86. Tarik

سورة الـطارق 17 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ

Për qiellin dhe për vizitorin e natës!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ

E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ

Ai është ylli që shpon terrin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ

Për çdo njeri ka mbikëqyrës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ

Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ

është krijuar prej një lëngu që hidhet*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ

e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ

kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ

Për qiellin që kthehet pareshtur[401]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[401] Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim.
12

وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ

dhe për Tokën që plasaritet,[402]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[402] Pra, plasaritet për të mbirë bimët.
13

إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ

që kjo është një Fjalë ndarëse,[403]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[403] Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.
14

وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ

dhe nuk është aspak shaka!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا

Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

وَأَكِيدُ كَيۡدٗا

por dhe Unë ua pres me kurth.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا

Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A