83. Mutafifin

سورة المطـفـفين 36 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَيۡلٞ لِّلۡمُطَفِّفِينَ

Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ

që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ

ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ

A nuk mendojnë ata se do të ringjallen*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

لِيَوۡمٍ عَظِيمٖ

në një Ditë të madhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٖ

Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينٞ

E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Është një libër i shkruar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit atë ditë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ

Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

كـَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

كـَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّمَحۡجُوبُونَ

Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ

pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ

Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ

E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Është një libër i shkruar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ

Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ

Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

duke shikuar nga divanet.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ

Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقٖ مَّخۡتُومٍ

Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ

fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ

Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ

nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ

Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ

duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ

Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ

dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ

ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ

Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A