8. Enfal · Ajeti 51

سورة الأنفال
Përkthimi Sherif Ahmeti
51

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi pati mospajtime rreth ndarjes së presë së luftës, siç u mor vesh në fillim të kaptinës, zbriti kjo pjesë e Kuranit si dispozitë për ndarjen e plaçkës. Pjesa që përmendet për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij është për nevojat e bashkësisë së muslima - nëve. Muslimanët dhe idhujtarët u ndeshën në Bedër pa parapërgatitje, pse muslimanët kishin dalë me qëllim për karvanin e tregtisë, ndërsa idhujtarët për ta shpëtuar karvanin. Mirëpo caktimi i Zotit ishte, që lufta të zhvillohet, të prezentohet e vërteta, të lartësohet ana islame e të turpërohet ajo idhujtare. Natën para luftës, natën e xhumasë së shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, Pejgamberi a.s. sheh në ëndërr, se armiku është i paktë në numër dhe iu tregon shokëve, e ata trimërohen. Po kështu edhe ditën e përleshjes, që të dy grupet e shohin njëri-tjetrin në numër shumë më të vogël, se ç’ishin në të vërtetë dhe kështu fillon lufta për të ardhur në vend vendimi i Zotit. Muslimanët këshillohen të jenë të durueshëm e të qëndrueshëm, pse ndihma e Zotit ishte me ta. Idhujtarët dolën prej Mekës për në Bedër. Duke u krenuar e lavdëruar, sepse shejtani ua kishte marrë mendtë duke i lavdëruar, se ishin në rrugë të drejtë për ndryshim nga muslimanët, të cilët gjoja ishin në rrugë të shtrembër, dhe duke iu premtuar, se fitorja ishte në anën e tyre. Kur filloi lufta dhe doli në shesh heroizmi i muslimanëve, shejtani iku. Thuhet se e pa Xhibrilin, që kishte zbritur me melaiket, duke i rreshtuar ata dhe u frikësua. Në një hadith thuhet: Shejtani asnjëherë nuk e ka parë veten më të vogël, më të poshtëruar, më të përbuzur se atë ditë në Bedër, përveç ditës së Arafatit. Edhe ata që ishin hipokritë të fesë i përqeshën muslimanët para se të fillonte lufta, duke iu thënë, se ishin mashtruar, se nuk do të kenë fuqi të luftonin me këtë numër kaq të madh idhujtarësh; e nuk e dinin se muslimanët i kishin të mbështetura shpresat e tyre në ndihmën e Zotit, që gjithnjë është triumfues. Melaiket që marrin shpirtrat u shkaktuan mundime mohuesve të së vërtetës, duke i rrahur para e prapa, dhe i njoftuan për dënimin e zjarrit, që do ta përjetonin në xhehenem. Kështu veprohet me të gjithë kundërshtarët. Edhe pse nuk e shohim atë dënim në prag të vdekjes, kjo është e vërtetë kuranore.