85. Buruxh · ajete 9–12

سورة البروج
9

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

el-Ledhi lehu mulku es-semawati wel-’erdi wel-lahu ‘ala kulli shej’in shehidun

Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.

10

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ

‘Innel-ledhine fetenul-mu’uminine wel-mu’uminati thumme lem jetubu felehum ‘adhabu xhehenneme we lehum ‘adhabul-heriki

Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.

11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ

‘Innel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati lehum xhennatun texhri min tehtihal-’enharu dhalikel-fewzul-kebiru

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dita e premtuar është Dita e Kijametit, ndërsa dëshmues janë pejgamberët që dëshmojnë për njerëzit. Por dëshmuese është edhe dita e xhumasë, e cila dëshmon se çka punojnë besimtarët në të, ose dita në Arafat, e ka edhe mendime të tjera. As-habi Uhdudë, ishin sundues që i mundonin besimtarët dhe i digjnin në hendeqe. Mendohet për një sundues persian, për një jehudi, ndërsa në një hadith, të cilin e transmeton Ahmedi, Muslimi, Nesaiu, thuhet se fjala është për një besimtar të ri dhe për një falltor. Hadithi është shumë i gjatë. Sidoqë të jetë kriminelë të tillë janë të mallkuar prej Zotit, pse i munduan besimtarët; të tillë ishin edhe idhujtarët mekas, të cilët i urrenin muslimanët për shkak se besuan një Zot.
12

إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ

‘Inne betshe rabbike leshedidun

Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.