We la tekunu kalledhine harexhu min dijarihim beteræn we ri’a’e en-nasi we jesuddune ‘an sebili Ellahi wel-lahu bima ja’melune muhitun
Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
We ‘idh zejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum we kale la galibe lekumul-jewme mine en-nasi we ‘inni xharun lekum felemma tera’etil-fi’etani nekese ‘ala ‘akibejhi we kale ‘inni beri’un minkum ‘inni ‘era ma la terewne ‘inniji ‘ehafu Ellahe wel-lahu shedidul-’ikabi
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër".
‘Idh jekulul-munafikune wel-ledhine fi kulubihim meredun garre ha’uula’ dinuhum we men jetewekkel ‘ala Ellahi fe’innall-llahe ‘azizun hekimun
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë".
We lew tera ‘idh jeteweffal-ledhine keferul-mela’iketu jedribune wuxhuhehum we ‘edbarehum we dhuku ‘adhabel-heriki
Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"
Dhalike bima kaddemet ‘ejdikum we ‘ennel-lahe lejse bidhellamin lil’abidi
Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi pati mospajtime rreth ndarjes së presë së luftës, siç u mor vesh në fillim të kaptinës, zbriti kjo pjesë e Kuranit si dispozitë për ndarjen e plaçkës. Pjesa që përmendet për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij është për nevojat e bashkësisë së muslima - nëve. Muslimanët dhe idhujtarët u ndeshën në Bedër pa parapërgatitje, pse muslimanët kishin dalë me qëllim për karvanin e tregtisë, ndërsa idhujtarët për ta shpëtuar karvanin. Mirëpo caktimi i Zotit ishte, që lufta të zhvillohet, të prezentohet e vërteta, të lartësohet ana islame e të turpërohet ajo idhujtare. Natën para luftës, natën e xhumasë së shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, Pejgamberi a.s. sheh në ëndërr, se armiku është i paktë në numër dhe iu tregon shokëve, e ata trimërohen. Po kështu edhe ditën e përleshjes, që të dy grupet e shohin njëri-tjetrin në numër shumë më të vogël, se ç’ishin në të vërtetë dhe kështu fillon lufta për të ardhur në vend vendimi i Zotit. Muslimanët këshillohen të jenë të durueshëm e të qëndrueshëm, pse ndihma e Zotit ishte me ta. Idhujtarët dolën prej Mekës për në Bedër. Duke u krenuar e lavdëruar, sepse shejtani ua kishte marrë mendtë duke i lavdëruar, se ishin në rrugë të drejtë për ndryshim nga muslimanët, të cilët gjoja ishin në rrugë të shtrembër, dhe duke iu premtuar, se fitorja ishte në anën e tyre. Kur filloi lufta dhe doli në shesh heroizmi i muslimanëve, shejtani iku. Thuhet se e pa Xhibrilin, që kishte zbritur me melaiket, duke i rreshtuar ata dhe u frikësua. Në një hadith thuhet: Shejtani asnjëherë nuk e ka parë veten më të vogël, më të poshtëruar, më të përbuzur se atë ditë në Bedër, përveç ditës së Arafatit. Edhe ata që ishin hipokritë të fesë i përqeshën muslimanët para se të fillonte lufta, duke iu thënë, se ishin mashtruar, se nuk do të kenë fuqi të luftonin me këtë numër kaq të madh idhujtarësh; e nuk e dinin se muslimanët i kishin të mbështetura shpresat e tyre në ndihmën e Zotit, që gjithnjë është triumfues. Melaiket që marrin shpirtrat u shkaktuan mundime mohuesve të së vërtetës, duke i rrahur para e prapa, dhe i njoftuan për dënimin e zjarrit, që do ta përjetonin në xhehenem. Kështu veprohet me të gjithë kundërshtarët. Edhe pse nuk e shohim atë dënim në prag të vdekjes, kjo është e vërtetë kuranore.
Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
Dhalike bi’ennel-lahe lem jeku mugajjiræn ni’meten ‘en’ameha ‘ala kawmin hetta jugajjiru ma bi’enfusihim we ‘ennel-lahe semi’un ‘alimun
Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
Kede’bi ‘ali fir’awne wel-ledhine min kablihim kedhdhebu bi’ajati rabbihim fe’ehleknahum bidhunubihim we ‘egrekna ‘ale fir’awne we kullun kanu dhalimine
Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
el-Ledhine ‘ahedte minhum thumme jenkudune ‘ahdehum fi kulli merretin we hum la jettekune
Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t'i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
We ‘imma tehafenne min kawmin hijaneten fanbidh ‘ilejhim ‘ala sewa’in ‘innall-llahe la juhibbul-ha’inine
Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
We ‘a’iddu lehum ma esteta’tum min kuwetin we min ribatil-hajli turhibune bihi ‘aduwel-lahi we ‘aduwekum we ‘aharine min dunihim la ta’lemunehumu Ellahu ja’lemuhum we ma tunfiku min shej’in fi sebili Ellahi juweffe ‘ilejkum we ‘entum la tudhlemune
E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.