85. Buruxh

سورة البروج 22 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ

Për qiellin me yjësi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ

për Ditën e premtuar[399],*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[399] Ditën e Kiametit.
3

وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ

për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ

Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,[400]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[400] “Njerëzit e Hendekut”: vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas. Ai i përndoqi të krishterët e asaj krahine dhe martirizoi një numër të madh prej tyre, duke i hedhur në një hendek të mbushur me zjarr. Sipas disa transmetimeve, aty u dogjën njëzet e tre mijë të krishterë. Historia tregon se ky krim nuk mbeti pa u ndëshkuar, sepse një ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash u dërgua kundër Dhu Nuvasit nga Negusi i Etiopisë. Ushtria e Dhu Nuvasit u shpartallua, ai vrau veten dhe njerëzit e tij u skllavëruan. Për të marrë hakun e të krishterëve të vrarë, kaloi nën tehun e shpatës një e treta e burrave të Nexhranit dhe një e gjashta e grave u skllavërua.
5

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ

zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ

kur rrinin ulur rreth tij,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ

duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ

Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ

Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ

Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ

Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ

Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ

Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ

Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ

Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ

A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ

të Faraonit dhe të fisit Themud?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ

E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ

ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ

Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ

në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A