8. Enfal · ajete 48–54

سورة الأنفال
48

وَإِذۡ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّي جَارٞ لَّكُمۡۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلۡفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكُمۡ إِنِّيٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوۡنَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

We ‘idh zejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum we kale la galibe lekumul-jewme mine en-nasi we ‘inni xharun lekum felemma tera’etil-fi’etani nekese ‘ala ‘akibejhi we kale ‘inni beri’un minkum ‘inni ‘era ma la terewne ‘inniji ‘ehafu Ellahe wel-lahu shedidul-’ikabi

Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër".

49

إِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمۡۗ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

‘Idh jekulul-munafikune wel-ledhine fi kulubihim meredun garre ha’uula’ dinuhum we men jetewekkel ‘ala Ellahi fe’innall-llahe ‘azizun hekimun

Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë".

50

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ

We lew tera ‘idh jeteweffal-ledhine keferul-mela’iketu jedribune wuxhuhehum we ‘edbarehum we dhuku ‘adhabel-heriki

Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"

51

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Dhalike bima kaddemet ‘ejdikum we ‘ennel-lahe lejse bidhellamin lil’abidi

Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi pati mospajtime rreth ndarjes së presë së luftës, siç u mor vesh në fillim të kaptinës, zbriti kjo pjesë e Kuranit si dispozitë për ndarjen e plaçkës. Pjesa që përmendet për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij është për nevojat e bashkësisë së muslima - nëve. Muslimanët dhe idhujtarët u ndeshën në Bedër pa parapërgatitje, pse muslimanët kishin dalë me qëllim për karvanin e tregtisë, ndërsa idhujtarët për ta shpëtuar karvanin. Mirëpo caktimi i Zotit ishte, që lufta të zhvillohet, të prezentohet e vërteta, të lartësohet ana islame e të turpërohet ajo idhujtare. Natën para luftës, natën e xhumasë së shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, Pejgamberi a.s. sheh në ëndërr, se armiku është i paktë në numër dhe iu tregon shokëve, e ata trimërohen. Po kështu edhe ditën e përleshjes, që të dy grupet e shohin njëri-tjetrin në numër shumë më të vogël, se ç’ishin në të vërtetë dhe kështu fillon lufta për të ardhur në vend vendimi i Zotit. Muslimanët këshillohen të jenë të durueshëm e të qëndrueshëm, pse ndihma e Zotit ishte me ta. Idhujtarët dolën prej Mekës për në Bedër. Duke u krenuar e lavdëruar, sepse shejtani ua kishte marrë mendtë duke i lavdëruar, se ishin në rrugë të drejtë për ndryshim nga muslimanët, të cilët gjoja ishin në rrugë të shtrembër, dhe duke iu premtuar, se fitorja ishte në anën e tyre. Kur filloi lufta dhe doli në shesh heroizmi i muslimanëve, shejtani iku. Thuhet se e pa Xhibrilin, që kishte zbritur me melaiket, duke i rreshtuar ata dhe u frikësua. Në një hadith thuhet: Shejtani asnjëherë nuk e ka parë veten më të vogël, më të poshtëruar, më të përbuzur se atë ditë në Bedër, përveç ditës së Arafatit. Edhe ata që ishin hipokritë të fesë i përqeshën muslimanët para se të fillonte lufta, duke iu thënë, se ishin mashtruar, se nuk do të kenë fuqi të luftonin me këtë numër kaq të madh idhujtarësh; e nuk e dinin se muslimanët i kishin të mbështetura shpresat e tyre në ndihmën e Zotit, që gjithnjë është triumfues. Melaiket që marrin shpirtrat u shkaktuan mundime mohuesve të së vërtetës, duke i rrahur para e prapa, dhe i njoftuan për dënimin e zjarrit, që do ta përjetonin në xhehenem. Kështu veprohet me të gjithë kundërshtarët. Edhe pse nuk e shohim atë dënim në prag të vdekjes, kjo është e vërtetë kuranore.
52

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Kede’bi ‘ali fir’awne wel-ledhine min kablihim keferu bi’ajati Ellahi fe’ehadhehumu Ellahu bidhunubihim ‘innall-llahe kawijun shedidul-’ikabi

Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.

53

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمۡ يَكُ مُغَيِّرٗا نِّعۡمَةً أَنۡعَمَهَا عَلَىٰ قَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

Dhalike bi’ennel-lahe lem jeku mugajjiræn ni’meten ‘en’ameha ‘ala kawmin hetta jugajjiru ma bi’enfusihim we ‘ennel-lahe semi’un ‘alimun

Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).

54

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَغۡرَقۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَۚ وَكُلّٞ كَانُواْ ظَٰلِمِينَ

Kede’bi ‘ali fir’awne wel-ledhine min kablihim kedhdhebu bi’ajati rabbihim fe’ehleknahum bidhunubihim we ‘egrekna ‘ale fir’awne we kullun kanu dhalimine

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.