83. Mutafifin · Ajeti 17 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 83:1–83:17
Kur përshkruhet përgjegjësia para Allahut në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit dalin para Zotit, dhe kur gjykon Zoti i botëve, vetvetiu kuptohet se sa mëkat i madh është mashtrimi në të matur e në të peshuar. Njerëzit që bëjnë vepër të tillë, konsiderohen se nuk e besojnë ringjalljen.
Sixhxhini është burg, e këtu fjala është për një vend të ngushtë në fund të xhehenemit, ku janë të ruajtura shënimet e veprave më të shëmtuara e ku do të jetë edhe vendi i mëkatarëve të tillë.
Paraqitja para Zotit për llogari është aq tronditëse, sa Pejgamberi ka thënë: "Dikush prej njerëzve do të zhytet në djersën e vet deri në veshë!"
E Ditën e gjykimit e mohojnë vetëm ata që kanë kaluar çdo kufi në punë të liga, e ngase ato vepra të tyre të këqija i kanë ndryshuar, kanë kapluar dhe nxirë zemrat e tyre, andaj ata nuk do të lejohen ta shohin Zotin e madhëruar, si lejohen të mirët.
"Rane, rejn" - do të thotë mbuluar, kapluar, nxirë. Çdo vepër e keqe shënohet pikë e zezë në zemrën e njeriut, nëse ai pendohet, ajo hiqet,e nëse vazhdon edhe me të tjera, ato ia mbulojnë zemrën në tërësi dhe atëherë nuk mund t'i pranojë këshillat e mira.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 83:7–83:17
- “Jo. Me të vërtetë, Libri i keqbërësve është në Sixhxhin.” - Allahu i Lartësuar thotë: “ Kel-lâ”. Kjo mund të ketë kuptim mohues. Kuptimi në këtë rast është: “Jo, nuk është aspak ashtu, siç besojnë keqbë - rësit se nuk do të ketë ringjallje e llogari për veprat e robërve. Përkundrazi llogaria e shpërblimi me drejtësi janë të pashmang - shëm. Megjithatë, ajo mund të vijë edhe me kuptim pohues ose si përforcim i një pohimi që përmendet në kontekst. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: “Po, të jeni të sigurt dhe të mos keni asnjë dyshim se ...”. Kështu, Allahu i Lartësuar hedh poshtë pretendimin e gabuar të keqbërësve, që nuk besojnë në llogarinë me drejtësi para Tij dhe na dëfton se është e sigurt dhe se nuk duhet të kemi asnjë dyshim se: “Libri i keqbërësve është në Sixhxhin.” Pra, përfundimi dhe vendqë - ndrimi i tyre i përhershëm do të jetë në ‘Sixhxhin’. Kjo fjalë vjen - sipas formës së tipit ‘ Feiil’, - nga fjala ‘ Sixhn’, që do të thotë ‘vend i ngushtë, i mbyllur, burg i përhershëm”. Për të treguar tmerrin e këtij burgu, i Lartësuari thotë: - “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?” - Me këtë pyetje, i Madhëruari na tregon është diçka shumë e madhe. Ai është një burg i përhershëm, është ndëshkim i dhimbshëm, i bërë gati. Disa dijetarë, - mes të cilëve Ibn Xheriri, - kanë thënë se Sixhxhini është poshtë Tokës së Shtatë. Disa kanë thënë se është një burg shumë i thellë dhe i hapur nga sipër. Në hadithin e Bera Ibn Azibit, që flet për përfundimin e jobesim - tarit dhe çfarë ndodh me të në momentin e vdekjes, ndër të tjera thuhet: “... Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dy - njasë. Atje kërkojnë që t’u hapen dyert, por ato nuk u hapen.” Atëherë Profeti lexoi fjalën e Allahut: “... nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës ...” [Ea’raf 40]. Atëherë Allahu thotë: “Shkrua - jeni librin e robit tim në Sixhxhin, në tokën më të ulët!” Atëherë, shpirti i tij hidhet që lart.” Të tjerë thonë se kështu quhet një humnerë apo pus i thellë në Xhehenem. Sidoqoftë, mendimi e shpjegimi më i saktë është se Sixhxhin e ka prejardhjen nga fjala el sixhn”, pra, ngushti. Sa më poshtë të jenë krijesat, aq më ngushtë bëhet për ta, e sa më lart të jenë (në Xhenet), aq më gjerësi është. Po kështu, qiejt sa më lart të jenë, aq më të gjerë e më madhështorë se ata poshtë tyre janë. Gjithashtu tokat: ajo që është më lart është më e gjerë se ajo që është poshtë saj, derisa vjen vendi më i ngushtë e i ulët, në mesin e tokës së shtatë. Kështu, përfundimi i keqbërësve (si dhe Libri i emrave dhe pu - nëve të tyre) është në më të ulëtin e të ultëve, sikurse thotë i Madhëruari: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bu - kur. Pastaj e kthejmë atë në më të ulëtin e të ultëve. Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.” [Tin 5, 6]. Ndër - sa në këtë ajet thotë: “Jo, të mos mendojnë se nuk do të ringjallen, se me siguri Libri (dhe vendqëndrimi) i keqbërësve është në Sixhxhin.”. Ky do të jetë përfundimi i keq - bërësve: në zjarrin e Xhehenemit, në skutat dhe thellësitë më të errëta e më të ngushta të tij. Në një ajet tjetër i Lartësuari thotë: “Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë dhe zërin e tij. E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e vetes . Këtë ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni
