82. Infitar · Ajeti 19 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 82:1–82:19

Pas përshkrimit të shkatërrimit të trupave qiellorë, përmendet trazimi i varreve që ka për qëllim ngritjen e njerëzve prej tyre, daljen në sipërfaqe. Atëbotë gjithkush do ta dijë se çfarë punësh të mira ka bërë dhe çfarë tradita të mira ka lënë pas, për të cilat do të shpërblehet. Po kështu vlen edhe për punën dhe traditën e keqe të lënë pas.

Njeriut i thuhet: si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd që është bujar e mëshirues, por është edhe ndëshkues i rreptë kundër kundërshtarëve. A thua dreqi të mashtroi duke të thënë: puno keq sa të duash, se Zoti është mëshirues, apo nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite se engjëjt shënojnë çdo vepër tënden, e sot të mirët janë në xhennet, e të këqijt në xhehenem dhe askush nuk ka gjë në dorë pos Allahut.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 82:13–82:19

- “Me të vërtetë, vepërmirët do jenë në mirësi të shumta.” - Allahu i Lartësuar na tregon për përfundimin e mrekullueshëm të punëmirëve. Këta i binden Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe nuk i përgjigjen buja - risë dhe përkujdesit të Tij me poshtërsi, mosbindje dhe mosnënshtrim ndaj Tij. Ibn Asakiri sjell me sened hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2828. “Allahu i Madhëruar i quajti ata “vepër - mirë”, sepse ata janë bamirës me para - ardhësit e tyre, por edhe me fëmijët dhe pasardhësit e tyre. Në vijim, i Lartësuari na tregon se si do të jetë përfundimi i zullum - qarëve. Ata do të jenë në ‘ Xhahim’, pra, në zjarrin e ndezur fort, ku do të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm:

- “Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhahim, ku do të flaken në Ditën e Gjykimit ...” - Ajo është dita e llogarisë me drejtësi, dita e shpërblimit me drejtësinë absolute të Zotit. Ajo është Dita e Kijametit, kur të gjitha krijesat do të ngrihen dhe qëndrojnë përpara Zotit. - “... dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij.” - Ata nuk mund t’i shpëtojnë ose t’i bishtnojnë atij dënimi, që nuk ka për t’iu pakësuar ose zvogëluar aspak, as edhe një çast të vetëm. Atyre të mjerëve nuk do t’u plotësohen as lutjet e dëshpëruara për të vdekur, për t’u shkatërruar tërësisht dhe për t’u rehatuar njëherë e mirë, qoftë edhe për një ditë të vetme. - “E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit? Edhe një herë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?” - Më pas e shpjegon këtë pyetje, përsëritja e së cilës tregon rëndësinë e madhe të saj. - “Ajo është dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut.” - Askush nuk do të ketë mundësi t’i sjellë dobi apo shpëtim askujt. Ata nuk do të kenë shpëtim nga ndëshkimi, përveçse me lejen e Allahut. Edhe ndërmjetësimi i krijesave do të jetë i mundur veçse për ata që Allahu dëshiron dhe kënaqet. Le të përmendim këtu hadithin, ku Profeti ﷺ iu drejtua fiseve kurejshe dhe iu tha: 2829. “O bijtë e Hashimit! Shpëtoni veten nga zjarri, sepse unë nuk kam asnjë lloj mundësie tek Allahu për t’ju bërë dobi.” E përmendëm edhe në tefsirin e sures Shuara, që Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që ka thënë: “Kur zbriti ajeti: “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm!”, i Dërguari i Allahut thirri kurejshët në përgjithësi, pastaj veçoi disa familje prej tyre dhe u tha: “O bijtë e Kab Ibn Luejit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Murra Ibn Kabit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdushemsit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdumunafit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Hashimit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdulmuta - libit, shpëtojeni veten nga Zjarri! Oj Fatime, shpëtoje veten nga Zjarri, ngase para Allahut nuk mund t’ju bëj asnjë dobi, por kemi vetëm lidhje farefisnore, të cilën do të përpiqem (në dynja) ta mbaj.” Hadithin e kanë sjellë Muslimi dhe Tirmidhiu. Ky hadith vjen edhe në dy Sahih-ët përmes Zuhriut, nga Seid Ibn Musejibi, ky nga Ebu Seleme Ibn Abdurahmani, e ky nga Ebu Hurejra. Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila rrëfen: “Kur zbriti ajeti: “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm !” (Shuara, 214), i Dërguari i Allahut u ngjit në Safa dhe thirri: “Oj Fatime, e bija e Muhamedit! Oj Safije, e bija e Abdulmutalibit! O bijtë e Abdulmutalibit! Para Allahut nuk mund t’ju ndihmoj aspak, kurse nga pasuria ime kërkoni ç'të doni!” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. 207 Këtu i Lartësuari thotë: “... dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut.”, që i ngjan ajetit tjetër: “ I kujt është Sundimi Sot? - I Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit” [Gafir 16]. “Atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë.” [Furkan 26]. Ose: “Sunduesit të Ditës së Gjykimit.” [Fatiha 4]. Katadja ka thënë: “Betohem në Allahun e Madhëruar, se të gjitha çështjet janë edhe sot në dorë të Allahut, por atë ditë askush nuk do të ketë asnjë mundësi për të sjellë ndonjë dobi apo për të larguar ndonjë dëm nga askush.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Infitar. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë që na dhuroi. Ai mbron nga çdo devijim dhe gabim dhe vetëm tek Ai e kemi mbështetjen dhe e gjejmë forcën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 82:13–82:19

