83. Mutafifin

سورة المطففين 36 ajete

Mekase · Renditja e shpalljes 86 · Xhuzi 30 · Faqja 587 · 36 ajete

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Shkronjat latine janë ndihmë për lexim: leximi i saktë mësohet duke dëgjuar.

1

وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ

Transliterim Wejlun lilmuteffifine

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.

Mus'haf Gabim?
2

ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ

Transliterim el-Ledhine ‘idha ektalu ‘ala en-nasi jestewfune

Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,

Mus'haf Gabim?
3

وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ

Transliterim We ‘idha kaluhum ‘ew wezenuhum juhsirune

E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.

Mus'haf Gabim?
4

أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ

Transliterim ‘Ela jedhunnu ‘ule’ike ‘ennehum meb’uthune

A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur?

Mus'haf Gabim?
5

لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ

Transliterim Lijewmin ‘adhimin

Në një ditë të madhe,

Mus'haf Gabim?
6

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Transliterim Jewme jekumu en-nasu lirebbil-’alemine

Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.

Mus'haf Gabim?
7

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ

Transliterim Kella ‘inne kitabel-fuxhxhari lefi sixhxhinin

Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

Mus'haf Gabim?
8

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ

Transliterim We ma ‘edrake ma sixhxhinun

E, ku e di ti se ç'është Sixhxhin-i?

Mus'haf Gabim?
9

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Transliterim Kitabun merkumun

Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).

Mus'haf Gabim?
10

وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ

Transliterim Wejlun jewme’idhin lilmukedhdhibine

Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

Mus'haf Gabim?
11

ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

Transliterim el-Ledhine jukedhdhibune bijewmi ed-dini

Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

Mus'haf Gabim?
12

وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ

Transliterim We ma jukedhdhibu bihi ‘illa kullu mu’tedin ‘ethimin

E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.

Mus'haf Gabim?
13

إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Transliterim ‘Idha tutla ‘alejhi ‘ajatuna kale ‘esatirul-’ewweline

E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!"

Mus'haf Gabim?
14

كـَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Transliterim Kella bel rane ‘ala kulubihim ma kanu jeksibune

Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.

Mus'haf Gabim?
15

كـَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ

Transliterim Kella ‘innehum ‘an rabbihim jewme’idhin lemehxhubune

Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.

Mus'haf Gabim?
16

ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ

Transliterim Thumme ‘innehum lesalul-xhehimi

Pastaj ata do të hyjnë në xhehenem.

Mus'haf Gabim?
17

ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

Transliterim Thumme jukalu hadhal-ledhi kuntum bihi tukedhdhibune

Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"*

Mus'haf Gabim?
18

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ

Transliterim Kella ‘inne kitabel-’ebrari lefi ‘illijine

Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirëve gjendet në Il-lijjinë!

Mus'haf Gabim?
19

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ

Transliterim We ma ‘edrake ma ‘illijune

E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?

Mus'haf Gabim?
20

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Transliterim Kitabun merkumun

Është një libër i qendisur qartë.

Mus'haf Gabim?
21

يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ

Transliterim Jesh/heduhul-mukarrebune

Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.

Mus'haf Gabim?
22

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ

Transliterim ‘Innel-’ebrare lefi na’imin

E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).

Mus'haf Gabim?
23

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

Transliterim ‘Alel-’era’iki jendhurune

Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.

Mus'haf Gabim?
24

تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ

Transliterim Ta’rifu fi wuxhuhihim nedrete en-na’imi

Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.

Mus'haf Gabim?
25

يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ

Transliterim Juskawne min rehikin mehtumin

U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.

Mus'haf Gabim?
26

خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ

Transliterim Hitamuhu miskun we fi dhalike feljetenafesil-mutenafisune

Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

Mus'haf Gabim?
27

وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ

Transliterim We mizaxhuhu min tesnimin

Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).

Mus'haf Gabim?
28

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ

Transliterim ‘Ajnæn jeshrebu bihal-mukarrebune

Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.

Mus'haf Gabim?
29

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ

Transliterim ‘Innel-ledhine ‘exhremu kanu minel-ledhine ‘amenu jedhekune

Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.

Mus'haf Gabim?
30

وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ

Transliterim We ‘idha merru bihim jetegamezune

Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

Mus'haf Gabim?
31

وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ

Transliterim We ‘idha enkalebu ‘ila ‘ehlihimu enkalebu fekihine

E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

Mus'haf Gabim?
32

وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ

Transliterim We ‘idha re’ewhum kalu ‘inne ha’uula’ ledallune

Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshin:': "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"

Mus'haf Gabim?
33

وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ

Transliterim We ma ‘ursilu ‘alejhim hafidhine

Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).

Mus'haf Gabim?
34

فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ

Transliterim Faljewmel-ledhine ‘amenu minel-kuffari jedhekune

E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.

Mus'haf Gabim?
35

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

Transliterim ‘Alel-’era’iki jendhurune

Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

Mus'haf Gabim?
36

هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

Transliterim Hel thuwibel-kuffaru ma kanu jef’alune

A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)*

Mus'haf Gabim?