84. Inshikak

سورة الانشقاق 25 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ

Kur qielli të çahet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ

duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ

kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ

dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ

duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ

atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ

Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا

do ta ketë të lehtë llogarinë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا

dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ

Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا

do të lutet për të vdekur*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا

dhe në zjarr do të digjet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا

sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ

duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا

Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ

Betohem në kuqërrimin e muzgut,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ

në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ

si dhe në hënën e plotë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ

se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩

E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ

Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ

Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ

përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A