83. Mutafifin · Ajeti 36 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 83:18–83:36
"Nlijjunu" - vendi më i lartë ku janë të ruajtura shënimet e veprave të njerëzve të mirë, vepra që gjenden në mbikëqyrjen e engjëjve më të lartë. Ata janë në xhennet dhe nga vetë fytyra e tyre mund të vërehet se ata janë të shpërblyer më së miri, u jepet të pijnë verë në gota të mbylluara dhe kur të pihet ajo i vjen era misk sepse është përzier me një ujë që është më i miri që buron nga kroi, prej të cilit pijnë njerëzit më të afërt të Zotit.
Idhujtarët i përqeshnin myslimanët me ironi dhe e ndjenin veten të kënaqur pse bënin ashtu, bile u thoshin myslimanëve se janë njerëz të humbur, pse janë dhënë pas jetës tjetër, duke i lënë kënaqësitë e epshit në këtë botë. Idhujtarët do të duhej ta dinin se nuk mund t'i vlerësojnë veprat e myslimanëve, sepse ato i vlerëson Zoti. E kur besimtarët vendosen në xhennet, prej nga mund të shikojnë idhujtarët në vuajtje e zjarr, me ç'rast ua kthejnë atë tallje që ata e bënin në dynja dhe bëjnë pyetje në shenjë vërtetimi: a e gjetën idhujtarët atë që e merituan" Përgjegjja ishte: — E — Së po, përderisa janë futur në xhehenem.
Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 83:29–83:36
- “Vërtet, keqbërësit talleshin me besim - tarët ...” - Allahu i Madhëruar na tregon rreth keqbërësve, kriminelëve, të cilët tallnin dhe përçmonin besimtarët. Jo vetëm kaq, por: - “... kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri -tjetrit.” – Kështu tregonin talljen dhe përçmimin e tyre edhe me gjeste e veprime përçmuese. - “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.” - Kur ata kriminelë e keqbërës ktheheshin në shtëpitë e tyre, ishin të gëzuar, të kënaqur, në bollëk të tillë, saqë çfarëdo që të kërkonin, e gjenin. Megjithatë, ata nuk tregonin mirënjohje për mirësitë e Allahut të Lartësuar, por ishin të përkushtuar në përçmimin e besimtarëve muslimanëve dhe besimit të tyre. - “Kur i shihnin, thoshin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!” - I konsideronin kështu, sepse vetë nuk besonin në fenë e muslimanëve, fenë e pastër, që Zoti e zbriti përmes shpalljeve. I Lartësuari thotë për këta të mjerë:
- “Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre.” - Këta kriminelë dhe keqbërës nuk u dërguan në këtë jetë që të gjykonin besimtarët dhe besimin e tyre. Atëherë, përse merreshin me besimtarët?! Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe ata do të duken (të shëmtuar) pa buzë e me dhëmbë jashtë. “A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia, kurse ju i kundërshtonit?!” Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durue - shëm. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Mumi - nun 104 - 111]. - “Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët ...” - Ditën e Kijametit janë besimtarët që do të tallen me jobesim - tarët. Kështu do të “shpërblehen” këta të mjerë, me drejtësi, sipas bëmave të tyre në dynja. Pra, duke qenë se u tallën me besim - tarët, tashmë do të jenë besimtarët që do të qeshin dhe tallen me ta. - “Duke qëndruar mbështetur në kolltu - kë, ata do të vështrojnë.” - Besimtarë do të jenë në shtretër të lartë, duke shikuar Allahun Krenar dhe të Lartësuar. Ata do të jenë të nderuar, ndryshe nga ç’i për - shkruanin mosbesimtarët në dynja si njerëz të humbur e të paditur. Kështu, ata nuk ishin aspak të humbur, përkundrazi ishin prej të dashurve të Allahut, të afruarve të Tij, adhuruesve të sinqertë, të cilët tashmë do të vështrojnë Zotin e tyre, duke përjetuar kënaqësi të pashembullt, në atë vend të nderimit të përjetshëm dhe të kënaqësisë së pafundme. - “A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?” - A u shpaguan mohuesit për padrejtësitë që u bënin besim - tarëve, me sharjet, talljet dhe nënçmimin e tyre. Qëllimi është pohimi i kësaj të vërtete: Pa dyshim që ata do të marrin shpagimin e drejtë dhe të merituar. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Mutaffifin. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë. Ai mundëson ruajtjen nga çdo e keqe. Vetëm Allahut i mbështetemi dhe vetëm me Atë e kemi lidhur zemrën dhe besimin.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 83:29–83:36
Pasi foli për shpërblimin e muxhriminëve dhe atë të mu’minin-ëve, Allahu i Lartësuar tregon shkaqet e këtij dallimi mes tyre: - “Vërtet, zullumqarët talleshin me besimtarët, sepse kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.” - Në jetën e dynjasë, kriminelët gjynahtarë talleshin me besimtarët dhe i përqeshnin ata me fjalë dhe me veprime. Kur besimtarët kalonin pranë tyre, ata i shihnin me qesëndi dhe i përqeshnin duke i bërë shenja fyese njëri - tjetrit. Megjithëse kjo ishte një vepër shumë e fëlliqur, ata ndiheshin të qetë, pa asnjë lloj ndjenje faji: - “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur. Kur i shihnin, thonin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!”” - Kur ktheheshin pranë familjeve tyre, në mëngjes ose në mbrëmje, ata ishin të gëzuar dhe të fryrë me mendjemadhësinë e tyre. Ky ishte një nivel shumë i frikshëm vetëkënaqësie dhe vetëmashtrimi. Ata jo vetëm që kryenin vepra të ulëta dhe të këqija, por ishin fare të qetë për këtë, a thua se kërcënimi i Zotit nuk ekzistonte. A thua se Zoti u kishte premtuar se do të ishin të shpëtuar dhe të lumtur. Ata ishin aq arrogantë, sa deklaronin se ishin ata të udhëzuarit në udhë të drejtë, ndërsa besimtarët ishin njerëz të humbur dhe larg realitetit të jetës. Ky pretendim sigurisht që konsiderohet si shpifje dhe si e folur pa dije rreth Zotit. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre.” - Allahu i Madhëruar nuk i vendosi ata si ruajtës dhe mbikëqyrës të besimtarëve, që të gjykojnë se cilët janë në humbje dhe cilët të udhëzuar. Vepra e shëmtuar e tyre tregonte veçse arrogancë, për të cilën nuk kanë asnjë justifikim, prandaj edhe ndëshkimi i tyre në ahiret do të jetë në përputhje me atë që kanë bërë, siç thotë i Lartësuari: - “Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë.” – Ditën e Gjykimit, do të jenë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët, kur t’i shohin të vuajnë në ndëshkimin e drejtë dhe të merituar. Kur çdo vendim i Zotit të jetë bërë realitet, qafirët do të vuajnë atë që vetë e zgjodhën për veten e tyre, ndërsa besimtarët, të kënaqur mes mirësive të Zotit të tyre, që e adhuruan si Një të vetëm dhe të pashoq, do të jenë të ulur dhe të rehatuar në shtretërit dhe kolltukët e tyre të stolisur dhe të zbukuruar. Ata do të kundrojnë mirësitë që Zoti ka përgatitur për ata dhe do të vështrojnë Fytyrën e Zotit të tyre të Dashur dhe Bujar. Dhe një pyetje shtrohet, ndërkohë që përgjigjja e saj dihet: - “A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?” - Sigurisht që po. Ashtu sikurse u tallën me besimtarët në këtë dynja, duke shpifur për ta se janë të humbur, po kështu besimtarët do të tallen me ta kur t’i shohin të vuajnë ndëshkimin e të Drejtit, si shpërblim për humbjen dhe mosbesimin e tyre. Pa dyshim, ata do të shpërblehen me drejtësi dhe urtësi nga Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë.