إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dita e premtuar është Dita e Kijametit, ndërsa dëshmues janë pejgamberët që dëshmojnë për njerëzit. Por dëshmuese është edhe dita e xhumasë, e cila dëshmon se çka punojnë besimtarët në të, ose dita në Arafat, e ka edhe mendime të tjera. As-habi Uhdudë, ishin sundues që i mundonin besimtarët dhe i digjnin në hendeqe. Mendohet për një sundues persian, për një jehudi, ndërsa në një hadith, të cilin e transmeton Ahmedi, Muslimi, Nesaiu, thuhet se fjala është për një besimtar të ri dhe për një falltor. Hadithi është shumë i gjatë. Sidoqë të jetë kriminelë të tillë janë të mallkuar prej Zotit, pse i munduan besimtarët; të tillë ishin edhe idhujtarët mekas, të cilët i urrenin muslimanët për shkak se besuan një Zot.