shumë herë!” [Furkan 13]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Ai është një libër i shkruar.” - Në fakt, ky ajet nuk është shpjegim dhe shtjellim i fjalës së Allahut të Lartësuar: “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?”, sepse Sixhini nuk është një libër, dhe për këtë nuk ka kundër - shtime. Ajeti është shpjegim për “Librin e Keqbërësve”, që tregon se çfarë është shkruar e vulosur për ta në atë libër, pikë - risht faktin se ata do të përfundojnë në Sixhxhin. Në atë libër nuk mund të ndry - shosh asgjë dhe askush nuk mund të ndërhyjë. - “Mjerë mohuesit atë ditë ...” - Mjerë për ta Ditën e Kijametit, kur të përballen me atë që i ka paralajmëruar Allahu. Mjerë ata, për atë burg të ngushtë e të tmerrshëm dhe në atë ndëshkim poshtërues, që i pret. ‘ ElUejl’, e përmendur në fillim të gjithë këtyre ajeteve të përsëritura, është shkatërrimi e ndëshkimi i dhimbshëm, që u kërcënohet mohuesve, që kryejnë ato vepra të shëmtua - ra që përmenden në to. Më pas, duke tre - guar se cilët janë keqbërësit e mohuesit, që e meritojnë këtë kërcënim, i Lartësuari thotë: - “... ata që nuk e besojnë Ditën e Gjyki - mit!” - Ata nuk besojnë se ekziston një ditë llogarie dhe shpërblimi me drejtësi para Zotit. Ata nuk besojnë në ringjallje dhe as nuk përgatiten për atë ditë. - “Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija ...” - Përveç atij që është armiqësor, i padrejtë e keqbërës ( mutedin) në veprat e tij, cilësi kjo që tregohet duke u zhytur në harame dhe duke e tepruar, qoftë edhe me ato gjëra që mund të jenë të lejuara në vetvete. Ata përshkruhen edhe si ‘ethim’, pra, të ngarkuar me gjynahe. I tillë është ai që gënjen kur flet, që nuk mban premtimin dhe që kur polemizon, i kalon kufijtë dhe bën padrejtësi. - “I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra.”. - Kur dëgjon fjalën e Allahut, të sjellë ndër njerëz prej Profetit të Allahut, ai e mohon atë, duke e konsideruar si trillim apo thjesht fjalë njerëzish, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kur u thuhet “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.”” [Nahl 24]. “Dhe ata thonë (për Kuranin) : “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexo - hen atij mëngjes e mbrëmje”.” [Furkan 5]. - “Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.” - Allahu i Lartësuar thotë: “ Kel-lâ”, që e shpjeguam më lart. Pra, nuk është ashtu siç thonë ata për Kuranin. Përkundrazi, ai është fjala e Allahut, Shpallja e Tij, që ia zbriti me vërtetësi lajmëtarit të Tij të zgjedhur, Muhamedit agn nehovirp eryt e tarmez ,tkaf ëN .ﷺ besimi në këtë libër, në këtë shpallje të mrekullueshme, ngase ato zemra janë mbë - shtjellë me një mbulesë, e cila i bën të paafta për të pranuar atë dritë. Kjo mbulesë u krijua nga gjynahet, shfrenimi dhe padrej - tësitë e tyre të shumta. Ibn Xheriri, Tirmi - dhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh sjellin hadi - thin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i këna - qur prej tij!), se Profeti ﷺ ka thënë: 2833. “Kur robi bën një gjynah, atij i bëhet një pikë e zezë në zemrën e tij. Nëse ai pendo - het, zemra e rimerr shkëlqimin e saj. Por nëse ai i shton ato, shtohen ato pikat e zeza, dhe pikërisht për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar: “Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.” Tirmidhiu thotë që ky është një hadith hasen sahih. - “Jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre.” - Ditën e Kijametit është përgatitur mikpritje për ta në Sixh - xhin, në burgun e tmerrshëm, të ngushtë dhe të frikshëm. Përveç kësaj, ata do të jenë të privuar nga mundësia për të parë Zotin dhe Krijuesin e tyre Ditën e Kijametit. Imam Shafiiu bazohet në këtë ajet për të argumentuar se besimtarët kanë për ta parë Allahun Krenar dhe të Lartësuar atë ditë, ashtu siç tregon edhe kuptimi i drejtpër - drejtë, i shprehur në fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të
shikojnë.” [Kijame 23, 23] Për këtë tregojnë edhe shumë hadithe, që janë në gradën muteuatira, pra, në gradën më të lartë të saktësisë. - “Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem ...” - Përveç privimit për të parë të Gjithëmëshirshmin, ata do të jenë banorë të zjarrit të ndezur fort. - “... dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” - U thu - hen këto fjalë për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen, dëshpërimin dhe vuajtjen, për të mirat që kanë humbur dhe për ndëshkimin e përhershëm, ku do të jenë.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 83:7–83:17
