86. Tarik · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures Et-Tarik Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Beled, ajete: 17

Në thelb të tematikës së kësaj sureje qëndron besimi në ringjallje dhe përgjegjësi për vepra, andaj shtron disa argumente mbi fuqinë e Zotit dhe argumente për Kur'anin si mrekulli.

Quhet: "Suretut Tarik", ngase përmendet ylli trokitës, ndriçues.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 86:1–86:17

Zoti xh. sh. betohet se çdo njeri ka përcjellës, i cili përcjell punën e tij, ose ka mbrojtës që e ruan prej rreziqeve.

Prej ujit të burrit, që del prej boshtit kurrizor dhe ujit të gruas, që del prej gjoksit të saj, Zoti e krijon njeriun: pra Ai ka fuqi ta ringjallë.

Dita e gjykimit është moment që zbulon çka mbahej fshehtë, bindje e qëllime, e njeriu as vetë nuk ka fuqi të mbrohet, e nuk ka as ndihmës.

Dredhitë e idhujtarëve Zoti i asgjëson.

Mbaroi përkthimi i kesaj sureje, falenderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 86:1–86:10

Tarik është një sure mekase, me 17 ajete. Ajo është shpallur pas sures Beled. Nesaiu sjell hadithin nga Xhabiri, i cili tregon: “Muadhi lexoi në një namaz akshami suret Bekare dhe Nisa. Profeti ﷺ i tha: 2840. “Fitnexhi je ti, o Muadh?! A nuk të mjaftonte të lexoje suret “ Ues-semai uet -tarik” (suren Tarik) dhe “ Uesh-shsemsi ue duĥâha ” (su - ren Shems), ose të ngjashme me to?”” - “Betohem për qiellin dhe “Trokitësin”. - Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në trupat e shndritshëm, që ka vendosur në të. Për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e këtyre krijesave,216 Ai thotë: - “E ku e di ti se çfarë është “Trokitësi”?” - Katade dhe të tjerë thonë që ylli është quajtur tarik (trokitës), sepse ai shihet gjatë natës dhe fshihet gjatë ditës. Këtë shpjegim e mbështet edhe një hadith i saktë, që thotë: 2841. “Profeti i Allahut e ka ndaluar që dikush të vijë (befasisht natën), e të trokasë (tarik) në familjen e tij.” (Domethënë, tarik, në hadith, quhet diçka që vjen gjatë natës). Ndërsa në një hadith tjetër, që përmban një lutje për largimin e kurthit të shejtanëve më të këqinj, thuhet: 2842. “Eûdhu bi kelimâtillâhit-tâm-mâtil-letî lâ juxhâuizuhun -ne berrun, ue lâ fâxhir min sher -ri mâ ħaleķa, ue dhera’e, ue bera’e ue min sher-ri mâ jenzilu mines-semâi, ue min sher -ri mâ jea’ruxhu fîhâ, ue min sher -ri mâ dhera’e fil erđi, ue min sher -ri mâ jeħruxhu minhâ, ue min sher-ri fitenil-lejli uen-nehâr, ue min sher-ri kul-li ŧâriķin, il-lâ ŧâriķan jeŧruķu bi ĥajrin, jâ Rraĥmân! “ Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk i kalojnë dot as të mirët as të këqijtë, nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, nga sherri i gjithçkaje që zbret nga qielli (dënimeve), nga sherri i gjithçkaje që ngjitet në të (pu - nëve të këqija që sjellin dënim), nga sherri i çdo krijese mbi sipërfaqen e tokës, nga she - rri i çdo gjëje që del prej nëntoke, nga sherri i sprovave të natës dhe të ditës, nga sherri i çdo ndodhie (tarik), përveç një ndodhie (tarik) që vjen me të mirë, o Mëshirues! (Pra, tarik në këtë hadith ka kuptimin e diçkaje që vjen befas). - “Ai është ylli tejshpues.” - Domethënë, ndriçues, shkëlqyes, që djeg dhe përvëlon shejtanët. - “Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbi - këqyrës.” - Për çdo shpirt, Allahu i Lartë - suar ka vendosur ruajtës, që e mbrojnë nga të këqijat, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Për çdo njeri ka mbikëqyrës para dhe prapa tij, të cilët, me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë. Allahu nuk e ndryshon gje - ndjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë në veten e tyre. Por, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë (ndëshkim) nuk ka kush ta sprapsë dhe ata nuk do të gjejnë mbrojtës tjetër veç Tij.” [Rad 11]. - “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!” - Me këtë fjalë, Allahu i Madhë - ruar i sugjeron njeriut që të meditojë rreth origjinës së dobët të tij, andej nga është kri - juar. Ai e udhëzon, gjithashtu, që të besojë në Ditën e Premtuar, kur do të rikthehen krijesat në jetë, pas vdekjes së tyre. Pa dyshim që rikthimi në jetë nuk është më i vështirë se krijimi herën e parë, siç thotë i Lartësuari: “Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” [Rum 27]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Ai është krijuar prej një lëngu, që hi - dhet fuqishëm ...” - Nga fara, e cila del me forcë prej burrit dhe prej së cilës lind fëmija, me lejen e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” - Domethënë, nga shpina e burrit dhe dërrasa e kraharorit të gruas. Lëngu që del nga gruaja anon nga e verdha. Fëmija vjen prej të dy përbërësve. Duke shpjeguar fjalën “terâib”, Ibn Abasi vendosi dorën në gjoks dhe tha “Ky është “ teraib”. Është transmetuar sërish prej tij se ‘ terâib’ është pjesa e gjoksit mes dy gjinjve të femrës. - “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë ...” - Ai është i plotpushtetshëm për ta rikthyer në jetë nje - riun, - i cili është krijuar prej një lëngu të dalë me forcë - dhe për ta ringjallur atë pas vdekjes së tij. Allahu ishte i plotpushtet - shëm për ta bërë krijimin nga asgjëja, pra - ndaj që për ta rikthyer në jetë dikë, edhe më e lehtë për t’u besuar dhe pranuar. - “Ditën kur të zbulohen të fshehtat...” - Kjo është Dita e Kijametit, dita kur do të shfaqen të gjitha të fshehtat. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Umeri se Profeti i Allahut ka thënë: 2843. “Ditën e Kijametit, çdo tradhtari do t’i ngulet një flamur në të pasmet e tij dhe do të thuhet: ‘Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.” - “... kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmës.” - Njeriu nuk do të ketë fuqi të shpëtojë vetveten dhe askush tjetër nuk mund ta ndihmojë për ta shpëtuar nga ndëshkimi i Zotit.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 86:1–86:17

