81. Tekvir · Ajeti 29 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 81:15–81:29
Zoti xh. sh. betohet në disa krijime që kanë një rëndësi të madhe, ngase përmes tyre duket, fuqia e pakufishme dhe mjeshtëria e përsosur e Zotit të madhërishëm: yjet që së bashku me diellin udhëtojnë, ditën sikur tërhiqen dhe fshihen, e natën ndriçojnë, nata që ia beh me atë errësirën e vet të lehtë në fillim e derisa ngryset plotësisht. Pas errësirës së natës ferku i agimit sikur shkrep dhe vjen duke u shtuar drita.
Betohet se Kur'ani fjalë e Zotit sjellë te Muhammedi përmes Xhibrilit, e ai gëzon një pozitë të lartë te Zoti, dhe është i nderuar e i respektuar prej engjëjve më të lartë, është i fuqishëm dhe besnik i sigurt. Muhammedi e ka parë atë lart në horizont kah lind dielli dhe prej tij e ka pranuar Kur'anin, e nuk është i marrë siç thoshin idhujtarët e nuk është i atillë që lë mangu diçka nga shpallja e të mos u lexoje e kumtojë. Pra, nuk është fjalë e dreqit, por kot, se ju e keni humbur rrugën. Kur'ani është këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të drejtohen në rrugë të drejtë, por edhe orientimi është me ndihmën e Zotit të gjithësisë.
Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 81:15–81:29
- “Betohem për yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen; ...” - Është transmetuar se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me t ë!) ka thënë p ër k ëtë ajet: “Flitet p ër yjet, që fshihen gjatë ditës dhe shfaqen gjatë natës.” Muslimi në Sahihun e tij dhe Nesaiu në interpretimin e këtij ajeti sjellin këtë hadith nga Am ër Ibn Hurejthi, i cili rr ëfen: “Po falja sabahun pas Profetit të Allahut, kur e dëgjova duke lexuar: “Betohem për yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen; për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” Askush nga ne nuk binte në sexhde, derisa të shihte Profetin të t ë kishte rënë në sexhde.” 204 - “... për natën, kur bie terri ...” - Kur është kulmi i natës. I Madhëruari betohet në natën dhe në errësirën e saj të thellë. Gjithashtu, betohet dhe në agimin, kur ai vezullon dhe shkëlqen, siç thot ë në ajetin tjetër: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen ...” [Lejl 1, 2]. Ose: “Betohem për dritën e më - ngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka.” [Duha 1, 2]. “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur.” [En’am 96]. - “... dhe për agimin, kur zbardh!” - Kur afrohet agimi. - “S’ka dyshim se ai është fjalë e të Dërguarit fisnik.” - Kurani p ërcillet nga i Dërguari i nderuar prej Zotit. Bëhet fjalë për melekun madhështor, më të zgjedhurin e të dalluarin e melekëve të Zotit, pra, p ër Xhibrilin (paqja e Zotit qoftë mbi të!). I Madhëruari e përshkruan: - “Ai është i fortë ...” – Siç thuhet në ajetin tjetër: “ Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhi - brili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit.” [Nexhm 5, 6]. Ai është krijuar i fortë e i fuqishëm në veprat e tij.
