83. Mutafifin · ajete 17–20

سورة المطـفـفين
17

ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

Thumme jukalu hadhal-ledhi kuntum bihi tukedhdhibune

Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur përshkruhet përgjegjësia para Allahut në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit dalin para Zotit, dhe kur gjykon Zoti i botëve kuptohet vetvetiu, se sa mëkat i madh është mashtrimi në të matur e në të peshuar. Njerëzit që e bëjnë një vepër të tillë konsiderohen, se nuk e besojnë ringjalljen. Sixhxhini është burg, e këtu fjala është për një vend të ngushtë në fund të xhehenemit, ku janë të ruajtura shënimet e veprave më të shëmtuara, e ku do të jetë edhe vendi i mëkatarëve të tillë. Paraqitja para Zotit për llogari është aq tronditëse, sa Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dikush prej njerëzve do të zhytet në djersën e vet deri në veshë!” Ditën e Gjykimit e mohojnë vetëm ata që kanë kaluar çdo kufi në punë të liga, e ngaqë veprat e tyre të këqija i kanë ndryshuar, kanë kapluar dhe nxirë zemrat e tyre, prandaj ata nuk do të lejohen ta shohin Zotin e Madhëruar, siç lejohen të mirët. “Rane, rejn” - do të thotë mbuluar, kapluar, nxirë. Çdo vepër e keqe shënohet një pikë e zezë në zemrën e njeriut, nëse ai pendohet, ajo hiqet, e nëse vazhdon edhe me të tjera,
18

كـَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ

Kella ‘inne kitabel-’ebrari lefi ‘illijine

Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

19

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ

We ma ‘edrake ma ‘illijune

E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?

20

كِتَٰبٞ مَّرۡقُومٞ

Kitabun merkumun

Është një libër i qendisur qartë.