- “Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues. ” - Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “ tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim: - “Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.” - Këta mbikëqyrës regjistrojnë veprat e robve, të mira apo të këqija qofshin, që në Ditën e Gjykimit çdokush të shpërblehet me drejtësi për atë që ka punuar. - “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” - Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret. - “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të

ketë as forcë e as ndihmëtarë.” - Allahu është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të gjithë dhe t’i shpërblejë për veprat e tyre. Atë ditë do të shfaqen haptazi të fshehtat e zemrave, të mira apo të këqija qofshin. Të fshehtat do të shfaqen në fytyrat e njerëzve, siç thotë i Lartësuari: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.”. Në dynja, shumë çështje mbahen fshehur dhe nuk shfaqen për t’u dëshmuar nga njerëzit. Por në Ditën e Gjykimit do të shfaqen si veprat e punëmirëve, ashtu edhe krimet e të këqijve, për t’u shpërblyer çdo kush me drejtësi. Atë ditë, njeriu nuk do të gjejë asnjë mundësi për të mbrojtur veten e vet dhe as ndonjë ndihmëtar ku mund të mbështetet. Në vijim, Allahu i Lartësuar bën një tjetër betim për të vërtetuar saktësinë e Kur'anit. Ai thotë: - “Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon. Për tokën, që herë pas here hapet.” - Qielli kthehet kohë pas kohe me reshje, e po kështu edhe toka kohë pas kohe sjell prodhim. Në këtë mënyrë, jetojnë njerëzit dhe kafshët. Por nga qielli zbresin edhe përcaktimet e Zotit kohë pas kohe. Po kështu, edhe toka hapet kohë pas kohe për të marrë në barkun e saj ata që vdesin. - “Vërtet, ai (Kur'ani) është Fjalë ndarëse (e të vërtetës nga e kota) . Ai nuk është diçka e parëndësishme.” – Kur'ani është i gjithi i vërtetë dhe i sqaruar mirë. Ai nuk është i parëndësishëm, por përmban në vetvete çështje madhore dhe serioze. Ai është gjykuesi i drejtë mes grupacioneve dhe besimeve. Ai është sqaruesi mes kundërshtive. - “Ata (mohuesit e Zotit) vërtet bëjnë kurthe të mëdha. Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.” - Ata që nuk besojnë Profetin (a.s.) dhe Kur'anin, por i konsiderojnë si të gënjeshtërt, ata që thurin kurthe për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur të kotën, ta dinë se Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet e tyre dhe bën që të triumfojë e vërteta, edhe nëse e urrejnë qafirët. Ai do ta zhdukë të kotën, për të treguar qartë se cili është fitimtari. Njeriu është shumë shumë i dobët që të dalë kundër të Plotfuqishmit e të Gjithditurit, me çfarëdo lloj hileje dhe kurthi që mund të përdorë. - “Prandaj lëri afat jobesimtarëve! Jepu atyre edhe pak kohë!” – Kuptimi: Lëri ata të veprojnë edhe për pak kohë, se do ta mësojnë mirë se si do të jetë fundi i tyre në momentin kur mbi ta të zbresë ndëshkimi.

← Tarik 86:1