- “... dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit.” - Xhibrili ka një gradë të lartë dhe privilegj tek Allahu Krenar dhe i Lartësuar. - “Ai është i respektuar dhe besnik.” - Xhibrilit i binden të gjithë krijesat në qiell dhe atij i dëgjohet fjala mes Parisë së Lartë. Ai nuk është nga melekët e thjeshtë, por nga më të zgjedhurit, të cilëve u dëgjohen e zbatohen urdhëresat dhe fjalët. Madje, ai është më i nderuari melek, të cilin Allahu i Madhëruar jo më kot e ka përzgjedhur për misionin madhështor, pra, për kumtimin e shpalljeve të Tij ndër profetë. I Lartësuari e quan ‘ Emin’. Ky është një cilësim tjetër i Xhibrilit, pra, ai është besnik. Ky përshkrim është një lavdërim jashtëzakonisht i madh. E si mos të jetë i tillë, kur ai i cili jep këtë dëshmi është Allahu Krenar dhe i Lartë - suar?! Ai tregon pastërtinë e melekut Xhi - bril, këtij të dërguari madhështor melek. Po kështu dëshmon Allahu i Lartësuar dëlirë - sinë e robit dhe Profetit të Tij prej njerëzve, Muhamedit ,ﷺkur thotë më poshtë - “Shoku juaj nuk është i marrë!” - Domethënë, Muhamedi .ﷺ - “Me të vërtetë, ai e pa atë ...” – Muhamedi ﷺ e pa Xhibrilin duke ardhur tek ai, me Shpalljen prej Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Atëherë, ai ishte në formën e tij origjinale, sikurse e ka krijuar Zoti. Ai kishte 600 krahë, flatra. - “... në horizontin e qartë lindor.” - Këtu bëhet fjalë për herën e parë që Muhamedi ﷺ e pa Xhibrilin në formën e tij origjinale, të plotë, pikërisht në Bat’hâe, në Mekë, siç thotë në ajetin tjetër: “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” [Nexhm 5 - 10]. Kemi folur në tefsirin e këtij ajeti, se këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s.) dhe ishte pikërisht kjo hera e parë që Profeti ﷺ e pa Xhibrilin në formën e tij origjinale. 205 Nga kjo kuptohet qartë, - dhe Allahu është më i ditur, - se surja Tekuir ka zbritur përpara natës së Israsë, sepse në këtë ajet është për - mendur vetëm shikimi i parë. Rasti i dytë kur Profeti ﷺ e pa në formën e tij të plotë Xhibrilin (alejhi selam) është përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha , pranë së cilës është Xheneti Meua, kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte.” |Nexhm, ajetet 13 - 16). Kjo ka zbritur pas ngjarjes së Israsë. - “Ai nuk mund të jetë kurrë mbulues i së fshehtës ...” - Ky ajet është lexuar Danin, por është lexuar edhe Dhanin. Që të dyja janë këndime të sakta ( muteuatir). Për ata që e lexojnë Dhanin, kuptimi është: Muha - medi nuk është i akuzuar për fshehje të së vërtetës. Ndërsa nëse e lexojmë me Danin, kuptimi është: Muhamedi nuk është koprrac e të fshehë ndonjë gjë prej Shpalljes, duke mos ua kumtuar atë njerëzve. Përkundrazi, ai e përcolli dhe shpërndau mesazhin të plo - të e pa mangësi ndër njerëz, ua shpërndau të gjithë njerëzve. Këtë shpjegim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Megjithatë, sikurse e përmenda më lart, që të dyja leximet janë shumë të sakta. - “... dhe ai nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar ...” - Kurani nuk mund të jetë kurrë fjalë e Shejtanit të mallkuar, pasi ai nuk mund ta përballojë kurrsesi bartjen e këtij mesazhi. Madje, ai as që nuk e dëshi - ron dhe nuk i takon natyrës së tij të ulët, që të mund të përballojë këtë fjalë të lartë, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Atë (Kuranin) nuk e kanë zbritur shejtanët. Atyre as nuk u takon (kjo mirësi) e as nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Dhe ata janë penguar edhe për ta dëgjuar atë.” [Shuara 210 - 212]. - “... prandaj, ku po shkoni?!” - Domethënë, çfarë jeni duke menduar kur refuzoni Kuranin, me gjithë qartësinë e tij, me gjithë faktin që është tërësisht i kuptueshëm dhe kur ju është shtjelluar plotësisht se ai është i vërtetë prej Allahut të Lartësuar?! - Ai është veçse këshillë për njerëzit...” - Kurani është udhëzim e mesazh për të gjithë njerëzit, që ata mund të përkujtojnë, të nxjerrin mësime dhe të gjejnë udhëzimin.
- “... për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.” - Pra, për këdo që dëshiron udhëzimin atëherë ai mund ta gjejë atë në këtë Kuran. Nuk mund të gjendet udhëzimi dhe rruga e drejtë diku tjetër veç këtij Kurani dhe kësaj shpallje që iu dha Muhamedit .ﷺ - “Por ju nuk mund të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!” - Pra, dëshira dhe mundësia që ju të gjeni udhëzimin nuk është lënë tërësisht në dorën tuaj, në mënyrë të tillë që, kush dëshiron, beson dhe kush dëshiron, devijon. Ju vërtet keni përzgjedhjen tuaj të lirë, por i gjithë vendimi është në dorën e Allahut të Lartësuar dhe dëshirës së Tij, i cili është Rabul Alemin, Zoti i botërave. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tekuir. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Vetëm Ai të mbron nga çdo devijim dhe largim dhe vetëm Atij i mbështetemi për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 81:15–81:29
- “Betohem për yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen;…” - I Lartësuari betohet në yjet, të cilët lëvizin në një sistem preciz dhe të mrekullueshëm. - “...për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” - I Lartësuari betohet edhe në këto dy dukuri mahnitëse dhe të domosdoshme për jetën në tokë. Këto janë shenja shumë të mëdha, të cilat përmenden për një çështje shumë të madhe. I Lartësuari betohet në to për të treguar vërtetësinë dhe madhështinë e Kur'anit: - “S’ka dyshim se ai (Kur'ani) është fjalë e (sjellë përmes) të Dërguarit fisnik.” – Kur'ani është një libër shumë i rëndësishëm, i zbritur nga i Gjithëmëshirshmi, nëpërmjet
një meleku shumë madhështor, Xhibrilit (a.s.). Ai është një libër i ruajtur, të cilit Shejtani i mallkuar as mund t’i afrohet, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Pa dyshim, ky (Kur'ani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed) , për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës) , (Ai e solli) me një me gjuhë të kulluar arabe.” [Shuara 192 – 195]. - “Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit” - Allahu i Lartësuar e përshkruan Xhibrilin (a.s.) me cilësi të larta, si “emîn” - besnik, “kerîm” - i nderuar, “ dhî ķuuetin ” - i fortë, që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të të Plotpushtetshmit. Prej fuqisë së tij të madhe mund të përmendim që ai përmbysi qytetin e popullit të Lutit, duke i shkatërruar plotësisht ata. Xhibrili (a.s.) ka pozitën më të lartë pranë Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, ai është meleku më i mirë dhe më i nderuar pranë të Plotpushtetshmit. - “Ai (Xhibrili) është i respektuar dhe besnik.” - Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur'anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë: - “Shoku juaj (Muhammedi) nuk është i marrë!” - Muhamedi (a.s.) nuk është ashtu si e përshkruajnë armiqtë e profetëve, të cilët, me këto fyerje dhe shpifje ndaj tij, kërkojnë të shuajnë dritën që solli ai, me lejen e të Madhëruarit. Përkundrazi, ai është njeriu më i plotë në mendjen dhe moralin, që ia dhuroi Zoti i tij. Ai është më mendimdrejti dhe më fjalëmbli. - “Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.” - Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) në formën e tij të plotë, ashtu sikurse e ka krijuar Zoti i tij. Ai e pa atë tek fluturonte në horizontet e largëta. - “Ai (Muhammedi) kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës, ...” - Ky profet i rëndësishëm nuk mund të jetë fshehës apo shtrembërues i të vërtetës së shpallur nga i Gjithëpushtetshmi. Ai është besniku i qiejve dhe i tokës dhe kurrsesi nuk mund të mendohet se mund të shtojë apo të pakësojë gjë prej Shpalljes. Profeti Muhamed (a.s.) e përcolli plotësisht Shpalljen dhe e çoi në vend amanetin e Zotit të tij. Ai ia kumtoi këtë të vërtetë të gjithëve: të pasurve dhe të varfërve, mbretërve dhe skllevërve, burrave dhe grave, të qytetëruarve dhe nomadëve. Ai u dërgua mes një populli të paditur, në skajet e injorancës, dhe nuk u largua nga kjo botë, derisa ata u shndërruan në dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Ata u bënë udhëheqës dhe mësues të së mirës në botë. Bota nuk mundi të jetë më shumë se
“nxënës” para popullit që edukoi ky profet i mëshirës dhe i mirësisë. Pasi lëvdoi me cilësitë më të larta të dy profetët e Tij, njëri melek dhe tjetri njeri, dhe pasi tregoi gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Lartësuar mohon çdo mangësi apo shpifje ndaj kësaj Shpalljeje të sigurt. I Lartësuari thotë: - “...dhe ai (Kur'ani) nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar,...” – Ky libër nuk mund të jetë kurrsesi fjalë e të Mallkuarit. Madje, i Mallkuari as që mund ta durojë këtë fjalë të madhe plot dritë dhe jetë. Ky është një mendim shumë i largët, që as duhet llogaritur fare. - “...prandaj, ku po shkoni?!” - Si është e mundur që t’ju shkojë kjo ndër mend?! Si mund të gjykoni në këtë mënyrë?! Si mund ta quani të vërtetën e sigurt nga Zoti i gjithësisë një gënjeshtër të trilluar nga Shejtani i mallkuar?! A nuk është ky një shtrembërim i paturpshëm i të vërtetës dhe realitetit?! Mësojeni dhe mbajeni mend mirë se kjo është shpallje e Atij që ka në dorë pushtetin e qiejve dhe të tokës. Kujtoni që në gjithësinë e krijuar prej Tij nuk ndodh asgjë pa lejen dhe vullnetin e Tij. Është vetë Ai që e ruan shpalljen e Tij të paprekshme dhe të pastër, ashtu si Ai dëshiron. - “Ai (Kur'ani) është veçse këshillë për njerëzit,...” – Kur'ani është këshillë dhe mësim për botët. Nëpërmjet tij, bota njeh Krijuesin dhe Sunduesin e saj me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të urta dhe plot mirësi e mëshirë. Nëpërmjet tij, njerëzit njohin Zotin, të Adhuruarin e tyre të pastër dhe të lartësuar nga çdo e metë. Në Kur'an, ata mësojnë si ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Allahun e Lartësuar, duke zbatuar urdhrat e Tij. Kur'ani është drita, udhëzimi, mëshira dhe shërimi i tyre. Ai është udhërrëfyesi për të arritur mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe për të shpëtuar nga e keqja në dynja dhe ahiret. Ai është rruga drejt lumturisë në të dyja botët, rruga drejt Xhenetit të përjetësisë, pranë Zotit të gjithësisë. - “...për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.” - Kjo ftesë është e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë vërtet të mirën dhe lumturinë e tyre. Pas sqarimit të vërtetës nga e kota, të gjithë janë të barabartë në mundësinë për ta përqafuar atë, por kjo duhet që të kërkohet prej Allahut të Lartësuar. Çdokush që e kërkon udhëzimin prej Bujarit të Gjithëmëshirshëm, do ta arrijë atë. Besimi është dhuratë e Allahut të Lartësuar dhe vetëm Ai mund të udhëzojë tek e Vërteta. Për këtë arsye, Shpallja dhe i Dërguari i Allahut duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë më të madhe, nëse duam që Ai të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Më tej, i Madhëruari thotë: - “Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!” - Dijeni se çfarë dëshiron Ai do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund të pengojë dëshirën e Tij. Allahu është i Urtë, i Gjithëditur dhe e vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që e meriton udhëzimin dhe e lë në humbje atë që, me shpërfilljen e Shpalljes së Tij, e meriton humbjen. Ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm me të, janë argumentet më të mira kundër xhebrive dhe kaderive 45.