84. Inshikak · Ajeti 25 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 84:1–84:25

Në pesë ajetet e para përshkruhet se si trupat e mëdhenj të ekzistencës i përulen dhe i binden urdhërit të Zotit në vigjilje të kijametit. Qielli çahet, toka duket më e gjerë, ngase kodrat nuk ekzistojnë më. Toka i hedh jashtë të vdekurit dhe lirohet.

Njeriu për çdo moment përpiqet që më veprat e tij, qofshin të mira o të këqija, t'i afrohet vdekjes, t'i afrohet momentit kur veprat e veta do t'i gjejë para Zotit.

Ai që është ruajtur e ka bërë vepra të mira, atij shënimet i vijnë nga ana e djathtë, e cila është shenjë se atij i paraqitet llogaria pa hyrë në detaje, pse të mirat i shpërblehen e të këqijat i shlyhen: ai pra, i gëzuar kthehet në mesin e të vetëve.

Ai që ka bërë të këqija, shënimet i vijnë pas dhe ai e mallkon veten, sepse ai do të jetë në Zjarr. Ai sa ishte në dynja asnjëherë nuk u kujtua se ç'është duke vepruar dhe mendoi se nuk do të dalë para Zotit.

Këtu Kur'ani sërish u kthehet disa dukurive të kësaj bote në të cilat Zoti betohet se do të përjetoni vështirësi pas vështirësive, duke filluar prej vdekjes e deri në fund në xhennet ose në xhehenem.

Idhujtarët as nuk besuan, as nuk iu përulën Zotit kur u lexohej Kur'ani, por bile edhe nuk e besuan si shpallje të Zotit, e mendonin se Zoti nuk e di çka mbajnë ata në zemra. Shpërblimet njerëzve të mirë kurrë nuk u ndërprehen.

Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 84:16–84:25

- “Betohem në kuqëlimin e muzgut ...” - Është transmetuar nga Aliu dhe Ibn Abasi dhe sahabë e tabiinë të tjerë, që kanë thënë se: esh-shefeku është e kuqërremta, që shfa - qet në horizont gjatë perëndimit të diellit. Ndërsa Abdur -Razaku sjell me sened nga Ebu Hurejra, se: ‘shefeku’ është e bardha që shfaqet në horizont (më vonë, pasi fshihet e kuqërremta), në kohën e perëndimit. Në të vërtetë, ‘ shefeku’ është e kuqërremta që shfaqet në horizont, ose para lindjes së diellit, siç ka thënë Muxhahidi, ose nga perëndimi i diellit deri në kohën kur hyn jacia, sikurse dihet nga dijetarët e gjuhës arabe. Halil Ibn Ahmedi ka thënë se: ‘shefek’ është e kuqërremta që shfaqet me perëndimin e diellit, deri në kohën e jacisë. Kur largohet kjo ngjyrë nga horizonti, thuhet: “U fsheh e kuqërremta.” El Xheu - heriu ka thënë: “’Shefeku është pjesa e mbetur e dritës së diellit dhe kuqëlimi që shfaqet në fillim të natës, i cili vazhdon deri afër kohës së namazit të darkës (jacisë).” Në Sahihun e Muslimit është hadithi nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka

thënë: 2836. “Koha e namazit të akshamit vazhdon për aq sa nuk është larguar ‘ shefeku’.” Pra, shefeku është ngjyra e kuqërremtë e horizontit; nëse ajo largohet, atëherë ka mbaruar koha e akshamit dhe ka hyrë koha e jacisë. - “... në natën e në çfarë tubon ajo ...” - Uesek, domethënë, grumbullon, mbledh, bashkon. Pra, Allahu i Madhëruar betohet në natën, e cila e bën që çdo gjë të kthehet në folenë e vet. - “... edhe në hënën kur ajo bëhet e plotë ...” - Pra, kur hëna shfaqet e plotë në qiell. Kështu, Allahu i Lartësuar përmend hënën e shndritshme përballë territ të natës, e cila, me errësirën e saj, bën që çdo gjë të kthehet në vendstrehimin e vet. - “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” - Buhariu sjell shpjegimin e këtij ajeti nga Ibn Abasi: 2837. “Domethënë, do të kaloni gjendje pas gjendjeje, vështirësi pas vështirësie. Kështu ka thënë Profeti juaj nbI ,tuirahuB ët tinoisrev sapis ,arP ”.ﷺ Abasi e sjell këtë si një shpjegim të vetë Profetit ﷺ . Këtë shpjegim e mbështet edhe këndimi: “Le terkebunne”, pra, me zanoren -u-. Pra, ju, o njerëz, do të kaloni gjendje pas gjendje.” Ky është mendimi më i shfa - qur dhe i dukshëm në ajet - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse ka thënë Enesi: “Çdo vit që vjen është më i keq se ai që shkon. Kështu e kam dëgjuar nga Profeti juaj.” 215 Ndërsa Ibn Xheriri, pasi sjell shpjegimet e lexuesve të Kuranit dhe mufesirëve, në lidhje me këtë ajet, thotë: “Më i saktë është shpjegimi i atyre që e lexojnë: Le terke - benne (do të kalosh), pra, me zanoren e, sikurse vjen këndimi i Umerit, Ibn Mesudit dhe shumicës së kënduesve të Mekës dhe Kufës. Pra, këtu është për qëllim Profeti ﷺ . Kësisoj, kuptimi i ajetit është: “... ti (O Muhamed), me siguri, do të kalosh cak pas caku, pra, gjendje pas gjendjeje, ngjarje pas ngjarjeje, sprovë pas sprove në këtë jetë.” Ndërsa për transmetimin e Buhariut kanë dhënë tjetër shpjegim. Po ta vëresh me kujdes në hadithin e Buhariut prej Ibn Abasit (që u soll më sipër), në fund të tij thuhet: “Kâle hâdhâ Nebij -jukum” Kjo fjali mund të lexohet në dy mënyra. Mënyra e parë është: “ Kâle (e tha) hâdhâ (këtë) Nebijjukum (Profeti juaj).” Pra, përemri ‘hâdhâ’ (këtë) vjen në rasën kallëzore. Kështu, Ibn Abasi, - sikurse u përmend më sipër, - e sjell këtë si shpjegim të dhënë nga Profeti ﷺ .Por mund të lexohet edhe kështu: “Kâle (tha): hâdhâ (ky është) Nebijjukum (Profeti juaj). Pra, përemri hâdhâ (ky) vjen në rasën emërore. Kështu, Buhariu, pasi sjell shpjegimin e Ibn Abasit: “Pra, do të kaloni gjendje pas gjendjeje.”, vijon të sjellë prapë një fjalë të Ibn Abasit, që thotë: “Ky është Profeti juaj.” Kësisoj, është Ibn Abasi, i cili, pasi shpjegoi ajetin “... do të kalosh gjendje pas gjendjeje.”, thotë: “Ky është Profeti juaj”, domethënë, bëhet fjalë për gjendjet e vështirësitë, që do të kalojë Profeti juaj. Kurse Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Shabijut, që thotë: “... do të kalosh cak pas caku.” Pra, do të kalosh qiell pas qielli, o Muhamed.” Një shpjegim i tillë, - thotë Shabiju, - është përcjellë edhe nga Ibn Mesudi, Mesruku dhe Ebu Alij e. Me këtë shpjegim, ata kanë për qëllim udhëtimin e Profetit në qiejt e lartë, natën e Israsë dhe Mirazhit. Ndërsa nga Suddiju vjen shpjegimi: “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” Pra, edhe ju do të veproni njëlloj si popujt para jush e do të kaloni cak pas caku e nivel pas niveli. Me sa duket, Suddiju e bazon këtë shpjegim në hadithin e saktë të sjellë nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Ju do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre e kut pas kuti. Nëse ata do të hynin në vrimën e hardhucës, edhe ju do të hynit në të.” E pyetëm: “E kush janë ata, o i Dërguari i Allahut, jehudët dhe krishterët?” - “E kush tjetër?! - tha Profeti. Edhe ky është një shpjegim i mund - shëm. Eameshi sjell këtë shpjegim nga Abdullahi (Ibn Mesudi): “Fillimisht, ju do të shihni qiellin të çahet, pastaj të skuqet, pastaj të marrë ngjyra të ndryshme.” Sipas

