81. Tekvir · ajete 14–21

سورة التكوير
14

عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ

‘Alimet nefsun ma ‘ehderet

Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ajetet e cekura më sipër përshkruajnë gjendjen e ekzistencës në momentin e Kijametit dhe të Ditës së Gjykimit. Dielli errësohet, nuk bën më dritë, është palosur e mbështjellë si njeriu i dobët kur rri palë.
15

فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ

Fela ‘uksimu bil-hunnesi

Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),

16

ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ

el-Xhewaril-kunnesi

Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),

17

وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ

Wel-lejli ‘idha ‘as’ase

Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.

18

وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ

We es-subhi ‘idha teneffese

Pasha agimin kur ia shkrep!

19

إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ

‘Innehu lekawlu resulin kerimin

S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).

20

ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ

Dhi kuwetin ‘inde dhil-’arshi mekinin

Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.

21

مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ

Muta’in themme ‘eminin

Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.