- “Me të vërtetë, vepërmirët do jenë (të lumtur) në mirësi të shumta.” - Vepërmirë (el ebrar) janë ata që përpiqen dhe punojnë sinqerisht për të përmbushur detyrimet ndaj të Madhëruarit dhe janë të kujdesshëm në plotësimin e detyrimeve ndaj krijesave, duke iu ruajtur çdo lloj padrejtësie ndaj tyre. Këta janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në vepra të mira, qofshin ato të dukshme, qofshin të fshehura në zemrat e tyre. Shpërblimi i këtyre fatlumëve është lumturia dhe kënaqësia e shpirtit dhe e trupit në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, pranë Zotit të tyre. - “Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem,...” – Ndërsa el fuxhxhâr - gjynahqarët janë ata që shkelin dhe shpërfillin të drejtat e Allahut dhe të krijesave. Këta kanë të prishura si zemrat, ashtu edhe veprat e fjalët e tyre. Ata janë të padrejtë dhe të shfrenuar në gjynahe. Këta do të jenë në një ndëshkim të dhembshëm, në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, në zjarrin e Xhehenemit. - “...ku do të flaken në Ditën e Gjykimit dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij.” - Ata do të flaken në Xhehenem. Kjo do të ndodhë me ta në Ditën e Shpërblimit. Ata do të jenë përjetësisht në Zjarr dhe kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. - “E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?Edhe një herë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?” - Ky është një kërcënim për madhështinë dhe tmerrin e asaj dite, e cila turbullon çdo mendje. Askush nuk do të pyesë për të tjerët në ato momente, sado të dashur dhe të afërt qofshin ata. Secilit i mjafton çështja e vet, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ajo është Dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut.” - Të gjithë do të kërkojnë shpëtimin për vetveten dhe nuk do të pyesin për asnjë në botë, sepse do të jenë të pushtuar tërësisht nga frika. Askush nuk mund të ndihmojë apo shpëtojë as njerëzit më të dashur të zemrës, sepse atë ditë e gjithë çështja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Ai që do të vendosë drejtësinë mes krijesave. Është Ai që do të shpërblejë me drejtësi dhe mëshirë secilin, sipas asaj që meriton. Allahu është më i Dituri për gjithçka.

← Infitar 82:19