- “Jo, të mos mendojnë se nuk do të ringjallen, se me siguri Libri i mëkatarëve është në sixh -xhin.” - Këtu përfshihen të gjithë gjynahqarët: qafirët, munafikët dhe ata që shkelin kufijtë e Allahut. Të gjithë veprat e këtyre fuxhxharëve do të jenë në Sixhxhin. I Lartësuari shpjegon më pas se çfarë është Sixhxhin-i: - “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i? Ai është një libër i shkruar e i ruajtur mirë.” - Ai është një libër, ku shënohen
hollësisht veprat e shëmtuara. Sixhxhin është gjithashtu edhe një vend i ngushtë e mbytës. Ai është e kundërta e Il-lijin-it, librit të vepërmirëve, sikurse do të shpjegohet më poshtë. Është thënë, gjithashtu, se Sixhxhin-i është shtresa më e thellë e tokës së shtatë, në të cilën ndëshkohen fuxhxhar-ët. - “Mjerë mohuesit atë ditë, ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit!” - Ky është kërcënim për mohuesit dhe mosbesuesit, ata të cilët nuk e besojnë Ditën e Përgjegjësisë, Ditën e Shpërblimit, kur Zoti do ta trajtojë çdo njeri në varësi të veprave që ka bërë. - “Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija,...” - Ditën e Përgjegjësisë e mohojnë ata që kanë dy cilësi: 1. Ata që e teprojnë dhe shkelin kufijtë e Zotit, që lënë gjërat e ligjshme dhe marrin të paligjshmet. 2. Ata që janë të zhytur thellë në gjynahe. Të tillët janë të prirur të tregohen kryeneçë ndaj të vërtetës së Zotit. - “...I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra”.” - Kur këtyre u lexohen ajetet e Zotit, që dëshmojnë të vërtetën, ata i mohojnë me arrogancë. Ata i shpërfillin shpalljet e Zotit, duke pretenduar se ato janë thjesht përralla dhe histori të popujve të harruar. Por kjo është thjesht mendjemadhësi nga ana e tyre. - “Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.” - Kush kërkon të vërtetën dhe tregohet i paanshëm, ai nuk e mohon Ditën e Gjykimit, sepse Allahu i Madhëruar ka sjellë aq shumë argumente dhe fakte për vërtetësinë e saj, saqë askush nuk mund të dyshojë në të. Zemrat e lira e shohin këtë të vërtetë, ashtu si sytë shohin diellin. Por zemrat e robëruara dhe të vulosura nga veprat e këqija nuk mund ta shohin të vërtetën. - “Jo dhe jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre. Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem, dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.”” - Ky është shpagim i drejtë për shpërfilljen e treguar prej tyre. Ashtu sikurse ata nuk i lejojnë zemrat e tyre të ndriçohen nga drita e ajeteve të Zotit, ashtu do të shpërblehen në ahiret duke u privuar nga kënaqësia që të fal shikimi i Zotit. Pas këtij ndëshkimi të madh, ata do të flaken në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vuajnë hidhësinë dhe dëshpërimin e përzgjedhjes së tyre të gabuar. Dhimbja e tyre do të jetë shumë e madhe kur t’u thuhet: “Ky është ai të cilin ju e quanit gënjeshtër!”. Këtu janë përmendur tri lloje ndëshkimi për këta kriminelë: ndëshkimi i zjarrit të Xhehenemit, ndëshkimi përmes fjalëve therëse, dhe ndëshkimi më i madh: privimi nga kënaqësia e vështrimit të Allahut të Madhëruar. Ky i fundit është ndëshkim më i madh dhe më dëshpërues edhe se vetë ndëshkimi i Zjarrit. Ajeti i kuptuar nga ana e kundërt tregon se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit dhe në Xhenet. Ajo do të jetë kënaqësia më e madhe e tyre, më e madhe se çdo kënaqësi tjetër që do të shijojnë përjetësisht në Xhenet. Besimtarët do të jenë shumë të lumtur me praninë e të Madhëruarit dhe do të shijojnë kënaqësinë që të fal fjala e Zotit drejtuar atyre. Kjo është përmendur në shumë ajete Kur'anore dhe në shumë hadithe të sakta nga Profeti (a.s.). Këto ajete tërheqin fort vërejtjen për t’u ruajtur dhe penduar nga gjynahet, sepse ato dalëngadalë shkaktojnë vulosjen e zemrës dhe i heqin asaj aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e kota. Ato sjellin errësirë dhe pengojnë dritën e Zotit që të hyjë në zemër. Ato sjellin vdekjen e zemrës, dhe kështu ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëzohet: të mirën do ta shohë si të keqe dhe të vërtetën do ta shohë si të gënjeshtërt. Të mos harrojmë se këto janë vetëm një pjesë e të këqijave që sjellin gjynahet.