كِرَامِۭ بَرَرَةٖ
Të nderuar e të ruajtur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pejgamberi a.s. kishte qenë i angazhuar në një moment me parinë idhujtare kurejshite, me Shejben, Utben, Velidin, Ummejen etj. Me ta ishte edhe Abasi. Ai i thërriste ta besojnë Fenë Islame dhe mendonte, se nëse ata e pranojnë do të shpëtonin nga vuajtjet. Ata muslimanë që ishin të dobët do të trimëroheshin e ta përqafonin Fenë Islame, edhe ata që ishin për Fenë Islame, por nuk kishin guxim ta shprehnin. Në atë moment vjen Abdullah ibni Ummi Mektumi, djali i dajës së Hadixhes, që ishte i verbër dhe i drejtohet Pejgamberit ta mësojë nga Kurani i shpallur prej Zotit. Atë fjalë ia përsëriste sa herë Pejgamberit a.s., duke mos ditur se Pejgamberi ishte në bisedë me parinë idhujtare. Ai xhest i Abdullahut nuk i pëlqeu Pejgamberit, prandaj nuk ia vë veshin sa duhet, dhe vazhdon përpjekjet e veta me ata në të cilët kishte shpresë se do të vinin në fenë e drejtë. Shpallet kjo pjesë e kësaj sure dhe Pejgamberit i jepet këshillë, që të mos e mundojë veten me ata që janë të pasur dhe e ndiejnë veten se s’kanë nevojë për besim dhe për Zotin, pse ajo nuk është përgjegjësi jotja, por punë e Zotit - se kush do të besojë e kush jo. Ndërsa atë që ka besuar ta këshillojë dhe ta mësojë, pse ai duke qenë i verbër, dhe duke pasur frikë Allahun, ose duke pasur frikë nga armiqtë, e ndoshta duke u frikësuar, se do të rrëzohet, ngaqë nuk sheh, ka ardhur të kërkojë ta mësosh. Kurani është mësim, këshillë, i shënuar në një libër të çmueshëm të Allahut, me vlerë të lartë, i mbrojtur nga duart e ndryra, është në duar të engjëjve, të pejgamberëve të ndershëm e besnikë, në duar të dijetarëve të ndershëm islam deri në Ditën e Kijametit.