këtij shpjegimi, bëhet fjalë për gjendjet që do të përjetojë njeriu në Ditën e Gykimit dhe gjendjet e ndryshme që qielli do të kalojë atë ditë të vështirë. Nga Ibn Xhubejri vjen shpjegimi: “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” Pra, njerëzit që në dynja ishin të rëndomtë e të përçmuar, në ahiret do të jenë të lartësuar; dhe anasjelltas: njerëz që në jetën e dynjasë kanë qenë të respektuar e të fisëm, në ahiret do të jenë të poshtëruar e të dënuar. Ndërsa nga Ikrima vjen shpjegimi: “Nga faza e gjidhënies, ju do të filloni të hani ushqim, pastaj nga fëmijëria, ju do të kaloni në fazën e pjeku - risë, pastaj në kohën e pleqërisë, e kështu fazë pas faze. N dërsa Hasen el Basri shpjegon: Gjendje pas gjendje, rehati pas vështi - rësie e vështirësi pas rehatie; pasuri pas varfërie, e varfëri pas pasurie; shëndet pas sëmundjes e sëmundje mbas shëndetit.” Sidoqoftë, edhe sipas shpjegimit se kjo fjalë i është drejtuar Muhamedit ,ﷺ ajo mbetet gjithëpërfshirëse në kuptimin e saj dhe nuk e përjashton mesazhin që u jepet të gjithë njerëzve. Kështu, të gjithë njerëzit do të ka - lojnë cak pas caku, vështirësi pas vështirë - sie, qoftë në jetën e dynjasë, qoftë në Ditën e Kijametit, me gjithë tmerret, lemeritë dhe vështirësitë e saj të pashembullta. - “Atëherë çfarë kanë ata që nuk be - sojnë? Përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen?” - Pra, çfarë i pengon ata që të besojnë Allahun, Profetin e Tij dhe Ditën e Fundit, ditën e llogarisë dhe shpërblimit me drejtësi përpara Zotit. Ç’është me ta që, kur u lexohen ajetet e Allahut, fjala e Tij, pra, pikërisht ky Kuran madhështor, ata nuk bien në sexhde për ta madhëruar, për ta nderuar dhe respektuar fjalën e Tij? - “Në të vërtetë, mohuesit refuzojnë?!” - Pra, tashmë është bërë zakon dhe natyrë e tyre refuzimi i shpalljeve të Zotit, inati, kokëfortësia, kryeneçësia dhe këmbëngulja në kundërshtimin e të vërtetës. - “Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur.” - Ai është i Gjithëditur, në lidhje me atë që ata fshehin në kraharor. - “Lajmëroji ata për një dënim të dhembshëm ...” - Pra, njoftoji, o Muhamed, se Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka përgatitur për ta ndëshkim të dhembshëm. - “... përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira ...” - Kuptimi: Ata të cilët besojnë me zemër, me besim të pastër, korrekt e të sinqertë dhe bëjnë punë të mira, duke vërtetuar besimin në zemër, këta kanë tjetër premtim: - “... të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!” - Ata do të kenë një shpër - blim të madh në ahiret. Allahu i Madhëruar e përshkruan shpërblimin e tyre si: të pandërprerë, të pandalshëm, që kurrë nuk do të përfundojë apo pakësohet, siç ka thënë në ajetin tjetër: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandër - prerë.” [Hud 108]. Pa dyshim, Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka përgatitur mirësi të shumta për banorët e Xhenetit, që ata do t’i përjetojnë në çdo gjendje dhe në çdo çast që kalojnë në të, por hyrja në Xhenet do të

bëhet me bujarinë dhe mëshirën e Allahut dhe jo me punët e tyre. Xheneti është dhu - ratë nga mëshira e Zotit për robërit e Tij, një mirësi e përhershme, që gjithmonë shtohet dhe zbukurohet. Lavdërimet i takojnë pafu - ndësisht dhe përgjithmonë vetëm Allahut, që është i vetëm dhe i pashoq. Edhe banorët e Xhenetit do të inspirohen që të thonë lehtë dhe natyrshëm ‘ Subhanallah’ dhe ‘ El hamdu lil-lah’, ashtu sikurse e kanë të natyrshme të marrin frymë. Lutja e tyre e fundit do të jetë: ‘ El-Hamdu lil Lahi Rabil alemin’. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Inshikak. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për mirësinë që na dhuron. Ai jep sukses për çdo punë të mirë dhe ruan nga çdo devijim dhe punë e keqe.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 84:16–84:25

