8. Enfal · Ajeti 70 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 8:64–8:71

Ndihma e Allahut i mjafton Pejgamberit, u mjafton edhe besimtarëve. Ka mendime të interpretuesve se: ndihma e Allahut dhe besimtarët janë mjaftë për Pejgamberin. Ibni Tejmijje është shumë kundër interpretimit të dytë, bile e konsideron të ngjashëm me kufrin.

Gjithashtu ka mendime se ky ajet ka të bëjë me pranimin e fesë islame të Ymerit të Hatabit. Para tij kishin pranuar fenë islame tridhjetë e tre burra e gjashtë gra, Ymeri ishte i katërdhjeti, pra deri diku ishte siguruar situata e myslimanëve.

Rreth çështjes se një myslim duhet t'i mundë dhjetë armiq siç thuhet në ajetin e parë, dhe një myslim mjafton t'i mundë dy armiq, siç thuhet në ajetin vijues, interpetuesit e Kur'anit kanë dhënë interpretime të ndryshme. Edhe njëri edhe tjetri ajet kanë vlerën e vet. Me ajetin e parë fjala është për myslimanët e fortë, të qëndrueshëm e trima dhe të mbështetur kryekëput në ndihmën e Zotit. Të tillë ishin myslimanët e parë, kur ishin pak në numër dhe dinin se pos përpjekjeve të tyre për luftë në maksimum, nuk ka kush t'u ndihmojë pos Allahut. Andaj, shfrytëzuan të gjitha fuqitë e veta dhe sinqerisht e kërkuan ndihmën e Zotit, prandaj një i mundi dhjetë.

Në ajetin vijues flitet për myslimanët e mëvonshëm, kur numri i tyre shtohet, ndërsa përgjegjësia për luftë kundër armikut mendohet se bie në një rreth më të gjerë, pra atë përgjegjësi nuk e ndien secili individ. Edhe mbështetja në ndihmën e Zotit ishte prezente, por jo si ndër të parët, ngase ajo mbështetje është bartur mjaft në shpresë të turmës, se gjërë myslimane pra morali luftarak nuk ishte si te grupi i parë, andaj një ka mund t'i mundë vetëm dy.

Pejgamberit dhe myslimanëve u tërhiqet vërejtja pse i liruan robërit e zënë në luftën e Bedrit me kompensim. Shkak i zbritjes së këtij ajeti, sipas një varianti më të sigurt ishte: Në Bedër mbytën shtatëdhjetë idhujtarë dhe po aq zihen robër. Pejgamberi konsultohet me Ebu Bekrin, e ai i thotë: o i dërguar i Zotit, ata janë kushërinj E e të fisit tonë, nëse u marrim kompensim, ne forcohemi, e ndoshta edhe ata e pranojnë fenë islame dhe ashtu e forcojmë krahun tonë, pra, liroji me kompensim. Pejgamberi thotë: si ta merr mendja ty o bir i Hatabit (Ymeri)7 Ai, Ymeri tha: nuk pëlqej me Ebu Bekrin. Ndërsa unë them: Unë ia shkurtoj kokën të afërmit tim, Aliu le t'ia shkurtojë Ukajlit (djalit të axhës), Hamza vëllait (Abasit), e le të kuptohet se ne nuk na dhimbsen mushrikët, e këta ishin pari e tyre! Pejgamberi anoi kah propozimi i Ebu Bekrit dhe i liroi me kompensim. Sipas Kur'anit, myslimanët do të duhej ta nënshtrojnë me luftë armikun, ta kuptojë armiku se fuqia islame është e fortë, e më vonë do t'u lejohej lirimi i robërve me kompensim.

Abasit, axhës së Pejgamberit iu caktua një shumë e madhe për kompensim, prandaj ai i tha Pejgamberit: a po më bën që t'ua shtrijë dorën kurejshitëve sa të jemë gjallë" Pejgamberi e pyeti: ku është ari që ia dhe nënës së Fadilit kur u nise për këndej Abasi u përgjegj: e, ku e di ti" Pejgamberi tha: Zoti im më lajmëroi! Abasi: pra, vërtetoj se je Pejgamber dhe e tha shehadetin.

Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi dhe komentimi për kaptinën "El Enfalu" - Falënderoj Zotin!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 8:70–8:71

Muhamedi (Ibn Is'haku) sjell rrëfimin nga Ibn Abasi r.a., se Profeti i Allahut u tha shokëve të vet ditën e Bedrit: 1314. “E di se shumë njerëz nga familja Benu Hashim dhe shumë të tjerë kanë dalë në këtë betejë kundër vullnetit të tyre. Ata nuk kanë pasur arsye të luftojnë kundër nesh. Kush prej jush e sheh ndonjërin prej tyre, le t'ia kursejë jetën. Kush e sheh Ebu Buhturij b. Hishamin, të mos e vrasë! Kush e sheh Abbas Ibn Abdul -Muttalibin, të mos e vrasë, sepse ai është marrë në luftë me dhunë!” Ebu Hudhejfe b. Utbe tha: “A mos, vallë, duhet t'i vrasim baballarët tanë, djemtë tanë, vëllezërit dhe farefisin tonë, e t'ia kursejmë jetën Abbasit?! Betohem në Allahun, se po e pashë, kam për t'ia bërë copa mishin me shpatë.” Kur ia përcollën këto fjalë Profetit të Allahut, ai i tha Umer Ibn Hattabit: “O Ebu Hafs! (Kjo ishte e para herë, - thotë Umeri, - që Profeti më drejtohej me kunien Ebu Hafs) Po si mund të goditet me shpatë fytyra e xhaxhait të Profetit të Allahut?!” Umeri r.a. u përgjigj: “O Profeti i Allahut! Më lejo t’ia këput qafën! Për Allah, ai është bërë munafik!” Ebu Hudhejfe shpeshherë thoshte: “Unë asnjëherë nuk kam qenë i sigurt në lidhje me imanin tim, pas asaj fjale që thashë. Edhe tani vazhdoj ta kem frikë nga ajo fjalë që thashë dhe shpresoj që Allahu të ma falë duke më mundësuar të bie shehid në rrugën e Tij.” Dhe, me të vërtetë, ai ra shehid në betejën e Jemames, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Po nga Ibn Abasi pë rcillet se: 1315. “Pas betejës së Bedrit, kur ra nata dhe robërit ishin lidhur me zinxhirë, Profeti i Allahut nuk mundi të vinte gjumë në sy në pjesën e parë të natës. Shokët i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ç’është me ty që nuk po fle?!” Profeti i Allahut tha: “Dëgjova zërin e xhaxhait tim, Abasit, lidhur në pranga.” Abasi ishte rob në pjesën e njërit prej ensarëve. Atëherë, atë e zgjidhën dhe kështu Profeti i Allahut u qetësua e fjeti.” Junus

Ibn Bukejr transmeton nga Zuhri, e ky nga një grup që i përme nd, se: 1316. “Kurejshët dërguan të dërguarit e tyre, në lidhje me kompesimin e robërve të Bedrit. Çdo fis pagoi për lirimin e njerëzve të vet... Abasi tha: “O i Dërguari i Allahut! Po unë isha musliman para se të bija rob...” Profeti tha: “Allahu është më i ditur për islamin tënd. Nëse është vërtet ashtu siç thua, Allahu ka për të të shpërblyer, por ajo që shfaqe ishte fakti se ishe në ushtrinë që luftoi kundër nesh. Jep kompesimin për të liruar veten, djalin e vëllait tënd, Neufel Ibn Harith Ibn Abdil Mutalib, Ukajl Ibn Ebu Talib Ibn Abdil Mutalib dhe aleatit tënd Utbe Ibn Umer, vëllai i bijve të Harith Ibn Fihrit.” Abasi tha: “E ku ta gjej unë gjithë këtë pasuri, o i Dërguari i Allahut?” Profeti tha: “E ku është pasuria që e gropose së bashku me Umu Fadlin? Madje i the asaj: “Nëse vritem në këtë luftë, kjo pasuri le t’u jepet bijve të mi: Fadlit, Abdullahit dhe Kuthumit.” Abasi tha: “Betohem në Allah, o Profeti i Allahut, se unë e di mirë dhe tashmë jam i bindur se ti je i Dërguari i Allahut, sepse këtë lajm nuk e dinte askush, përveç meje dhe Umul Fadlit (bashkëshortes). Atëherë, a mund të marrësh si kompesim për mua 20 ukije nga ajo pasuri që unë kisha sjellë me vete në këtë luftë?” Profeti i Allahut tha: “Jo. Ajo është një pasuri që Allahu na i dhuroi ne ve dhe që ne e fituam prej teje në këtë luftë.” Atëherë, Abasi pagoi për veten, për dy bijtë e vëllait të tij dhe për aleatin e vet, derisa Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “ O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: “Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” Abasi thoshte: “Dhe vërtet, Allahu më dhuroi në Islam, në vend të atyre 20 ukijeve, 20 robër, dhe të gjithë me pasuri nëpër duar, përveç asaj që shpresoj nga Allahu Krenar dhe i Lartësuar, për të më falur gjynahet e mia!” Hafidh Ebu Bekr el Bejhakiu transmeton nga Enes Ibn Maliku, se: 1317. Profetit të Allahut i sollën njëherë një pasuri të madhe nga Bahrejni. Ai tha: “Hidheni të gjithë dhe mblidheni në xhaminë time!” Kjo ishte pasuria më e madhe që i kishin sjellë ndonjëherë Profetit të Allahut. Ai doli për të falur namaz dhe as që ia hodhi sytë asaj pasuri e të madhe. Pasi mbaroi namazin, shkoi dhe u ul pranë pasurisë dhe, këdo që shihte, i jepte prej saj. Aty erdhi Abasi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Me jep edhe mua, sepse unë e dhashë pagesën për lirimin tim (në Bedër) dhe pagova për Akilin!” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “Merr!” Ai e mbushi plot rrobën e vet, aq sa nuk po e ngrinte dot dhe i tha: “Urdhëro dikë që të më ndihmojë ta ngre në sup!” Profeti i tha: “Jo.” - “Po atëherë, eja e më ndihmo ti, që ta ngre në sup!” - “Jo”, - tha Profeti ﷺ sërish. Atëherë ai hoqi diçka prej saj dhe arriti ta ngrinte në shpinën e vet. Ashtu u largua dhe Profeti e ndoqi me shikim, derisa ai zhduk, i çuditur nga dëshira e tij e madhe për pasuri. Kur Profeti u ngrit për të ikur, nga ajo pasuri nuk kishte mbetur më asnjë dirhem.” Këtë ngjarje e ka sjellë Buhariu në Sahih-un e Tij në disa vende, por në formën e tealikateve,94 që janë sjellë të transmetuara në formë të prerë e të “sigurt”. - E nëse ata duan të të tradhtojnë ty (o Muhamed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. - Nëse duan të të mashtrojnë përmes fjalëve të tyre të shtirura, atëhere dije mirë se, edhe para Bedrit, ata patën tradhtuar Allahun përmes refuzimit të besimit të drejtë. Dije, gjithashtu, se “Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.” Ai i robëroi ata në luftën e Bedrit. - Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. - Ai e di mirë gjithçka që vepron dhe vendos e gjykon dhe këto i bën me urtësi. Ky ajet është i përgjithshëm, që përfshin edhe të tjerët veç Abasit. Ky tefsir është më parësor dhe i saktë. Megjithatë, Allahu është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 8:70–8:71

