë gjithmonë një vepër të tillë dhe se pasuritë e tyre do të treten për të tilla qëllime, por kjo do të kthehet në dëshpërim të madh për ta dhe në fund nuk ka për t’u sjellë asnjë dobi, që ata presin. Kështu do të ndodhë, sepse ata duan të shuajnë dritën e Allahut dhe përpiqen që të lartësojnë fjalën dhe rrugën e tyre mbi të vërtetën, ndërsa Allahu ka për ta plotësuar dhe përmbushur dritën e Tij, edhe pse këtë gjë e urrejnë mohuesit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.” - Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët dhe të këqijtë do t’i vërë njërin mbi tjetrin e të gjithë bashkë do t’i hedhë në Xhehenem. - Alij ibn Ebi Talhate transmeton shpjegimin e Ibn Abasit në lidhje me fjalën e Allahut: “Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët ...”. Ai ka thënë: “Pra, Ai do ti v eçojë e dallojë të lumturit fatbardhë, nga të dëshpëruarit e humbur.” Ndërsa Sudiju shpjegon: “Ai do ti veçojë e dallojë besimtarët nga mohuesit.” Ka mundësi që ky dallim dhe kjo ndarje të ndodhë në ahiret, sikurse ka thënë i lartësuari: “ Atë Ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë, ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. Ne do t’i ndajmë ata nga njëri -tjetri ...” [Junus 28], ose: “Dhe Ditën, kur të vijë Ora (e kijametit) - ajo është Dita e ndarjes (së njerëzve). Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar nëpër kopshte (të Xhenetit) . E sa u përket atyre që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në Botën Tjetër, ata do të jenë në një ndëshkim të pandërprerë.” [Rum 14 - 16], ose: “Dhe ju o keqbërës (mohues të besimit)! Veçohuni sot (nga besimtarët)! ” [Ja Sin 59]. Por ka mundësi që ky dallim dhe kjo ndarje të bëhet në dynja, në mënyrë që Allahu t’i nxjerrë në pah veprat e mohuesve për besimtarët. Në këtë rast kuptimi i ajetit do të ishte: Allahu ua mundëson mohuesve të kenë pasuri të shumta dhe ti shpenzojnë në luftën kundër besimtarëve, në mënyrë që kështu “... t’i veçojë të këqijtë nga të mirët, ...”. Pra, për të nxjerrë në pah ata që i binden Allahut në ur dhrin për të luftuar kundër armiqve mohues të besimit, nga ata që i bëjnë bisht kësaj përballjeje. Sikurse thotë i lartësuari: “ Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut, për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët. Atyre iu tha: “Ejani e luftoni në rrugën e Allahut ose (së paku) për të mbrojtur veten!”. Ata thanë: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë (e vërtetë) , ne do të vinim pas jush.” Atë ditë, ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Ata thoshin me gojën e tyre gjëra që nuk i kishin në zemrën e tyre, por Allahu e di mirë se çfarë fshehin ata.” [Al Imran 166 - 167], ose: “Allahu nuk do t’i lërë kurrë besimtarët, ashtu siç jeni ju, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk do t'ju lejonte juve t'i zbuloni të fshehtat (që i di vetëm Ai) . Por Allahu zgjedh atë që do nga të dërguarit e Tij (për t'ia zbuluar të fshehtat). Prandaj, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij. Nëse besoni dhe ruheni, do të keni një shpërblim të madh.” [Al Imran 179]. Ose: “Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë . Allahu nuk i do të padrejtët. Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 140 - 142]. Atëherë, sipas këtyre ajeteve, kuptimi i këtij ajeti është: “Ne ju sprovuam nëpërmjet mohuesve, duke bërë që ata t’ju luftojnë dhe u dhamë mundësi që të shpenzojnë shumë nga pasuria e tyre. E gjithë kjo u realizua për një qëllim: “Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët dhe të

këqijtë do t’i vërë njërin mbi tjetrin e të gjithë bashkë do t’i hedhë në Xhehenem.” Domethënë, ka për t’i tubuar dhe bashkuar të gjithë njëri mbi tjetrin. - Këta janë të humburit. - Këta janë të humburit në këtë botë dhe në tjetrën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 8:36–8:37

Allahu i Lartësuar na bën të qartë armiqësinë, kurthet dhe intrigat e idhujtarëve, të cilët kanë shpallur hapur luftë kundër besimit të vërtetë. Ajeti tregon përpjekjet e idhujtarëve për shuarjen e dritës së Allahut të Lartësuar, për mbulimin e fjalës dhe mesazhit të Tij. Ai na siguron se të gjitha këto kurthe dhe intriga do t’u kthehen dhe do të godasin ata vetë, që i ngrejnë, sepse, normalisht, kurthet dhe intrigat e padrejta godasin veçse thurësit e tyre. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut.” - Jobesimtarët investojnë pasurinë e tyre, që e vërteta të paraqitet si e kotë dhe që e kota të forcohet dhe të përhapet sa më tepër. Ata përpiqen të pengojnë njësimin e Rahmanit në adhurim. Ata luftojnë që të triumfojë dhe të përhapen besëtytnitë e idhujtaria. - “Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; ...” - Ata do ta shpenzojnë pasurinë, madje me lehtësi, sepse janë shumë të përkushtuar ndaj së kotës dhe e urrejnë shumë të vërtetën, por kjo sakrificë do t’ju sjellë veç dëshpërim, poshtërim dhe përçmim. - “...por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim;” - Ata do të mposhten, pa arritur qëllimin pse e shpenzojnë gjithë atë pasuri. Kështu, iu ikën pasuria dhe iluzionet e tyre. E vetmja gjë që fitojnë është ndëshkimi i ashpër i Allahut të Lartësuar. Duke treguar përfundimin e dëshpëruar të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - “dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem. Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët dhe të këqijtë do t’i vërë njërin mbi tjetrin e të gjithë bashkë do t’i hedhë në Xhehenem.” - Aty do të grumbullohen të gjithë, që të shijojnë së bashku ndëshkimin e ashpër të Zotit të Lartësuar. Xhehenemi është vendi ku do të mblidhen të gjithë të poshtërit, së bashku me poshtërsitë e tyre. Allahu i Lartësuar dëshiron që të dallohen qartë kotësitë e poshtërsitë nga e vërteta dhe e çmuara, prandaj secilin lloj do ta grumbullojë më vete në një vend të caktuar, ku të gjithë do të përjetojnë atë që meritojnë. Kështu, të pistën, të ligat dhe të poshtrit, Allahu i Lartësuar do t’i grumbullojë së bashku njëri mbi tjetrin. Me fjalë të tjera, të gjitha punët

e këqija, të gjitha pasuritë e këqija, si dhe njerëzit që i punojnë apo i fitojnë dhe shpenzojnë ato, Allahu i Lartësuar ka për t’i bashkuar të gjithë në Xhehenem. - “Këta janë të humburit.” - Këta do të humbin veten, pasurinë dhe familjet e tyre Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi i vërtetë.

← Enfal 8:36