83. Mutafifin · ajete 1–11

سورة المطـفـفين
1

وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ

Wejlun lilmuteffifine

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.

2

ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ

el-Ledhine ‘idha ektalu ‘ala en-nasi jestewfune

Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,

3

وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ

We ‘idha kaluhum ‘ew wezenuhum juhsirune

E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.

4

أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ

‘Ela jedhunnu ‘ule’ike ‘ennehum meb’uthune

A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur?

5

لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ

Lijewmin ‘adhimin

Në një ditë të madhe,

6

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Jewme jekumu en-nasu lirebbil-’alemine

Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.

7

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ

Kella ‘inne kitabel-fuxhxhari lefi sixhxhinin

Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

8

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ

We ma ‘edrake ma sixhxhinun

E, ku e di ti se ç'është Sixhxhin-i?

9

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Kitabun merkumun

Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).

10

وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ

Wejlun jewme’idhin lilmukedhdhibine

Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

11

ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

el-Ledhine jukedhdhibune bijewmi ed-dini

Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.