Këto ajete kanë zbritur dhe flasin për robërit e kapur në luftën e Bedrit, mes të cilëve ishte edhe Abasi, xhaxhai i Profetit. Kur iu kërkua kompensimi në këmbim të lirimit, Abasi pretendoi se kishte pranuar Islamin para se të kapej rob. Megjithatë, prej tij u kërkua përsëri kompensimi, pa ia marrë parasysh pretendimin. 31 Atëherë, për të kënaqur zemrën e Abasit dhe të tjerëve që ishin njëlloj si ai, pra, që kishin pranuar Islamin përpara se të kapeshin rob, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete kuranore: - “O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: "Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë mirësi dhe begati shumë më të mëdha sesa kompensimi që ju paguat. Përveç kësaj, Ai do t’ju falë gjynahet dhe ju premton se do t’ju fusë në Xhenet, nëse ndiqni rrugën e adhurimit të Allahut të Lartësuar si Një të vetëm dhe nëse tregoheni të nënshtruar ndaj ligjit të Tij. Dhe vërtet Allahu i Lartësuar e plotësoi premtimin që iu dha. Pas kësaj ngjarjeje, ndodhën shumë të tjera, ku Abasi dhe të tjerët si ai fituan shumë pasuri, shumë më të madhe se ajo që paguan si kompensim. Madje, në një rast, përcillet se, kur në depon e shtetit Islam pati një hyrje të madhe pasurie, Profeti ﷺ i mundësoi Abasit që të mbushte rrobën e tij me të, aq sa kishte fuqi që të mbante. Në vijim, duke folur për mohuesit dhe tradhtarët, Allahu i Lartësuar thotë: - “E nëse ata duan të të tradhtojnë ty (o Muhammed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.” - Nëse ata synojnë të të luftojnë, duke shkelur paktin e lidhur me ty, atëherë le të kujtojnë se çfarë përfundimi kanë pasur kur kanë thyer paktet me Allahun e Lartësuar, që thotë: “...Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.”! Të kenë kujdes dhe të mos guxojnë të tradhtojnë marrëveshjet me ty! Të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm mbi ta! Ata janë tërësisht në dorë të Allahut dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë kontrollit të Tij. Le të kujtojnë gjithashtu, se: - “Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” - Allahu është i ditur për gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë së Tij absolute. Allahu është, gjithashtu, El Hakim - i Urtë, që do të thotë se Ai vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe i jep gjykimin që meriton. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë dhe këto ligje e dispozita të mrekullueshme, që ka vendosur për ju. Tregues i diturisë dhe urtësisë së Allahut është dhe fakti se Ai është mëse i mjaftueshëm për ju, që t’ju ruajë nga e liga apo padrejtësia e njerëzve, prej të cilëve mund të ketë edhe nga ata që duan t’ju mashtrojnë. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti, Ai që përkujdeset për ju edhe në këtë çështje, ashtu siç bën për të gjitha çështjet tuaja.

← Enfal 8:70