- “Betohem në kuqëlimin e muzgut, në natën e në çfarë mbulon ajo me errësirën e saj, edhe në hënën e plotë,...” – Allahu i Lartësuar betohet në disa shenja të mëdha, të cilat shfaqen natën. Kështu, fillimisht betohet në dritën e kuqërremtë, që mbetet nga dielli, kur ai perëndon. Kjo shënon fillimin e natës. Pastaj, Allahu i Lartësuar betohet në natën dhe në gjithçka që ajo mbulon me errësirën e saj. Ai betohet, gjithashtu, edhe në hënën e plotë, aq të dobishme dhe të bukur. Por për çfarë betohet i Plotpushtetshmi? - “...se ju, me siguri, do të kaloni gjendje pas gjendjeje.” - Ju keni për të kaluar gjendje pas gjendjeje, fazë pas faze, për të shkuar atje ku jeni njoftuar. Pas një pike uji, ju ktheheni në gjak të ngjizur, të ngjitur në muret e barkut të nënës, pastaj shndërroheni në një copë mishi të ngjashëm me një mish të përtypur, për të kaluar në fazat e tjera të zhvillimit, që në fund t’ju fryhet shpirti.

Pastaj dilni në këtë jetë si fëmijë të dobët dhe të varur. Më pas, filloni të dalloni dhe të arsyetoni, derisa arrini moshën e përgjegjësisë, kur lapsi fillon të shënojë veprat tuaja. Gjatë jetës tuaj, Zoti ju kërkon zbatimin e ligjit të Tij dhe qëndrimin brenda kufijve të Tij. Pas vdekjes, Ai ju premton ringjalljen dhe llogaritjen e drejtë të veprave tuaja, për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha këto faza nëpër të cilat kalon njeriu tregojnë se vetëm Allahu është Ai që meriton adhurimet tona, sepse Ai është i vetmi që përkujdeset për krijesat e Tij, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Çdo krijesë është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme përpara Krenarit të Gjithëmëshirshëm. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë. - “Atëherë çfarë kanë ata që nuk besojnë? Përse, kur u lexohet Kur'ani, nuk përulen?” – Ç’është me këta njerëz që nuk besojnë Allahun dhe në madhështinë e Tij, që nuk besojnë në Kur'anin e Tij, që nuk nënshtrohen për të zbatuar urdhrat e Tij dhe për t’u larguar nga ndalesat e Tij? - “Në të vërtetë, mohuesit përgënjeshtrojnë (shpalljet e Zotit) ?!” - Ata që mohojnë Zotin e quajnë të vërtetën si mashtrim dhe e kundërshtojnë atë me urrejtje, pasi u është bërë e qartë. Prandaj, mos u çudisni që ata e mohojnë Kur'anin dhe nuk nënshtrohen për ta zbatuar atë. Ata që e mohojnë të vërtetën nga kryeneçësia dhe urrejtja, për ta nuk ka mundësi udhëzimi. Nëse ata e urrejnë të vërtetën, si mund ta pranojnë atë dhe t’i nënshtrohen? - “Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur (në gjokset e tyre) .” - Allahu i Gjithëditur di çdo vepër dhe qëllim të tyre, e shfaqin apo e mbajnë të fshehur në shpirtin e tyre, dhe do t’i shpërblejë me drejtësi për to. - “Lajmëroi ata për një dënim të dhembshëm,...” - Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve: ata nuk e besojnë Kur'anin dhe e mohojnë mesazhin e tij. Megjithatë, janë edhe disa që Zoti i ka përzgjedhur ndër njerëzit e tjerë, për t’i udhëzuar dhe ndriçuar me këtë Kur'an. - “...përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!” - Ata e besojnë Kur'anin dhe çdo kumt të sjellë nga profetët e Zotit, angazhohen me sinqeritet për të zbatuar çdo porosi të dhënë prej tyre. Këtyre fatlumëve, Zoti u ka premtuar shpërblim të pandërprerë. Ata do të jenë përjetësisht në kënaqësi të pafundme, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush prej njerëzve nuk ka arritur as t’i imagjinojë.

← Inshikak 84:25